Kapitujt

Zakaria: 8. Shpėtimi nė Mesinė

8

1 Atėherė erdhi kjo fjalė e Zotit tė Ushtrive: 2 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Flakė jam ndezur me dashuri ziliqare pėr Sionin,

digjem nė tė mirėn e tij nga zemėrimi.”

3 Kėshtu thotė Zoti:

“Po kthehem nė Sion,

dua tė banoj nė Jerusalem.

Jerusalemi do tė quhet Qyteti i Besnikėrisė

e Mali i Zotit tė Ushtrive

Mali i Shenjtėrisė.

4 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Pleq e plaka prapė do tė rrinė

nė sheshe tė Jerusalemit:

secili do ta ketė nė dorė shkopin

pėr shkak tė moshės sė thellė!

5 Sheshet e qytetit do tė mbushen plot

me meca e me cuca

qė do tė luajnė nėpėr tregjet e tija!

6 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Nėse kjo duket njė gjė e vėshtirė

pėr sytė e Tepricės sė kėtij populli

pėr ato ditė,

pse a do tė jetė e vėshtirė

edhe pėr sytė e mi? ‑

thotė Zoti i Ushtrive.

7 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Ja unė po shpėtoj popullin tim

prej tokės sė lindjes

dhe prej tokės sė perėndimit.

8 Do t’i kthej

e do tė banojnė nė Jerusalem.

Ata do tė jenė populli im

e unė do tė jem Hyji i tyre

nė besnikėri e nė drejtėsi.

9 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Le t’u forcohen duart tuaja ‑ tė gjithėve, e ju qė nė kėto ditė po i dėgjoni kėto fjalė nga goja e profetėve, nė kėtė ditė kur u hodhėn themelet e Shtėpisė sė Zotit tė Ushtrive pėr rindėrtimin e Tempullit!

10 Sepse, para kėso dite,

nuk i paguhej paga mėditėsit,

pagė nuk kishte as pėr kafshė,

s’kishte paqe prej armikut pėr atė qė hynte o dilte,

prej tė gjithė njerėzve hoqa dorė

tė bėjė secili ēka tė dojė kundėr tjetrit!

11 Kurse tani, ndaj Tepricės sė kėtij populli,

nuk do tė jem si nė ditė tė mėparshme

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

12 Por do tė jetė fara e paqes:

hardhia do tė japė frytin e vet,

edhe toka do ta japė prodhimin e vet.

Pronare tė tė gjitha kėtyre

do ta bėj Tepricėn e kėtij populli.

13 Dhe siē ishit Mallkim ndėr kombe, o shtėpi e Judės e shtėpia e Izraelit, po ashtu do t’ju shpėtoj e do tė jeni Bekim. 14 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Siē vendosa t’ju ndėshkoj, kur mė kanė bėrė tė zemėrohem etėrit tuaj ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑, 15 dhe nuk pata mėshirė, po ashtu, i kthyer, vendosa nė kėto ditė, ta bekoj Jerusalemin dhe shtėpinė e Judės: mos kini frikė!

16 Ja, pra, se ēka ju duhet tė bėni: thoni tė vėrtetėn secili vėllait tė vet dhe gjykoni drejtėsisht nė dyert tuaja. 17 Askush nė zemrėn e vet tė mos ia mendojė tė keqen mikut tė vet dhe mos e doni pėrbetimin nė rrenė: pėr tė vėrtetė unė i urrej tė gjitha kėto” ‑ thotė Zoti.

Pėrgjigjja qė ka tė bėj me agjėrimin

18 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

19 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Agjėrimi i muajit tė katėrt, agjėrimi i tė pestit, agjėrimi i tė shtatit dhe i tė dhjetit pėr shtėpinė e Judės do tė jetė gėzim, galdim e festė nė shenjė. Por, dojeni tė vėrtetėn e paqen!”

Shpėtimi pritet prej Mesisė

20 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: “Edhe popuj tė tjerė do tė vijnė dhe banorė tė shumė qyteteve. 21 Banorėt e njė qyteti do tė shkojnė nė njė tjetėr e do tė thonė: ‘Tė shkojmė tė lutemi para fytyrės sė Zotit e ta kėrkojmė Zotin e Ushtrive! Po shkoj edhe vetė!’

22 Kėshtu do tė vijnė shumė popuj e kombe tė forta pėr ta kėrkuar Zotin e Ushtrive nė Jerusalem e pėr t’u lutur para fytyrės sė Zotit.

23 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Nė ato ditė do ta kapin pėr kindit tė petkut dhjetė vetė prej ēdo gjuhe tė kombeve do ta kapin hebreun e do t’i thonė: “Po vijmė me ju, sepse kemi dėgjuar se Hyji ėshtė me ju. ’”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Shpėtimi nė Mesinė