Kapitujt

Nehemia: 6. Ngatėrresat e kundėrshtarėve tė Nehemisė. Pėrfundimi i mureve

6

1 Kur Sanabalati, Tobia, Gosemi Arab dhe armiqtė tanė tė tjerė, dėgjuan se po e pėrfundoja ndėrtimin e mureve dhe se nė to s’kishte mbetur asnjė vrimė ‑ megjithėse deri atėherė ende nuk i kisha vendosur krahėt e dyerve nė dyer ‑ 2 Sanabalati e Gosemi mė ēuan fjalė: “Eja tė takohemi nė Cefirim, nė fushėn Ono.” Ata kishin menduar tė mė bėjnė ndonjė tė keqe.

3 Kėndej edhe unė ua dėrgova lajmėtarėt e mi me kėtė porosi: “Jam tepėr i zėnė me punė e s’mund tė zbres atje: nėse zbres atje tė takohem me ju puna do tė ndėrpritet?”

4 Katėr herė ma dėrguan po tė njėjtėn thirrje dhe unė ua ktheva tė njėjtėn pėrgjigje.

5 Sanabalati pėr tė pestėn herė ma dėrgoi tė njėjtėn grishje dhe e dėrgoi shėrbėtorin e vet qė ma solli njė letėr tė hapur, nė tė cilėn shkruante: 6 “Ėshtė hapur zėri ndėr popuj ‑ ndėrsa Gosemi pohon ‑ se ti dhe judenjtė mendoni tė bėni kryengritje dhe prandaj i ndėrtoni muret dhe se dėshiron tė bėhesh mbret mbi ta. Ėshtė pėrhapur fjala 7 se i ke caktuar edhe profetėt qė ta shpallin suksesin tėnd nė Jerusalem dhe tė thonė: ‘Judeja ka mbret!’ Tashti kėto fjalė do t’i shkojnė mbretit nė vesh. Prandaj hajde tė kėshillohemi sė bashku.”

8 Por vetė i pėrgjigja: “Asgjė s’ka ndodhur prej gjithė atyre qė ti i pohon: tė gjitha kėto janė trillime tė mendjes sate!” 9 Sepse ata donin tė na trembnin e u thoshte mendja: “Do t’u zihen krahėt nga puna dhe s’do ta kryejnė kurrė.” Ndėrsa mua pėrkundrazi, edhe mė shumė mė zhdėrvilloheshin krahėt!

10 Shkova nė shtėpinė e Semajės, tė birit tė Dalajės sė Metabeelit, qė qe mbyllur nė shtėpi. Ai tha:

“Tė shkojmė sė bashku nė Tempullin e Hyjit,

nė mes tė Tempullit:

t’i mbyllim mirė dyert e Tempullit,

sepse do tė vijnė pėr tė tė vrarė;

Po, qė sonte, do tė vijnė tė tė vrasin!”

11 Unė i pėrgjigja: “Vallė a ikėn njė njeri si jam unė? Cili burrė, si unė, do tė hynte nė Tempull pėr ta shpėtuar jetėn? Jo, unė nuk hyj!”

12 Ma mori mendja se nuk e kishte dėrguar Hyji, por e kishin paguar Tobia e Sanabalati tė mė profetizojė. 13 E vėrtet, kishte pasė marrė para qė tė ma shtinte frikėn dhe tė gaboja e tė kishin arsye tė mė pėrqeshnin e tė flisnin keq pėr mua. 14 Mos i harro, Hyji im, Tobinė e Sanabalatin, pėr gjithēka kanė vepruar; mos e harro as profeteshėn Noadi, as profetėt e tjerė qė deshėn tė mė frikėsojnė!

15 Me njėzet e pesė tė muajit Elul u kryen muret, pėr pesėdhjetė e dy ditė. 16 Kur e morėn vesh tė gjithė armiqtė tanė dhe kur panė tė gjithė paganėt qė ishin pėrreth nesh, pasi e rrahėn mendjen e vet, e kuptuan se kjo vepėr ishte e kryer prej Hyjit.

17 Ato ditė shumė bujarė judenj i dėrguan shumė letra Tobisė, po edhe Tobia u dėrgoi atyre. 18 Sepse nė Jude shumė ishin lidhur me tė me pėrbetim, pasi ai ishte dhėndri i Sekenisė, tė birit tė Aresė, edhe Johanani, biri i tij, e kishte marrė pėr grua tė bijėn e Mosolamit, tė birit tė Barakisė. 19 S’ pushonin duke e lavdėruar atė para meje e fjalėt e mia ia pėrcillnin atij. Tobia dėrgonte letra pėr tė mė frikėsuar.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Ngatėrresat e kundėrshtarėve tė Nehemisė...