Kapitujt

Zakaria: 4. Vegimi i pestė: shandani dhe ullinjtė

4

1 Atėherė u kthye engjėlli qė fliste me mua dhe mė zgjoi siē zgjohet njeriu nga gjumi. 2 Ai mė tha: “Ēka sheh?” I pėrgjigja: “Ja, po shoh: ja, njė shandan krejt prej ari dhe nė majė tė tij filtari, mbi tė edhe shtatė dritėzat e tija e shtatė hinkat e dritėzave qė janė mbi majėn e tij. 3 Pėrmbi tė janė dy ullinj: njėri nė tė djathtėn e filtarit e tjetri nė tė majtėn e tij.”

4 Unė vazhdova e i thashė engjėllit qė fliste me mua: “Ē’do tė thonė kėto gjėra, Imzot?” 5 M’u pėrgjigj engjėlli qė fliste me mua e mė tha: “Pse a nuk e di se ēka janė kėto?” I thashė: “Jo, Imzot!”

Tri fjalė pėr Zorobabelin

6 Vazhdoi pastaj e mė tha: “Ja, fjala e Zotit pėr Zorobabelin: Jo me ushtri as me fuqi, por me shpirtin tim ‑ thotė Zoti i Ushtrive.

7 Ēka je ti, o mal i madh? Para Zorobabelit rrafshinė do tė bėhesh! Ai do ta nxjerrė gurin kryesor me brohoritje: Oh, sa i bukur!”

8 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 9 ”Duart e Zorobabelit ia hodhėn themelet kėsaj Shtėpie dhe duart e tija do t’i japin fund! E ju do ta merrni vesh se Zoti i Ushtrive mė ka dėrguar te ju. 10 Kush guxoi ta pėrbuzė ditėn e fillimeve tė pakreni? Do tė galdojnė kur ta shikojnė plumēin nė dorėn e Zorobabelit! Ato shtatė dritėza janė sytė e Zotit qė shqyrtojnė mbarė tokėn!”

11 Atėherė vetė e mora fjalėn e pyeta: “Ēka shėnojnė kėta dy ullinj nė tė djathtėn e nė tė majtėn e shandanit?” 12 E mora fjalėn tė dytėn herė e thashė: “Po ēka janė ata dy gema ulliri qė nėpėr dy gypa tė artė ndikojnė prej vetes ar?” 13 Ai m’u pėrgjigj: “Pse a nuk e di se ēka janė ata?” Thashė: “Jo, Imzot!” 14 Ai mė tha: “Kėta janė dy tė shuguruarit qė janė nė shėrbimin e Zotėruesit tė mbarė tokės.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Vegimi i pestė: shandani dhe ullinjtė