Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 8. Prova nė shkretėtirė

8

1 “Ēdo urdhėr qė po ta jap unė sot, kujdesu ta kryesh pikė pėr pikė, qė tė jetoni e tė shumoheni, tė hyni e ta merrni pėr pronė tokėn qė Zoti me pėrbetim ua ka premtuar etėrve tuaj. 2 Tė tė bjerė nė mend udhėtimi qė Zoti, Hyji yt, ka bėrė ta kalosh pėr kėta dyzet vjet nėpėr shkretėtirė, me qėllim qė tė pėrulte, tė sprovonte e tė mėsonte ēka ndryhet nė zemrėn tėnde: a do t’i mbash urdhėrimet e tija apo jo. 3 Tė mundoi me uri, por pastaj tė ushqeu me manė, qė s’e njihje ti as etėrit e tu. Kishte pėr qėllim ta vėrtetonte se pėr tė jetuar njeriut nuk i del mjaft buka, por i lypet edhe secila fjalė qė del prej gojes sė Zotit. 4 Petkat e tua nuk janė shqyer nė trupin tėnd as kėmba jote nuk ėshtė ėnjtur gjatė kėtyre dyzet vjetve, 5 e pranoje nė shpirtin tėnd se Zoti, Hyji yt, tė edukoi ashtu si edukon njeriu fėmijėn e vet. 6 Ai veprin kėshtu qė t’i zbatosh urdhėrimet e tija, tė ecėsh udhėve tė tija e ta druash atė.”

Tundimet e Tokės sė Premtuar

7 “Zoti, Hyji yt, po tė shpie drejt njė vendi tė bekuar: nė njė tokė pėrrenjsh e burimesh, nė fushat e nė bjeshkėt e sė cilės pėlcasin ujėrat e gjalla; 8 nė njė tokė me grurė, elb e vreshta, ku rriten fiq, shega e ullinj, nė njė tokė me vaj e me mjaltė, 9 ku s’do ta hash bukėn me masė pse do tė kesh gjithēka me shumicė; nė njė tokė, gurėt e sė cilės kanė hekur e prej maleve tė saja nxirret bronzi! 10 Do tė hash e do tė ngihesh dhe atėherė do ta bekosh Zotin, Hyjin tėnd, pėr kėtė tokė tė mrekullueshme qė tė ka dhėnė.

11 Vėri mendjen mirė vetes tė mos e harrosh Zotin, Hyjin tėnd, e t’i hedhėsh pas shpine urdhėrimet, ligjet e rregulloret e tija qė po t’i jap sot. 12 E kur tė kesh ngrėnė e tė jesh ngopur, kur tė kesh ndėrtuar shtėpi tė bukura pėr tė banuar, 13 e te kesh shtuar bagėti tė trasha e tė imėta, e kur tė kesh fituar argjend dhe ar dhe tė gjitha tė mirat e tjera me shumicė, 14 ruaj se tė rritet mendja dhe e harron Zotin, Hyjin tėnd, qė tė ka nxjerrė nga toka e Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė; 15 qė tė ka prirė nėpėr atė shkretėtirė tė madhe e tė tmerrshme, tokė gjarpinjsh tė helmuar e gallomash, vend tė thatė e pa ujė; por qe Ai qė pėr ty nxori pėrrenj uji tė gjallė prej qetės graniti 16 e tė ushqeu nė shkretėtirė me manė, qė s’e kishin njohur etėrit e tu, e, pasi tė pėruli dhe tė sprovoi, nė fund pati dhimbje pėr ty pėr tė tė bėrė tė lumtur. 17 Pra, mos thuaj nė zemrėn tėnde: ‘Me fuqinė time e me forcėn e duarve tė mia i kam fituar tė gjitha kėto!’, 18 por le tė tė bjerė ndėr mend se qe Zoti, Hyji yt, qė tė dha fuqi pėr t’ia arritur mirėqenies. Ai bėri kėshtu pėr ta ēuar nė vend godin e vet, pėr tė cilin iu pėrbetua etėrve tė tu, siē e vėrteton dita e sotme. 19 Por, nėse ti do ta harrosh Zotin, Hyjin tėnd, dhe do tė shkosh pas hyjnive tė huaja e nėse do t’u shėrbėsh atyre dhe do t’i adhurosh ato, ja, sot po ju betohem se do tė shfaroseni me siguri. 20 Do tė mbaroni edhe ju porsi popujt qė i zhduki Zoti para jush, nėse nuk do ta dėgjoni zėrin e Zotit, Hyjit tuaj.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Prova nė shkretėtirė