Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 6. Thirrje pėr besnikėri

6

1 Kėto janė urdhėrimet, ligjet e rregulloret qė Zoti, Hyji juaj, mė urdhėroi t’jua mėsoj qė t’i zbatoni nė vendin qė po kaloni pėr ta bėrė pronė, 2 me qėllim qė ta druash Zotin, Hyjin tėnd, e t’i zbatosh tė gjitha urdhėrimet e ligjet e tija qė po t’i paraqes ty, bijve e nipave tė tu gjatė gjithė jetės sate, qė tė jesh jetėgjatė. 3 Dėgjo, o Izrael, mbaj e zbatoji qė tė jesh mirė e qė gjithnjė tė shtohesh nė vendin qė rrjedh qumėsht e mjaltė siē ta ka premtuar Zoti, Hyji i etėrve tė tu. 4 Dėgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynė, ėshtė njė Zot i vetėm! 5 Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd e me gjithė fuqinė tėnde! 6 Kėto urdhėrime qė po t’i jap sot unė, mbaji gjithmonė nė zemrėn tėnde! 7 Ua pėrsėrit fėmijėve tė tu! Fol pėr to kur tė jesh nė shtėpi e kur tė jesh duke udhėtuar; kur tė biesh nė shtrojė e kur tė ngrihėsh nga shtroja. 8 Lidhi nė dorėn tėnde si shenjė dhe le tė jenė si vjerrės ndėrmjet syve tė tu! 9 Shkruaji mbi ballėzinat e dyerve tė tua dhe nė dyer tė tua!

10 E kur Zoti, Hyji yt, tė tė shtjerė nė tokėn pėr tė cilėn iu pėrbetua etėrve tė tu ‑ Abrahamit, Izakut e Jakobit se do tė ta japė ty, ‑ nė qytete tė mėdha e tė mira qė t’i nuk i ndėrtove, 11 nė shtėpi plot me njė mijė tė mira qė t’i nuk i solle; cisternat qė t’i nuk i ēele, vreshtat e ullishtat qė ti nuk i mbolle, kur tė hash e tė ngopesh, 12 vėrja mirė mendjen tė mos e harrosh Zotin qė tė nxori nga toka e Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė: 13 druaje Zotin, Hyjin tėnd, vetėm atij shėrbeji dhe pėrbetohu nė emėr tė tij!”

Thirrje pėr besnikėri

14 “Mos shkoni pas hyjnive tė huaja, pas hyjnive tė popujve qė janė pėrreth jush, 15 sepse Zoti, Hyji yt, qė ėshtė nė mesin tėnd, ėshtė Hyj ziliqar; qė tė mos ndizet zemėrimi i Zotit, Hyjit tėnd, kundėr teje e tė tė shfarosė prej faqes sė dheut. 16 Mos e vini nė provė Zotin, Hyjin tuaj, siē e vutė nė provė nė Masė.

17 Ruani urdhėrimet e Zotit, Hyjit tuaj, rregulloret e ligjet qė t’i ka urdhėruar, 18 dhe bėj ēka ėshtė e drejtė dhe e mirė para syve tė Zotit qė tė jesh mirė e ta marrėsh pėr pronė tokėn e mirė, pėr tė cilėn Zoti iu pėrbetua etėrve tė tu 19 qė t’i debojė prej saj tė gjithė armiqtė e tu para teje, siē ka premtuar Zoti.

20 E kur nesėr yt bir tė tė pyesė e tė tė thotė: ‘Ē’kuptim kanė kėto rregullore, urdhėrime e ligje qė jua dha Zoti, Hyji ynė?’, 21 ti pėrgjigjju: ‘Ishim skllevėr tė faraonit nė Egjipt, dhe Zoti na nxori me dorė tė fuqishme prej Egjiptit 22 dhe bėri shenja tė mėdha e mrekulli ndėr sy tanė nė Egjipt kundėr faraonit dhe mbarė shtėpisė sė tij. 23 Ne na nxori prej andej, qė tė na shpjerė e tė na e japė tokėn, tė cilėn me pėrbetim ua premtoi etėrve tanė. 24 Asohere Zoti na urdhėroi t’i vėmė nė zbatim tė gjitha kėto urdhėrime e tė druajmė Zotin, Hyjin tonė, qė tė jemi tė lumtur gjatė gjithė jetės sonė siē jemi edhe sot. 25 Ne do tė jemi tė drejtė nėse do t’i zbatojmė tė gjitha kėto urdhėrime nė praninė e Zotit, Hyjit tonė, ashtu siē na ka urdhėruar.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Thirrje pėr besnikėri