Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 26. Frytet e para

26

1 “Kur tė hysh nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė pėr pronė, pasi ta kesh pushtuar e tė kesh ngulur nė tė, 2 merri frytet e para tė tė gjitha prodhimeve tė fushės qė tė kesh mbledhur prej tokės sate, qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė, e qiti nė kaēile dhe shko nė vendin qė Zoti, Hyji yt, ta ketė zgjedhur pėr tė banuar emri i tij aty, 3 afroju priftit qė do tė jetė asohere nė shėrbim dhe thuaji:

‘Sot po bėj dėshmi para Zotit, Hyjit tėnd, se kam hyrė nė tokėn, pėr tė cilėn u pėrbetua etėrve tanė se do tė na e japė.’

4 Atėherė prifti do ta marrė kaēilen prej dorės sate e do ta vėrė para lterit tė Zotit, Hyjit tėnd.

5 Ti atėherė fol nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, e thuaj: ‘Im atė ishtė njė sirian endacak. Ai zbriti nė Egjipt me pak njerėz dhe atje jetoi nė dhe tė huaj. U shtua e u bė popull i madh, i fortė e njė shumicė pa masė. 6 Por egjiptianėt na morėn me tė keq, na pėrndoqėn dhe na bėnė skllevėr tė mjerė.

7 Atėherė ne lėshuam britmė drejtė Zotit, Hyjit tė etėrve tanė. Ai na dėgjoi; e pa pėrvujtėrimin tonė, mundin e tė vėshtirat tona 8 dhe na nxori Zoti prej Egjiptit me dorėn e vet tė fuqishme e krahun e tendur, me tmerr tė madh e me shenja e me mrekulli, 9 na pruri nė kėtė vend e na e dha trashėgim kėtė tokė qė rrjedh qumėsht e mjaltė.

10 Dhe, ja, tani, o Zot, i solla frytet e para tė tokės qė ti ma dhe.’

Atėherė vėri para Zotit, Hyjit tėnd, dhe adhuroje Zotin, Hyjin tėnd.

11 Gostituni me tė gjitha tė mirat qė Zoti, Hyji yt, t’i ka dhėnė ty e familjes sate, ti, leviti dhe i ardhuri qė ėshtė me ty.”

Tė dhjetat trivjetore

12 “Kur tė kesh kryer sė ndari tė gjitha tė dhjetat e mbarė prodhimeve tė tua, ‑ vitin e tretė ‑ vitin e tė dhjetave ‑ dhe brenda dyerve tė tua t’u kesh dhėnė tė hanė e tė ngopen leviti, ardhacaku, bonjaku e vejusha, atėherė, para Zotit, Hyjit tėnd, 13 thuaj:

‘Ēka ishte e shugurur e kam hequr prej shtėpisė sime. I kam dhėnė levitit, ardhacakut, jetimit e vejushės po ashtu si mė ke urdhėruar ti. Nuk i shkela urdhrat e tu dhe nuk i kam harruar urdhėrimet e tua. 14 Nuk kam ngrėnė asgjė kur isha nė e zi, nuk kam ndarė asgjė prej tyre kur isha i papastėr, dhe nuk dhashė asgjė prej tyre pėr tė vdekur. E kam dėgjuar zėrin e Zotit, Hyjit tim, dhe bėra gjithēka si mė ke urdhėruar ti.

15 Priri sytė e tu drejt banesės sate tė shenjtė, prej qiellit, dhe bekoje popullin tėnd, Izraelin, dhe tokėn qė na e dhe siē iu pėrbetove etėrve tanė, tokėn qė rrjedh qumsht e mjaltė.”

Kapitujt

Kapitujt