Kapitujt

Zakaria: 3. Vegimi i katėrt: petkat e Jezuait

3

1 Atėherė ma dėftoi kryepriftin Jezua nė kėmbė para engjėllit tė Zotit. Nė tė djathtėn e tij rrinte Satani pėr ta paditur.

2 Engjėlli i Zotit i tha Satanit: “Tė t’u kėrcėnoftė Zoti, o Satan! Tė tė mposhtė Zoti qė e zgjodhi Jerusalemin! Pse a nuk ėshtė ky urė e nxjerrė nga zjarri?” 3 Jezuai ishte i veshur me petka tė ndyta dhe qėndronte nė kėmbė para engjėllit. 4 Ky u tha atyre qė qėndronin para tij: “Hiqjani petkat e ndyta!” Edhe vazhdoi dhe i tha atij: “Ja, e hoqa prej teje fajėsinė; po tė vesh me petka tė linjta!” 5 E vazhdoi: “Vėrjani nė kokė rizėn e pastėr!” Ata ia vunė rizėn e pastėr nė kokė dhe e veshėn me petka. Ndėrkaq engjėlli i Zotit qėndronte nė kėmbė.

6 Atėherė engjėlli i Zotit i tha Jezuait: 7 ”Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Nėse do tė ecėsh udhėve tė mia, nėse do ta zbatosh shėrbesėn time, ti do ta sundosh shtėpinė time, do jesh rojtari i tremeve tė mia e do tė bėj tė rrish me kėta qė janė kėtu pranė.”

Ardhja e “Pinjollit”.

8 “Dėgjo, kryeprifti i madh Jezua! Ti edhe miqtė e tu qė rrinė pėrreth teje, sepse janė njerėz: shenjė parakallėzuese: Ja, pra, unė po e sjell shėrbėtorin tim Pinjollin.

9 Dhe, ja, gurin qė po e vė para Jezuait: mbi kėtė gur janė shtatė sy, dhe nė tė do ta zgavėrroj mbishkrimin ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive. E do ta zhduk nė njė ditė tė vetme fajėsinė e kėtij vendi. 10 Po se atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive ‑ secili do ta thėrrasė mikun e vet nėn hardhi e nėn fik.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Vegimi i katėrt: petkat e Jezuait