Kapitujt

Nehemia: 3. Ndėrtuesit vullnetarė

3

1 Kryeprifti Eliasib dhe vėllezėrit e tij priftėrinj ia hynė tė ndėrtojnė derėn e Deleve; i ndėrtuan krahėt dhe i vunė shtatkat e vazhduan ndėrtimin deri te pirgu Meah e deri te pirgu Hananeel. 2 Nė vazhdim tė tyre punuan njerėzit e Jerikut e nė vazhdim tė kėtyre ndėrtoi Zakuri, biri Amriut.

3 Derėn e Peshqve e ndėrtuan bijtė e Asnaasė. I forcuan praqet, i punuan krahėt, i vunė shtatkat dhe shulat. Pėrbri tyre ndėrtoi Marimuthi, i biri i Urisė sė Akusit. 4 Pėrbri tij ndėrtoi Mosolami, i biri i Barakisė sė Mesezebelit. Pėrbri tij rindėrtoi Sadoku, biri i Baanės. 5 Pranė tyre ndėrtuan Tekuenajt, kurse bujarėt e tyre nuk deshėn ta ulin qafėn pėr tė punuar nė veprėn e Zotit tė tyre.

6 Derėn e Vjetėr e rindėrtuan Jojada, biri i Fasesė, dhe Mosolami, biri i Besodisė. Ata e punuan me dėrrasa, i ndreqėn krahėt, shtyllakėt dhe shulat. 7Pėrbri tyre rindėrtuan Meltia Gabaonas, Jadon Meronati, njerėzit nga Gabaoni e Masfa, tė nėnshtruarit e qeveritarit tė krahinės sė Pėrtejlumit. 8 Pėrkrah tyre rindėrtoi Ezieli, biri i Arajės, artar, pėrkrah tij rindėrtoi Anania, erėrapunues. Kėta e forcuan Jerusalemin deri te muri i Gjerė. 9 Pėrbri tij rindėrtoi Rafaja, biri i Hurit, kryetari i gjysmės sė rrethit tė Jerusalemit. 10 Afėr tij rindėrtoi Jedaja, biri i Haromafit, pėrballė shtėpisė sė vet. Pėrbri kėtij rindėrtoi Hatusi, biri i Hasebonisė. 11 Pjesėn tjetėr, deri te pirgu i Furrave e rindėrtoi Melkia, biri i Heremit dhe Hasubi, biri i Fahatmoabit. 12 Pėrbri tyre rindėrtoi Selumi, biri i Alohesit, kryetari i gjysmės sė rrethit tė Jerusalemit dhe bijat e tija.

13 Derėn e luginės e rindėrtoi Hanuni dhe banorėt e Zanoesė: ata e rindėrtuan derėn, i forcuan krahėt e saj, shulat dhe shtatkat, dhe njė mijė kute mur deri te dera e Mbeturinave. 14 Derėn e Mbeturinave e rindėrtoi Melkia, biri i Rekabit, kryetari i rrethit tė Betkaremit. Ai e rindėrtoi, i forcoi krahėt, shtyllakėt dhe shulat.

15 Kurse derėn e Burimit e pėrmirėsoi Selumi, biri i Holhozės, kryetari i rrethit tė Masfės. Ai e rindėrtoi derėn, i mbuloi dhe i forcoi krahėt e saj, shulat dhe shtyllakėt si edhe murin e peshkores Siloe qė shkon prej kopshtit tė mbretit deri te shkallėt qė zbresin nga Qyteti i Davidit. 16 Pėrtej tij rindėrtoi Nehemia, biri i Azbokut, kryetari i gjysmės sė rrethit Betsur deri pėrballė Varreve tė Davidit deri te pesh‑ korja mjeshtrore e deri te shtėpia e Trimave. 17 Pėrtej tij rindėrtuan levitėt: Rehumi, biri i Baniut. Pėrbri tij rindėrtoi Hesebia, kryetari i gjysmės sė rrethit tė Cejlės, pėr krahinėn e vet. 18 Pėrtej tij rindėrtuan vėllezėrit e tij: Bavaji, biri i Enadadit, kryetari i gjysmės tjetėr tė rrethit tė Cejlės.

19 Pėrbri tij rindėrtoi, Azeri, biri i Jezuasė, ndėrsa kryetari i Masfės, pjesėn tjetėr pėrballė Pėrpjetėzės sė Armatores nė Kėnd.

20 Pėrtej tij rindėrtoi Baruku, biri i Zakajit, pjesėn tjetėr nga Kėndi e deri te dera e shtėpisė sė kryepriftit Eliasib. 21 Pėrtej tij rindėrtoi Merimuthi, biri i Urisė sė Hakusit, pjesėn e dytė nga dera e shtėpisė sė Eliasibit deri te mbarimi i shtėpisė sė Eliasibit. 22 Pėrtej tij rindėrtuan priftėrinjtė qė jetonin nė rrethina. 23 Pėrtej tyre rindėrtoi Beniamini e Hasubi pėrballė shtėpisė sė vet. Pėrtej tyre rindėrtoi Azaria, biri i Maasisė sė Ananisė pėrbri shtėpisė sė vet. 24 Pėrtej tij rindėrtoi Benuji, biri i Henadadit ‑ pjesėn e dytė qė fillon nga shtėpia e Azarisė deri te kėndi, nė bėrryl. 25 Faleli, biri i Oziut, pėrballė kėndit tė pirgut qė ngritet mbi Shtėpinė e Epėrme tė mbretit, e qė gjendet nė oborr tė burgut. 26 Pas tij Fadaja, biri i Farosit, rindėrtoi deri te dera e Ujėrave, nė drejtim tė lindjes e deri te pirgu i Lartėsuar. 27 Pėrtej tij pjesėn tjetėr nga kulla e madhe e Lartė deri te muri i Tempullit e rindėrtuan tekuenėt.

28 Kurse nė pjesėn e lartė nga dera e Kuajve, e ripėrtėritėn priftėrinjtė, secili pėrballė shtėpisė sė vet. 29 Pėrtej tyre rindėrtoi Sadoku, biri i Emerit, pėrballė shtėpisė sė vet. Pėrtej tij rindėrtoi Semaja, biri i Sekenisė, rojtari i Derės Lindore. 30 Pėrtej tij rindėrtoi Hanania, biri i Selemisė, dhe Hanuni i gjashti djalė i Selefit, i cili e ndreqi pjesėn tjetėr. Pėrtej tij rindėrtoi Mosolami, biri i Barakisė, pėrballė banesės sė vet. 31 Pėrtej tij rindėrtoi Melkia, arpunuesi, deri te banesa e tė dhuruarve dhe e tregtarėve pėrballė derės sė Mbikėqyrjes deri nė sallėn e sipėrme tė kėndit. 32 Ndėrmjet tė dhomės sė lartė tė kėndit e deri te dera e Deleve ndėrtuan arpunuesit dhe tregtarėt.

Kundėrshtimet e armiqve tė judenjve

33 Kur Sanabalati mori vesh se ne po i ndėrtonim muret, u hidhėrua e u zemėrua shumė, i vuri nė lojė judenjtė 34 dhe tha para vėllezėrve tė vet dhe bujarėve tė Samarisė: “Ēfarė duan tė bėjnė kėta judenj marroqa? Po a thua do t’ ia dalin? Vallė, a pse bėjnė fli, do ta kryejnė pėr njė ditė? Vallė, a do tė mund t’i ringjallin gurėt nga grumbulli i pluhurit, tė djegur nga zjarri?” 35 Po ashtu edhe Tobi Amoniti, qė ishte pėrkrah tij, tha: “Lėri le tė ndėrtojnė! Kėto mure tė tyre tė gurit mund t’i rrėnojė edhe dhelpra mė njė tė kaluar tė saj!”

36 Dėgjoji, o Hyji ynė, se sa na pėrbuzin! Ktheje pėrbuzjen mbi kokėn e tyre dhe bėj ta sprovojnė poshtėrimin nė skllavėri! 37 Mos ua mbulo fajėsinė dhe mėkati i tyre mos u shleftė para syve tė tu, sepse tė fyen ty para syve tė ndėrtuesve!

38 Kėshtu ne vijonim ndėrtimin e mureve dhe i kryem gjithkund deri nė gjysmėn e lartėsisė. Populli e kishte marrė me gjithė zemėr punėn.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Ndėrtuesit vullnetarė