Kapitujt

Zakaria: 1. Grishje pėr kthim

1

1 Kjo fjalė e Zotit i qe drejtuar nė tė tetin

muaj, nė tė dytin vit tė Dariut, profetit Zakari, birit tė Barakisė, tė birit tė Ados: 2 ”Zoti ėshtė zemėruar shumė kundėr etėrve tuaj. 3 Prandaj, thuaju: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Kthehuni kah unė ‑thotė Zoti i Ushtrive, e edhe unė vetė do tė kthehem kah ju ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive. ‑ 4 Mos u bėni si etėrit tuaj, tė cilėve u thoshin profetėt e mėparshėm: ‘Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Kthehuni nga udhėt tuaja tė kėqija e nga synimet tuaja tė kėqija.’ Por, ata s’dėgjuan as s’qenė nė kujdes pėr mua, thotė Zoti. 5 Ku janė etėrit tuaj? Po profetėt a thua pėrgjithmonė do tė jetojnė? 6 Fjalėt e mia e urdhrat qė ua dhashė shėrbėtorėve tė mi profetėve, a thua, vallė, nuk u plotėsuan mbi etėrit tuaj? Ata u kthyen e thanė: ‘Zoti i Ushtrive u soll me ne ashtu siē kishte vendosur tė bėjė, sipas udhėve tona e mėnyrės sė sjelljes sonė. ’”

Vegimi i parė: kalorėsit

7 Kjo fjalė e Zotit i qė drejtuar ditėn e njėzetekatėrt tė muajit tė njėmbėdhjetė, qė ėshtė muaji Sabat, nė vitin e dytė tė Dariut, profetit Zakari, birit tė Barakisė, birit tė Ados.

8 Pata njė vegim natėn. Dhe, ja, njė njeri mbi kalė tė kuq. Qėndronte ndėr merta qė ishin nė fund tė luginės; pas tij ishin kuaj tė kuq, tė kuqrremtė e tė bardhė. 9 Unė pyeta: “Ēka janė kėta, Imzot?” M’u pėrgjigj engjėlli qė fliste me mua: “Unė do tė tė dėftoj se ēka janė kėta.” 10 U pėrgjigj ai burri qė qėndronte ndėr merta e tha: “Kėta janė ata qė Zoti i dėrgoi ta marrin dheun nė sy.” 11 Ata iu drejtuan engjėllit tė Zotit qė qėndronte ndėr merta e thanė: “E pėrshkuam tokėn dhe, ja, mbarė toka ėshtė e banuar e nė qetėsi.”

12 Atėherė mori fjalėn engjėlli i Zotit e tha: “O Zoti i Ushtrive, deri kur nuk do tė kesh dhimbje pėr Jerusalemin e pėr qytetet e Judės, kundėr tė cilave je ndezur nė hidhėrim? Ky ėshtė tashmė i shtatėdhjeti vit!” 13 Zoti iu pėrgjigj engjėllit qė fliste me mua fjalė tė mira, fjalė ngushėlluese. 14 Atėherė engjėlli qė fliste me mua, mė tha: “Bėrtit e thuaj: Kėshtu tha Zoti i Ushtrive: Kam njė dashuri tejet ziliqare pėr Jerusalemin e pėr Sionin, 15 dhe flakė jam ndezur nė zemėrim kundėr kombeve krenare, sepse unė u hidhėrova pak, e ata bashkėvepruan pėr sė tepėrmi nė tė keqe. 16 Prandaj, kėshtu thotė Zoti: Po kthehem pėrsėri nė Jerusalem me mėshirė. Nė tė do tė ndėrtohet Tempulli ‑thotė Zoti i Ushtrive ‑ dhe plumēi do tė shtrihet pėrsėri pėrmbi Jerusalem. 17 Bėje edhe kėtė shpallje: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Qytetet e mia prapė do tė mbushen me tė mira. Zoti prapė do ta ngushėllojė Sionin, pėrsėri do ta zgjedhė Jerusalemin!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Grishje pėr kthim