Kapitujt

Nehemia: 2. Vendimi pėr rindėrtimin e mureve tė Jerusalemit

2

1 Nė muajin e Nisanit tė vitit njėzetė tė mbretit Artakserks, kur ishte koha e pijes, e mora verėn dhe ia ofrova mbretit. Kurrė mė parė para tij nuk kisha qėndruar i trishtuar. 2 Prandaj mbreti mė pyeti: “Pse je i pikėlluar nė fytyrė? E pra, s’mė dukesh se je i sėmurė! S’ėshtė gjė tjetėr, por njė farė pikėllimi nė zemėr.” Unė atėherė u tremba pėr sė forti 3 e i thashė mbretit: “Le tė rrojė mbreti sa malet! Por unė si tė mos e kem fytyrėn e trishtuar, kur qyteti ku janė varrosur prindėrit e mi ėshtė i shkretuar e dyert e tija tė djegura me zjarr?” 4 Atėherė mbreti mė tha: “Ēfarė, pra, dėshiron?” Atėherė iu luta Hyjit tė qiellit 5 e i thashė mbretit: “Nėse mbretit i duket punė e mirė dhe, nėse ėshtė i kėnaqur me shėrbėtorin e vet, mė dėrgo nė Jude nė qytetin e varrezave tė etėrve tė mi qė ta rindėrtoj.”

6 Mbreti qė e kishte mbretėreshėm ndenjur pėrbri, mė pyeti: “Sa kohė do tė zgjasė udhėtimi yt? Kur do tė kthehesh?” Pasi ia caktova kohėn, mbretit i pėlqeu tė mė dėrgojė. 7 Pastaj i thashė mbretit: “Nėse mbretit i duket punė e mirė, do tė kisha nevojė tė mė jepen disa letra pėr qeveritarėt e Pėrtejlumit qė tė mė lejojnė tė kaloj deri nė Jude. 8 Gjithashtu edhe njė letėr pėr Asafin, rojtarin e pyllit tė mbretit qė tė mė japė lėndė pėr ndėrtimin e dyerve tė qytezės sė Tempullit, tė mureve e tė shtėpisė ku do tė banoj.” E mbreti m’i dha sepse dora bamirėse e Hyjit tim ishte mbi mua.

9 Arrita te qeveritarėt e Pėrtejlumit dhe ua dhashė letrat. Mbreti mė kishte dhėnė si pėrcjellje disa udhėheqės ushtarakė dhe disa kalorės. 10 Kur e mori vesh Sanabalat Horoniti dhe shėrbėtori Tobi Amoniti, u erdhi shumė keq qė kishte ardhur dikush pėr t’u kujdesuar pėr tė mirėn e bijve tė Izraelit.

Vendimi pėr rindėrtimin e mureve tė Jerusalemit

11 Si erdha nė Jerusalem, ndenja aty tri ditė. 12 Atėherė u ngrita natėn i shoqėruar nga disa burra, pa i treguar askujt se Hyji im ma kishte frymėzuar zemrėn tė bėj diēka pėr Jerusalemin. S’kisha me vete tjetėr kafshė, pėrveē asaj nė tė cilėn kalėroja unė. 13 Dola natėn nėpėr derėn e Luginės dhe u drejtova drejt Burimit tė Dragoit e pastaj drejt derės sė Mbeturinave duke i vėrejtur muret e Jerusalemit si ishin tė rrėnuara dhe dyert e djegura nga zjarri. 14 Pastaj kalova kah dera e Burimit dhe kah Peshkorja e Mbretit e pastaj kafsha tė cilėn kaloroja nuk kishte mundėsi tė kalonte. 15 Atėherė u ngjita natėn luginės duke shikuar muret; pastaj hyra pėr derėn e Luginės dhe u ktheva nė shtėpi.

16 Kėshilltarėt nuk dinin as ku kisha shkuar as ēfarė bėja.

Deri atėherė nuk u kisha treguar asgjė as judenjve, as priftėrinjve, as parisė, as kėshilltarėve, as pėrgjegjėsve tė vendit.

17 Atėherė u thashė: “Ju po e shihni mjerimin nė tė cilin gjendemi: Jerusalemi ėshtė i rrėnuar dhe dyert e tija tė djegura. Ejani t’i ndėrtojmė muret e Jerusalemit e tė mos jemi mė loja e dheut!” 18 Atėherė u tregova se dora bamirėse e Hyjit tim ishte mbi mua si dhe fjalėt e mbretit qė m’i kishte thėnė. Ata thanė: “Tė ngritemi e tė ndėrtojmė!” Dhe ia hynė plot fuqi kėsaj pune sė mirė.

19 Por kur dėgjuan Sanabalat Horoniti, Tobia, shėrbėtori Amanit dhe Gosem Arabi, na vunė nė lojė, na pėrbuzėn e na thanė:

“Ēfarė po bėni ashtu? A doni tė ngriteni kundėr mbretit?”

20 Unė u pėrgjigja kėshtu: “Vetė Hyji i qiellit po na e prin tė mbarėn dhe ne jemi shėrbėtorėt e tij dhe ia hymė ndėrtimit, kurse ju as s’keni pjesė, as tė drejtė dhe as ndonjė kujtim nė Jerusalem.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Vendimi pėr rindėrtimin e mureve tė Jeru...