Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 32. Kėnga e Moisiut

32

1 “Dėgjo, qiell, se dua tė flas,

dėgjo, tokė, fjalėt e gojės sime!

2 Mėsimi im le tė rrjedhė si shiu,

si vesa t’m’ rigojė biseda:

si pikėrrina pėrmbi bar,

si shtrėngata mbi livadh!

3 T’ Zotit Emrin do t’lėvdoj:

lartėsoni Hyjin tonė!

4 I qetė ėshtė Ai, n’vepra i pėrsosur,

udhėt e tij janė drejtėsi:

Hyj besnik, pa asnjė t’keqe,

krejt i drejtė e i patėmetė.”

5 Kundėr Tij mėkatuan t’poshtrit,

bami i mbrapshtė e plot marrėzirė.

6 A kėshtu po ia kthen Zotit,

komb i marrė e i pakripė?

A s’ėshtė Ai, vallė, baba yt,

qė tė dha jetė e n’jetė tė mban?

7 Tė t’bien nė mend kohėrat e lashta,

tė t’bien nė mend breznitė e shkuara!

Pyete t’atė e do tė t’ tregojė,

t’parėt e tu e do tė t’kallėzojnė!

8 Kur Zoti popujt i ndau,

kur i ndau bijtė e Adamit:

kufijtė popujve ua caktoi

sipas numrit t’ izraelitėve:

9 pronė e Zotit u bė populli i tij,

pjesė pėr vete mor Zoti Jakobin.

10 Gjetur e kish nė njė vend t’shkretė,

n’vend tmerrimi, ulėrimi bishash.

E rrethoi, e pėrkujdesi,

e ruajti si beb’n e syrit.

11 Si shqiponja qė bėn gjira

kur do zogjtė t’i mėsojė t’fluturojnė,

mbi ta i hap e i palon krahėt:

ashtu e mori Izraelin,

e mbarti mbi flatrat e veta.

12 Zoti vetėm e udhėhoqi,

tjetėr zot nuk qe me Tė.

13 E vendosi mbi bjeshkė t’larta,

t’ushqehej me fryte t’tokės:

qė tė thithte mjaltė prej qete,

edhe vaj prej shkėmbi tė gjallė;

14 tėlyen prej gjedhi, qumėsht delesh,

e dhjamė qengjash edhe deshėsh,

cjepsh tė rritur prej basanėve,

maje mielli drithi tė zgjedhur

e gjak rrushi tė kulluar.

15 U majm Jakobi, qiti shqelma!

I majmė, plot dhjamė e rėnė n’grazhd t’mirė:

harroi Zotin qė e krijoi,

e la Qetėn qė e shėlbon!

16 E ngacmuan me hyjni tė huaja,

e hidhėruan me poshtėrsi:

17 flijuan idhujve e jo Hyjit,

zotave qė nuk i njihnin.

Dolėn n’shesh hyjni tė reja

qė s’i njihnin etėrit tuaj.

18 E le Qetėn qė tė lindi,

harrove Krijuesin tėnd!

19 Pa Zoti dhe i pėrbuzi,

sepse e ngacmoi bami i vet.

20 “F’tyrėn ‑ tha ‑ do t’fsheh prej tyre,

do t’shikoj se ē’fund do tė kenė!

Vėrtet janė pjellė shumė e keqe,

bij, nė tė cilėt besė nuk ka.

21 Mė ngacmuan me zota tė rremė,

mė hidhėruan me idhuj t’kotė.

Do t’i ngacmoj dhe vetė me ‘i popull,

qė s’ėshtė popull askund, fare.

22 U ndez n’mua flakė zemėrimii,

flakė do t’digjet der’ n’fund t’nėndheut!

Shkrumb do t’bėj tokė e prodhime,

do t’djeg malet der’ n’themel!

23 Do t’i mbloj me t’gjitha t’ligat,

n’ta shigjetat do t’harxhoj!

24 Uria, ethe edhe murtaja

do t’i zhdukė, do t’u humbasė farėn;

do t’u ēoj dhėmbė egėrsirash,

helm gjarprinjsh qė pluhurit zvarren!

25 Pėrjashta do t’i presė shpata,

pėrbrenda do t’i shkrijė frika

djaloshin s’bashku me vajzėn,

bashkė me foshnjėn edhe t’rriturin.

26 Thashė, vendosa: Do t’i zhduk:

s’do t’pėrmenden mė ndėr njerėz!

27 Por m’vjen keq se do t’krenohen,

me madhėshti do t’thonė armiqtė:

‘I mundėm ne, jo dora e Hyjit!’

28 Ėshtė njė popull i paarsyeshėm,

urti nė tė aspak nuk ka!

29 Oh, t’kuptonin, vesh t’merrnin

e pėr tė ardhmen tė kujdeseshin!

30 Si do t’mundte njė mijė,

t’i vėnė nė ikje dy dy mijė,

po t’mos i kishtė shitur Qeta,

l’shuar t’mos i kishte Zoti?!

31 Qeta e tyre s’ėshtė si jona:

armiqtė tanė e kanė provuar!

32 Hardhia e tyre, hardhi Sodome,

hardhi vreshtash tė Gomorrės.

Rrushi i tyre helm i gjallė,

vilja e rrushit e thartė si uthull!

33 Vera e tyre helm dragonjsh,

farmak shlligash qė s’shėrohet!

34 A s’janė k’to n’roje tek unė,

t’kyēura n’visare t’mia?

35 T’hakmerrem e tė shpėrblej,

mua m’takon n’kohėn e duhur

n’momentin kur t’ketė marrė n’thua.

Nuk ėshtė larg dita e shfarosjes,

fati i tyre vrap po afrohet!

36 T’drejtė do t’i japė pop’llit t’vet Zoti,

pėrdėllim shėrbėtorėve t’vet,

kur t’ketė parė se e la fuqia,

dhe se e pati skllavi e i liri.

37 E do t’thotė: ‘Ku i kanė Tani zotat,

ku e kanė qetėn qė i shpresonin?

38 Ku janė Tani ato hyjni

qė flive ua hanin dhjamin

e tė njomjeve u pinin verėn?

Le tė ngrihen e t’ju ndihmojnė,

t’ju mbrojnė Tani qė jeni ngushtė!

39 E shihni Tani se jam i Vetmi,

unė jam Zot e tjetėr s’ka!

Unė vras e unė kthej nė jetė;

unė godas e unė shėroj:

s’shpėton kush prej dorės sime!

40 Deri nė qiell e lart’soj dorėn

them: Pėr jetė qė t’sosur s’ m’ka,

41 kur ta mprehi shpatė rrufenė

e t’vendosem tė bėj gjyq:

do t’u hakmerrem armiqve t’mi

e atyre qė mė urrejnė.

42 Me gjak do t’i deh shigjetat,

me mish shpata do t’mė ngopet:

me gjak tė t’vrarėve e t’robėruarve,

me kokė prijėsish tė armikut!’

43 Lėvdojeni, o popuj, popullin e tij,

sepse do t’ua marrė gjakun shėrbėtorėve tė vet,

e do t’u hakmerret armiqve tė vet,

kurse do tė ketė dhimbje pėr tokėn e popullit tė vet.”

44 Moisiu, pra, i pėrcjellė prej Jozuehut, birit tė Nunit, erdhi dhe e tha krejt kėtė kėngė qė e dėgjoi mbarė populli.

Ligji, burim jete

45 Kur i kreu Moisiu tė gjitha kėto fjalė qė i drejtoheshin mbarė Izraelit, 46 u tha: “Thadroni mirė nė zemrat tuaja tė gjitha fjalėt qė unė sot po i marr si dėshmi kundėr jush. Urdhėroni fėmijėt tuaj t’i ruajnė, t’i zbatojnė e t’i shtien nė veprim tė gjitha urdhrat e kėtij Ligji. 47 Sepse s’ėshtė kjo njė fjalė e parėndėsishme pėr ju, por ėshtė jeta juaj. Nė saje tė kėsaj fjale do tė jetoni jetė tė gjatė nė tokėn qė, me tė kaluar tė Jordanit, do ta merrni nė trashėgim.”

Lajmėrimi i vdekjes sė Moisiut

48 Po kėtė ditė Zoti foli me Moisiun e i tha:

49 “Ngjitu nė malin Nebo, nė malet e Abarimit, qė ėshtė nė tokėn Moab, pėrballė Jerikut, dhe vėre tokėn e Kanaanit, qė unė do t’ua jap bijve tė Izraelit pėr pronė. 50 Atėherė vdis nė malin ku do tė ngjitesh e bashkohu me tė parėt e tu siē vdiq edhe yt vėlla Aroni nė malin Hor dhe qe bashkuar me tė parėt e vet, 51 sepse bėtė kundėr meje njė pabesėnikėri nė mes tė bijve tė Izraelit tek ujėt e Meribatkadesit tė shkretėtirės Sin: nuk e dėftuat shenjtėrinė time para bijve tė Izraelit. 52Shikoje sė kundrualli vendin, por kėmba jote s’do tė shkelė nė tokėn qė unė do t’ua jap bijve tė Izraelit.”

Kapitujt

Kapitujt