Kapitujt

Zakaria: 11. Dy barinjtė

11

1 Hapi, Liban, dyert e tua,

t’i hajė zjarri cedrat e tu!

2 Gjėmo, bredh, se cedri ra,

sepse u shkretuan tė madhėrueshmit!

Gjėmoni, qarra tė Basanit,

se ra pylli i papėrshkueshėm!

3 Dėgjohet vajtim barinjsh,

se u rrafshua madhėria e tyre!

E luanėve ushton ulėrima

se u rrėnua krenaria e Jordanit!

Dy barinjtė

4 Kėshtu thotė Zoti, Hyji im: “Kulloti delet qė janė pėr therore, 5 tė cilat ata qė i blejnė, i presin e nuk u dhimbsen, kurse ata qė i shesin thonė: ‘Qoftė bekuar Zoti, u bėra i pasur!’, dhe barinjtė e tyre nuk i kursejnė.

6 Po as unė nuk do t’i kursej mė banorėt e vendit ‑ thotė Zoti ‑por, ja, unė do ta lėshoj secilin njeri nė dorė tė tė afėrmit tė vet dhe nė dorė tė mbretit tė vet; do ta shkatėrrojnė vendin e unė nuk do tė shpėtoj gjė prej duarve tė tyre.”

7 Unė atėherė zura t’i kullos delet pėr therore pėr tregtarė delesh. Mora dy kėrraba: njėrėn e quajta Dashamirėsi e tjetrėn Tėrkuzė dhe kullota grigjėn. 8 Brenda njė muaji i zhduka tre barinj. Unė zura t’i kem nė iri, por edhe ato zunė tė mė kenė nė iri. 9 Atėherė thashė: “Mė nuk do t’ju kullos! Ajo qė do tė cofė, le tė cofė! Ajo qė duhet tė zhduket, le tė zhduket e ato qė do tė mbesin, le t’ia hanė njėra‑tjetrės mishin!” 10 Atėherė e mora kėrrabėn time, atė qė quhet Dashamirėsi, dhe e theva pėr ta zhbėrė besėlidhjen qė kam lidhur me tė gjithė popujt. 11 Dhe ajo u zhbė po atė ditė. Tregtarėt me dele, qė mė vėrenin, e morėn vesh se ky ishte njė urdhėr i Zotit. 12 Unė u thashė: “Nėse ju duket punė e drejtė, ma jepni pagėn time, ndryshe mos i bini prapa!” Ma peshuan pagėn time: tridhjetė sikla tė argjendtė. 13 Atėherė Zoti mė tha: “Hidhe nė thesar atė ēmim tė bukur, me tė cilin qeshė ēmuar prej tyre.” I mora tridhjetė siklat e argjendtė dhe i hodha nė Shtėpinė e Zotit, nė thesar. 14 Atėherė e copėtova kėrrabėn e dytė timen, qė quhej Tėrkuzė, pėr ta zhbėrė vėllazėrinė ndėrmjet Judės e Izraelit.

15 Atėherė Zoti mė tha: “Merri edhe njė herė almiset e bariut tė marrė, 16 sepse, ja, unė dua ta ngrit nė kėtė vend njė bari:

i cili s’do tė kujdeset pėr atė qė endet,

tė humburėn nuk do ta kėrkojė,

tė lėnduarėn nuk do ta shėrojė,

tė mekurės s’do t’i ndihmojė:

tė majmet do t’i hajė

e thundrat do t’ua copėtojė.

17 Mjerė bariu i marrė qė e lė grigjėn!

I rėntė shpata pėrmbi krah

e pėrmbi syrin e tij tė djathtė:

e djathta krejtėsisht iu thaftė

syri i djathtė i verboftė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Dy barinjtė