Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 10. Arka e Besėlidhjes dhe zgjedhja e Levit

10

1 “Asohere Zoti mė tha: ‘Latoji dy rrasa guri si ato tė mėparshmet dhe ngjitu tek unė nė mal. Puno dhe njė arkė druri. 2 Unė nė rrasa do t’i shkruaj ato fjalė qė qenė nė rrasat e para qė i theve. Pastaj shtjeri nė arkė.’

3 E punova, pra, arkėn prej druri tė akacies, i latova dy rrasa guri po si ato tė mėparshmet dhe u ngjita nė mal me to nė dorė. 4 Dhe shkroi nė rrasa po ato fjalė qė i kishte shkruar mė parė, Dhjetė fjalėt qė Zoti jua tha nė mal nga zjarri, kur populli qe bashkuar nė tubimin e gjithmbarshėm, dhe m’i dha. 5 Unė u ktheva prej malit dhe i vendosa nė arkėn qė kisha punuar. Edhe sot e kėsaj dite gjenden nė tė po ashtu si mė kishte urdhėruar Zoti.

6 Bijtė e Izraelit ēuan nga Berotbeneiakani nė drejtim tė Mozerės, ku pat vdekur e qe varrosur Aroni. Nė vend tė tij u bė prift Eleazari, i biri. 7 Prej andej erdhėn nė Gadgad.

Prej kėtij vendi ēuan e ngulėn zemėrimiėn nė Jetebatė, vend i pasur me pėrrenj.

8 Asokohe Zoti e veēoi fisin e Levit pėr tė mbartur Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit, pėr tė qėndruar nė shėrbesė nė praninė e Zotit dhe pėr tė bekuar nė emėr tė tij, siē bėn edhe nė ditėn e sotme. 9 Pėr kėtė arsye Levi nuk ka pjesė as pronė me vėllezėrit e vet, sepse vetė Zoti ėshtė trashėgimi i tij, siē i premtoi Zoti, Hyji yt.

10 Unė qėndrova nė mal, si edhe herėn e parė, dyzet ditė e dyzet net, dhe Zoti ma dėgjoi lutjen edhe kėsaj here: Zoti nuk deshi tė tė asgjėsojė. 11 Atėherė Zoti mė tha: ‘Ēohu, nisu e prij popullit qė tė hyjė e ta pushtojė tokėn qė me pėrbetim ua premtova etėrve tė tyre se do t’ua jap. ’“

Rrethprerja e zemrės

12 “E tani, o Izrael, ēfarė kėrkon Zoti, Hyji yt, prej teje? Kėrkon qė ta druash Zotin, Hyjin tėnd, tė ecėsh udhėve tė tija, ta duash e t’i shėrbesh Zotit, Hyjit tėnd, me gjithė zemrėn tėnde e me gjithė shpirtin tėnd, 13 t’i mbash rregullat e urdhėrimet e Zotit, qė po t’i jap unė sot pėr tė mirėn tėnde. 14 Po, Zotit, Hyjit tėnd, i perket qielli, qielli i qiellit, toka dhe gjithēka ėshtė nė tė. 15 Megjithatė, Zoti u lidh ngushtė me etėrit e tu, i deshi e, pas tyre, nė mes tė gjithė popujve, ju zgjodhi ju, d. m. th. pasardhėsit e tyre, si vėrtetohet edhe sot.

16 Pra, rrethpritni zemrėn tuaj dhe mos e ngurroni mė zverkun tuaj, 17 sepse Zoti, Hyji juaj, ėshtė Hyji i hyjve, Zoti i zotėruesve, Hyji i madh, i pushtetshėm i tmerrshėm, qė nuk bėn krahambajtje, qė nuk e prishin dhuratat; 18 i jep tė drejtėn bonjakut dhe vejushės, e do tė ardhurin, i jep ushqimin dhe veshėn. 19 Kini edhe ju dashuri pėr tė ardhurin, sepse edhe ju keni qenė tė ardhur nė dheun e Egjiptit.

20 Druaje Zotin, Hyjin tėnd, dhe atij shėrbeji, qėndroji besnik dhe nė emrin e tij pėrbetohu! 21 Ai ėshtė nderi yt e Hyji yt! Ai i bėri pėr ty kėto punė tė mėdha e tė tmerrshme qė i panė sytė e tu! 22 Kur etėrit e tu zbritėn nė Egjipt, nuk ishin veēse shtatėdhjetė frymė. E tani? Zoti, Hyji yt, tė shumoi si yjet e qiellit!”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Arka e Besėlidhjes dhe zgjedhja e Levit