Kapitujt

Zakaria: 10. Besnikėri ndaj Zotit

10

1 Kėrkojeni prej Zotit shiun

nė kohėn e shirave tė vona.

Zoti ėshtė ai qė i bėn vetėtimat,

ai u jep shi me rrėshekė,

secilit bar nė arė tė vet.

2 Terafimėt kallėzojnė punė tė kota,

kurse dijetarėt shohin rrena,

gėnjeshtra tregojnė ėndrrat,

japin ngushėllim tė rremė,

prandaj enden si bagėtia,

heqin keq pse s’kanė bari.

Ēlirimi dhe kthimi i Izraelit

3 Kundėr barinjsh jam zemėruar,

rėndė cjeptė do t’i ndėshkoj!

Patjetėr Zoti i Ushtrive

do t’i vijė nė pasi grigjės sė vet,

shtėpisė sė Judės.

Do t’i bėjė tė jenė

porsi kali i nderit tė tij nė luftė!

4 Prej tij do tė dalė Guri i kėndit,

prej tij Shtyllaku,

prej tij i luftės harku,

prej tij tė gjithė prijėsit!

Sė bashku 5 do tė jenė trima trimash

qė nė luftė shklasin si nė baltė tė rrugės.

Do tė luftojnė pse Zoti ėshtė me ta,

tė marruar do tė mbesin ata qė nė kuaj hipin!

6 Tė fortė do ta bėj shtėpinė e Judės,

do ta shpėtoj shtėpinė e Jozefit,

Do t’i kthej sepse mė dhembsen

e do tė jenė sikur kurrė tė mos i kisha pėrbuzur:

unė Zoti, Hyji i tyre, do t’i dėgjoj!

7 Efraimėt do tė jenė trima,

si nga vera do t’u gėzohet zemra,

do tė shohin tė bijtė e do tė gėzohen,

zemra e tyre do tė gazmojė nė Zotin.

8 Do tė fėrshėllej e do tė bashkohen,

sepse vetė i kam shpėrblyer,

do tė jenė shumė si mė parė ē’ishin!

9 Do t’i mbjell nėpėr popuj,

por dhe larg mua do tė mė kujtojnė:

fėmijė do tė rritin e do tė kthehen.

10 Do t’i kthej prej dheut tė Egjiptit,

do t’i mbledh prej Asyrisė,

do t’i kthej nė dhe tė Galaadit

e nė Liban

dhe pėr ta s’do tė ketė mjaft vend!

11 Do tė kalojnė Detin e Ngushtė,

sepse do t’i godasė valėt e detit,

do tė teren thellėsitė e lumit.

Do tė pėrulet krenaria e Asyrisė,

Egjiptit do t’i merret skeptri.

12 Do t’i bėj tė fortė nė Zotin

do tė lėvdohen nė emėr tė tij

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Besnikėri ndaj Zotit