Kapitujt

Zakaria: 14. Lufta eskatologjike: shkėlqimi i Jerusalemit

14

1 Ja, po vjen njė ditė pėr Zotin: do tė

ndahen plaēkat e tua nė mesin tėnd! 2 Tok do t’i bashkoj tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jerusalemit. Qyteti do tė merret, shtėpitė do tė shkretohen e gratė do tė dhunohen! Gjysma e qytetit do tė shkojė nė skllavėri, pjesa tjetėr nuk do tė nxirret nga qyteti.

3 Atėherė Zoti do tė dalė e do tė luftojė kundėr kėtyre kombeve si di Ai tė luftojė nė ditėn e luftimit. 4 Kėmbėt e tija atė ditė do tė qėndrojnė mbi Malin e Ullinjve qė ėshtė pėrballė Jerusalemit nė lindje. Mali i Ullinjve do tė ndahet dysh: njė pjesė nė lindje e njė pjesė nė perėndim. Do tė trajtohet njė luginė e thellė shumė: njėra pjesė do tė mbajė nė veri e tjetra nė jug. 5 Ju do tė ikni nė luginėn e kėtyre maleve, sepse lugina e maleve do tė arrijė deri nė Jasol; do tė ikni sikurse ikėt nga tėrmeti nė ditėt e Ozisė, mbretit tė Judės. Atėherė do tė vijė Zoti, Hyji im, e me tė tė gjithė shenjtėrit.

6 Do tė ndodhė: atė ditė nuk do tė ketė dritė, por tė ftohtė e akull. 7 E do tė jetė njė ditė e veēuar ‑ kėtė e di Zoti ‑ as ditė as natė; nė mbrėmje do tė ndriēojė drita!

8 Do tė ndodhė: atė ditė do tė pėlcasin ujėrat e gjalla nė Jerusalem: gjysma e tyre do tė derdhen nė Detin e Lindjes e gjysma e tyre nė Detin e Perėndimit: kėshtu do tė jetė verės e dimrit! 9 Atėherė Zoti do tė jetė Mbreti i mbarė tokės: atė ditė do tė jetė njė Zot i vetėm e njė i vetėm do tė jetė Emri i tij! 10 Mbarė toka do tė bėhet e shkretė prej Gabės e deri nė Remon, nė jug tė Jerusalemit, i cili do tė ngallitė e do tė banohet nė vendin e vet qė prejDerės sė Beniamit deri te Dera e Parė, deri te Dera e Kėndeve, atėherė prej qytezės Hananeel deri nė Shtrydhėsit e mbretit. 11 Do tė banohet nė tė e nuk do tė ketė mė mallkim, e Jerusalemi do tė banohet nė qetėsi.

12 Dhe, ja, varra, me tė cilėn do t’i goditė Zoti tė gjithė popujt qė do tė luftojnė kundėr Jerusalemit: secilit do t’i kalbet mishi, ndėrsa ende do tė qėndrojnė nė kėmbė tė veta; sytė do t’u kalben nė birat e syve, nė gojė do t’u kalbet gjuha. 13 Atė ditė Zoti do ta ēojė njė kryengritje tė madhe ndėr ta: njėri do t’ia kapė tjetrit dorėn, njėri kundėr tjetrit do tė ēojė dorė. 14 Edhe Juda do tė luftojė nė Jerusalem. Pasuritė e tė gjitha kombeve pėrreth do tė bashkohen: ar, argjend e petka nė njė sasi tejet tė madhe.

15 Me plagė tė tillė do tė goditen kuajt, mushqit, gamilet, gomarėt dhe tė gjitha kafshėt qė do tė gjenden nė fushime.

16 Po edhe tė gjithė qė do tė mbesin gjallė prej atyre kombeve qė erdhėn tė luftojnė kundėr Jerusalemit, vit pėr vit do tė ngjiten pėr ta adhuruar Mbretin, Zotin e Ushtrive e pėr tė festuar tė kremten e Tendave. 17 E do tė ndodhė: nė qoftė se ndonjė fis i tokės nuk do tė ngjitet nė Jerusalem pėr ta adhuruar Mbretin, Zotin e Ushtrive, shi mbi ta s’do tė bjerė. 18 Po nė qoftė se as fisi i Egjiptit nuk do tė ngjitet e nuk do tė vijė, do ta gjejė po ai frushkull me tė cilin Zoti do t’i godasė kombet qė nuk do tė ngjiten pėr ta kremtuar festėn e Tendave. 19 I tillė do tė jetė ndėshkimi pėr Egjiptin e pėr tė gjithė popujt qė nuk do tė ngjiten pėr ta kremtuar festėn e Tendave.

20 Atė ditė do tė jetė mbi cingaret e kuajve e shkruar:’I kushtuar Zotit’; e nė Shtėpinė e Zotit do tė jenė kusi porsi kupat e flijimit para lterit. 21 Madje ēdo kusi nė Jerusalem e nė Judė do tė jetė e kushtuar Zotit tė Ushtrive. Tė gjithė ata qė do tė duan tė kushtojnė do tė vijnė e do tė marrin sosh e do tė zijnė nė to. Atė ditė nuk do tė ketė mė tregtar nė Shtėpinė e Zotit tė Ushtrive.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Lufta eskatologjike: shkėlqimi i Jerusal...