Kapitujt

Nehemia: 12. Priftėrinjtė dhe levitėt e riatdhesuar nėn Zorobabelin dhe Josuehun Jesuanė

12

1 Kėta janė priftėrinjtė dhe levitėt qė u kthyen me Zorobabelin, birin e Salatielit, e me Jesuanė:

Saraja, Jeremia, Esdra, 2 Amaria, Meluku, Hatusi, 3 Sebenia, Rehumi, Merimuthi, 4 Adoja, Gentoni, Abia, 5 Miamini, Madiai, Belga, 6 Semeja, Jojaribi, Jedaja, 7 Selumi, Amoku, Helcia, Jedaja. Kėta ishin krerėt e priftėrinjve e tė vėllezėrve tė tyre nė kohėn e Jesuasė.

8 Levitėt: Jezuai, Binuji, Kadmiheli, Serebia, Juda, Matania ‑ ky bashkė me vėllezėrit e tij i drejtonte kėngėt e lavdisė dhe tė falėnderimit, 9 kurse Bekbecia e Haniu me vėllezėrit e tyre ndėrroheshin me ta nė shėrbesė.

Pema e breznive tė kryepriftėrinjve

10 Jesuait i lindi Joakimi, Joakimit i lindi Eliasibi, Eliasibit i lindi Jojada, 11 Jojadės i lindi Jonatani, Jonatanit i lindi Jeduai.

Priftėrinjtė e levitėt nė kohėn e kryepriftit Joakim

12 Nė kohėn e Joakimit kryetarėt e familjeve tė priftėrinjve ishin kėta: tė familjes sė Serajės, Maraja; tė Jeremisė Hanania, 13 tė Esdrės Mosolami, tė Amarisė Johanani, 14 tė Milikos Jonatani, tė Sebenisė Jozefi, 15 tė Haranit Edna, tė Majarotit Helciu, 16 tė Adajės Zakaria, tė Gentonit Mosolami, 17 tė Abisė Zekriu, tė Miamin Moadisė Feltiu, 18 tė Belgės Samuai, tė Semajės Jonatani, 19 tė Jojaribit Matanaji, tė Jodajės Aciu, 20 tė Selajit Celaji, tė Amokut Heberi, 21 tė Helcisė Hasebia, tė Jedajės Natanaeli.

22 Nė kohėn e Eliasibit, tė Jojadės, tė Johananit e tė Jeduasė, qenė numėruar krerėt e familjeve tė levitėve dhe priftėrinjtė deri nė kohėn e mbretėrimit tė Dariut tė Persisė.

23 Bijtė e Levit, tė zotėt e shtėpive, qenė regjistruar nė Librin e Kronikave deri nė kohėn e Jonatanit, tė birit tė Eliasibit.

24 Krerėt e levitėve ishin: Hasebia, Serebia, Jesuai, Binuji e Kadmiheli dhe pėrbri vėllezėrit e tyre qė e kishin pėr detyrė tė lavdėronin e tė kėndonin sipas ndėrresave tė veta tė caktuara nga Davidi, njeriu i Hyjit, 25 ishin: Matania, Bekbecia e Obedia. Ndėrsa Mosolami, Telmoni e Akubi ishin derėtarė dhe i ruanin dyert e drithnikėve.

26 Kėta jetonin nė kohėn e Joakimit, tė birit tė Josua Jozedekut, nė kohėn e qeveritarit Nehemi e tė priftit skrib Esdėr.

Shugurimi i mureve tė Jerusalemit

27 Pėr shugurimin e mureve tė Jerusalemit u kėrkuan levitėt nga tė gjitha vendbanimet e tyre qė tė vinin nė Jerusalem pėr ta kremtuar shugurimin me gėzim, me falėnderim, me kėngė dhe muzikė: me cimbale, me lira e me cetra. 28 Kėshtu u mbledhėn kėngėtarėt nga rrethinat e Jerusalemit, nga fshatrat e Netufatit, 29 tė Betgalgalės e tė krahinave tė Gabasė e tė Azmavetit, sepse kėngėtarėt kishin ndėrtuar pėr vete vendbanime nė rrethet e Jerusalemit.

30 Priftėrinjtė dhe levitėt u pastruan vetė e pastaj e pastruan popullin, dyert dhe muret.

31 Atėherė dhashė urdhėr tė ngjiten nė mur prijėsit e Judės dhe i organizova dy kore tė mėdha kėngėtarėsh. Njėri shkoi nė anėn e djathtė tė murit nė drejtim tė derės sė Mbeturinave. 32 Pas tyre shkoi Osaja dhe gjysma e prijėsve tė Judės: 33 Azaria, Esdra, Mosolami, 34 Juda, Beniamini, Semeja e Jeremia. 35 Nga priftėrinjtė, me bori Zakaria, biri i Jonatanit, biri i Semejės, biri i Matanisė, biri i Mikajės, biri i Zakurit, biri i Asafit; 36 si edhe vėllezėrit e tij: Semeja, Azareeli, Malalaji, Galalaji, Maaji, Natanaeli, Juda e Hananiu me veglat muzikore tė Davidit, njeriut tė Hyjit. Nė krye tė tyre ecte skribi Esdėr. 37 Te dera e Burimit hipėn drejt para tyre, afėr shkallėve tė Qytetit tė Davidit, pėrpjetės murit dhe pėrpjetės sė Pallatit tė Davidit, deri te dera e Ujėrave, nė lindje.

38 Kurse kori i dytė, ata qė e bėnin falėnderimin, ecte nė anėn e kundėrt dhe unė ecja pas tij e me mua gjysma e krerėve tė popullit nėpėr mur e nėpėr pirgun e Furrave deri te Muri i Gjerė, 39 mbi Derėn e Efraimit, pėrmbi Derėn e Vjetėr, mbi derėn e Peshqve, pirgun Hananeel, pirgun Meah deri te dera e deleve. U ndalėm te dera e Rojės.

40 Pastaj dy koret i zunė vendet e veta nė Shtėpinė e Hyjit. Me mua ishte gjysma e bujarėve, 41 dhe priftėrinjtė me bori: Eliakimi, Maasia, Miamini, Mikeja, Elioenaji, Zakaria e Hanania, 42 Maasia, Semeja, Eleazari, Aciu, Johanani, Melkia, Elami e Ezeri. Kėngėtarėt kėndonin nėn drejtimin e Jezraisė.

43 Atė ditė u kushtuan fli tė mėdha dhe u bė gėzim i madh. U gėzuan pa masė edhe gratė e fėmijėt e tyre dhe jehona e haresė sė Jerusalemit u dėgjua larg.

Njė epokė ideale

44 Nė atė kohė u caktuan njerėzit pėr t’i mbikėqyrur dhomat e ruajtjes sė kushteve, tė fryteve tė para, tė tė dhjetave dhe pėr t’i mbledhur nga arat pėrreth qyteteve pjesėt qė Ligji ua cakton priftėrinjve dhe levitėve. Vėrtet Juda iu gėzua priftėrinjve dhe levitėve qė ishin nė shėrbim 45 dhe shėrbesonin nė shėrbesė tė Hyjit tė vet dhe nė shėrbesė tė pastrimit ‑ sė bashku me kėngėtarė e me derėtarė sipas rregulloreve tė Davidit e te Salomonit, tė birit tė tij. 46 E njėmend moti qė prejkohės sė Davidit e tė Asafit, ishin krerėt e kėngėtarėve dhe kishte kėngė lavdie dhe falėnderimi pėr nder tė Hyjit. 47 Prandaj edhe mbarė Izraeli nė kohėn e Zorobabelit e tė Nehemisė i jepte ēdo ditė pjesėt e caktuara pėr kėngėtarė dhe derėtarė. Izraeli ua jepte levitėve pjesėt e kushtuara dhe levitėt ua jepnin priftėrinjve pjesėt qė u takonin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Priftėrinjtė dhe levitėt e riatdhesuar n...