Kapitujt

Zakaria: 9. Toka e re

9

1 Profeci.

Toka e re

Fjala e Zotit ėshtė nė dheun Hadrak,

nė Damask e ka pushimin,

sepse Zotit i pėrket syri i Aramit

pikėrisht porsi fiset e Izraelit.

2 Edhe Emati ėshtė nė kufijtė e tij,

Tiri edhe Sidoni, urtia e tė cilit ėshtė e madhe.

3 Tiri ndėrtoi fortesėn e vet,

bashkoi argjend porsi pluhur

dhe ar porsi baltėn e rrugėve.

4 Ja, Zoti po e merr pėr pronė

e nė det do ta hedhė fuqinė e tij,

kurse atė do ta rrėmbejė zjarri.

5 Do tė shohė Askaloni e do tė trembet,

nė dhimbje tė mėdha do tė pėrdridhet Gaza,

edhe Akaroni sepse nė rrenė e la shpresa.

Do tė mbarojė mbreti i Gazės,

Askaloni do tė mbesė pa banorė.

6 Bastardhat do tė banojnė nė Azot,

do ta zhdukė krenarinė e filistenjve.

7 Prej gojės do t’ia heq gjakun,

iritė e tija do t’ia nxjerr prej dhėmbėsh.

Edhe ai do tė jetė Tepricė pėr Hyjin tonė,

do tė jetė porsi njė prijės nė Judė,

Akaroni porsi Jebuseu.

8 Si mur mbrojtės do ta rrethoj Shtėpinė time

kundėr atyre qė vijnė e shkojnė,

tagrambledhės s’do tė kalojė n’pėr tė,

sepse tanie shikoj me sy tė mi.”

Mesia

9 Gėzo me gjithė shpirt, Bija e Sionit,

galdo, Bija e Jerusalemit!

ja, mbreti yt, po vjen te ti:

ėshtė i drejtė e Shpėtimtar,

por i pėrvuajtur e nė shpinė tė gomarit,

nė shpinė tė gaēit, zogut tė gomarit!

10 Nga Efraimi do ta zhdukė karrocėn,

kalin nga Jerusalemi.

Do tė copėtohet harku i luftės.

Kombeve do t’u shpallė paqen.

Sundimi i tij prej detit nė det

prej Lumit nė skajet e tokės!

Rivendosja e Izraelit

11 Edhe ty, nė saje tė gjakut tė Besėlidhjes sate,

do t’i nxjerr nga liqeni

qė s’ka ujė

tė burgosurit e tu!

12 Kthehuni nė qytezė,

o tė burgosur plot me shpresė,

sepse sot unė vetė po e shpall:

dyfish do tė tė shpaguaj!

13 Sepse e ngreha Judėn porsi harkun,

e armatosa me Efraimin:

po i ēoi nė kėmbė bijtė e tu, Sion,

kundėr bijve tė tu, Greqi,

shpatė heroi ty do tė bėj!

14 Pėrmbi ta Zoti do tė duket,

vetėtimė shigjeta e tij do tė jetė!

Zoti Hyj do t’i bjerė trompetės,

hap e pash n’pėr thellimin e jugut!

15 Do t’i mbrojė Zoti i Ushtrive,

do t’i pėrpijnė, do t’i shqelmojnė

gurėt e bahes,

do tė pinė gjak, si me verė do tė dehen,

do tė mbushen si kupat, si brirėt e lterit.

16 Zoti, Hyji i tyre, atė ditė

do t’i shpėtojė

porsi delet qė janė populli i tij,

si gurė tė paēmueshėm pėrmbi kezė

do tė shkėlqejnė mbi tokė tė tij!

17 Oh sa i mirė, sa i bukur do tė jetė!

Gruri do tė bėjė tė rriten djemtė,

kurse virgjėrat vera e ėmbėl!

Kapitujt

Kapitujt