Kapitujt

Nehemia: 13. Misioni i dytė i Nehemisė

13

1Aso kohe Libri i Moisiut u lexua para popullit dhe nė tė u gjet e shkruar se amonėt dhe moabėt askurrė s’do tė hyjnė nė bashkėsinė e Hyjit, 2 sepse nuk u kishin dalė para bijve tė Izraelit me bukė e me ujė dhe se e kishin marrė me vete Balaamin pėr t’i mallkuar izraelitėt, por Hyji ynė e shndėrroi mallkimin e tyre nė bekim. 3 Kur e dėgjuan Ligjin, u pėrjashtuan nga Izraeli tė gjithė tė huajt.

Misioni i dytė i Nehemisė

4 Para kėsaj, prifti Eliasib, qė ishte mbikėqyerės i dhomave tė Shtėpisė sė Hyjit tonė dhe ishte i afėrt me Tobinė, 5 ia kishte liruar kėtij njė dhomė tė madhe, ku pėrpara ruheshin dhuratat, kemi, enėt, tė dhjetat e drithėrave, tė verės, tė vajit, pjesėt e levitėve, tė kėngėtarėve dhe pjesėt qė mblidheshin pėr priftėrinjtė.

6 Aso kohe unė nuk isha nė Jerusalem, sepse nė vitin e tridhjetedytė tė Artakserksit, mbretit tė Babilonit, isha kthyer te mbreti; por pas pak kohe ia dola tė nxjerr leje prej mbretit qė tė mund 7 tė kthehesha nė Jerusalem. E mora vesh tė keqen qė Eliasibi e kishte bėrė pėr t’i bėrė mirė Tobisė: i kishte lėshuar njė dhomė nė tremet e Shtėpisė sė Hyjit. 8 U hidhėrova aq shumė sa, i flaka jashtė orenditė e Tobisė nga thesari, 9 dhashė urdhėr t’i pastrojnė dhomat dhe i ktheva nė tė enėt e Shtėpisė sė Hyjit, kushtet dhe kemin.

10 Mora gjithashtu vesh se levitėve nuk u ishin dhėnė pjesėt e tyre dhe se tė gjithė levitėt e kėngėtarėt qė shėrbenin, kishin ikur nė arat e veta. 11 Atėherė i qortova bujarėt dhe thashė: “Pse nuk jeni kujdesur pėr Shtėpinė e Hyjit?” Pastaj i bashkova levitėt dhe kėngėtarėt dhe i vendosa nė vendet e tyre. 12 Atėherė mbare Juda i solli tė dhjetat e drithit, tė verės dhe tė vajit nė depotė. 13 Pėr mbikėqyrjen e depove e caktova priftin Selemi, skribin Sadok dhe levitin Fadajė, e pėrveē tyre edhe Hananin, birin e Zakurit, dhe birin e Matatisė, sepse mbaheshin pėr njerėz besnikė. Kėta e kishin pėr detyrė t’ua ndanin vėllezėrve pjesėt qė u takonin.

14 Tė bie ndėr mend pėr mua, Hyji im, pėr kėtė: mos i zhduk veprat e mia tė mira qė i bėra pėr Shtėpinė e Hyjit tim dhe pėr shėrbesat nė tė!

15 Ato ditė pashė nė Judė njerėz qė shkelnin me kėmbė nė shtrydhėsin e ullijve ditėn e shtunė; tė tjerėt mbartnin dujė gruri, ngarkonin nė gomarė verė, rrush, fiq e barrė tė tjera, nė mėnyrė qė t’i sillnin ditėn e shtunė nė Jerusalem. I qortova njerėzit qė pikėrisht atė ditė shitnin gjėra ushqimore. 16 Po ashtu edhe tirasit qė jetonin nė Jerusalem sillnin aty peshk dhe gjithfarė mallrash pėr t’ua shitur tė shtunėn ēifutėve nė Jerusalem. 17 I qortova rėndė bujarėt e Judės dhe u thashė: “Ē’ėshtė kjo punė e keqe qė po e bėni e po e prishni tė shtunėn? 18 A nuk kanė bėrė kėshtu etėrit tanė pėr ēka dhe Hyji ynė na i solli tė gjitha kėto tė zeza mbi ne e mbi kėtė qytet? Ju po e rritni hidhėrimin kundėr Izraelit duke mos e shenjtėruar tė shtunėn!”

19 Dhe urdhėrova gjithashtu qė qė nė vigjilie tė shtunės, kur bie terri nė dyert e Jerusalemit, tė mbyllen dhe tė ndryhen e tė mos hapen deri sa tė kalonte e shtuna. Vura disa nga djelmoshat e mi nė dyer qė tė mos futet kurrfarė barre ditėn e shtunė. 20 Kėshtu tregtarėt dhe shitėsit e mallrave tė ndryshėm kaluan natėn njė herė a dy jashtė Jerusalemit. 21 Por u kam bėrtitur dhe ua kam tėrhequr vėrejtjen: “Pse e kaloni natėn pėrbri mureve? Nėse do ta pėrsėritni kėtė gjė, do tė vė dorė mbi ju.” Prej asaj dite nuk erdhėn mė tė shtunėn. 22 U urdhėrova levitėve tė pastrohen e tė vijnė e t’i ruajnė dyert qė tė shenjtėrohet dita e shtunė.

Edhe pėr kėtė le tė bie ndėr mend pėr mua, Hyji im, dhe ki mėshirė pėr mua sipas mėshirės sate tė madhe!

23 Ato ditė pashė edhe se disa judenj ishin martuar me bija azotėsh, amonėsh e moabėsh. 24 Gjysma e fėmijėve tė tyre fliste azotisht, ose me gjuhėn e kėtij ose atij populli e nuk dinin tė flisnin ēifutėrisht. 25 I qortova ashpėr, i nėma, disa edhe i rraha, flokėt ua shkula dhe i pėrbetova me Hyjin tė mos i japin bijat e veta pėr bijtė e tyre dhe tė mos marrin pėr djemtė e vet e pėr vete bijat e tyre. U thashė: 26 “Vallė a nuk mėkatoi kėsisoji edhe Salomoni, mbreti i Izraelit? S’kishte mbret tjetėr aso kohe qė mund tė krahasohej me tė! Ishte i dashur prej Hyjit tė vet, prandaj Hyji e vuri mbret mbi mbarė Izraelin; por edhe kėtė gratė e huaja e ēuan nė mėkat! 27 A thua se pėr t’ua mbajtur krahun juve do tė bėhemi pjesėtarė nė kėtė tė keqe kaq tė madhe e do tė jemi tė pabesė ndaj Hyjit tonė me marrjen e grave tė huaja?”

28 Njėri nga bijtė e Jojadės, tė kryepriftit Eliasib, ishte dhėndėr i Sanabalat Horonitit. Atė e dėbova prej meje.

29 Hyji im, mos i qit nė harresė kėta njerėz, qė e pėrdhosin priftėrinė dhe besėlidhjen priftėrore e levitike!

30 Kėshtu i pastrova nga ēdo element i huaj, pėrsėri i rivendosa shėrbesat e priftėrinjve dhe tė levitėve, secilin nė shėrbimin e vet. 31 E rregullova edhe sjelljen e druve nė ditėt e caktuara dhe sjelljen e fryteve tė para.

Kujtohu pėr mua, dhe pėr tė mirėn time, Hyji im!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Misioni i dytė i Nehemisė