Kapitujt

Nehemia: 4. Sanabalati, Tobia, arabėt, amanitėt dhe azotėt

4

1 Kur Sanabalati, Tobia, arabėt, amanitėt dhe azotėt morėn vesh se rindėrtimi i mureve tė Jerusalemit po shkonte pėr sė mbari ‑ sepse po mbylleshin pjesėt e rrėnuara ‑ u hidhėruan pėr sė tepėrmi 2 dhe tė gjithė sė bashku u pėrbetuan se do tė vijnė tė luftojnė kundėr Jerusalemit dhe se do tė na bėjnė pėshtjellime.

3 Atėherė ne iu lutėm Hyjit tonė dhe vumė roje ditė e natė kundėr tyre. 4 Juda thoshte: “Bartėsit s’kanė mė fuqi, rrėnojat janė tė mėdha dhe kurrė s’do tė arrijmė t’i ndėrtojmė muret!” 5 Kurse armiqtė tanė thanė: “Pa pritur e pa kujtuar do tė sulemi kundėr tyre, do t’i vrasim dhe puna do t’u mbetet e pa kryer.”

6 Ndėrsa ēifutėt qė jetonin afėr tyre, erdhėn dhjetė herė e na thanė kėtė gjė, nga ēdo vend qė vinin tek ne 7 prandaj u ulėm nė vende tė ulta e tė hapura pas murit dhe e rendita popullin sipas vėllazėrish me shpata, heshta e harqe tė veta.

8 Pasi i shikova gjithkah, u ngrita e u thashė bujarėve, parisė dhe popullit tjetėr: “Mos u trembni prej tyre: e mbani ndėr mend tė Madhin Zot dhe luftoni pėr vėllezėrit tuaj, pėr bijtė e bijat tuaja, pėr gratė dhe shtėpitė tuaja!.”

9 Kur kundėrshtarėt tanė morėn vesh se ishim tė njoftuar pėr kėto, dhe se Hyji e kishte asgjėsuar synimin e tyre, atėherė tė gjithė u kthyem nė mure, secili nė punėn e vet. 10 Prej asaj dite gjysma e djelmoshave tė mi punonte e gjysma tjetėr i mbante heshtat, mburojat, shigjetat dhe pancirėt, kurse krerėt qėndronin pas shtėpisė sė Judės, 11 i cili e kishte ndėrtuar murin. Edhe ata qė bartnin, edhe ata qė ngarkonin, me njėrėn dorė punonin e me tė tjetrėn mbanin shpatėn. 12 Ndėrtuesit tė gjithė e kishin tė ngjeshur pėr ijėsh nga njė shpatė dhe kėshtu muronin. Burizani qėndronte pėrbri meje.

13 Atėherė unė u thashė bujarėve, krerėve dhe vegjėlisė: “Punimet janė tė mėdha dhe tė gjera, ndėrsa ne jemi tė shpėrndarė nėpėr mure larg njėri‑tjetrit: 14 si tė dėgjoni se bie boria, atje mblidhuni sė bashku rreth nesh. Hyji ynė do tė luftojė pėr ne.” 15 Kėshtu e vazhdonim punėn ‑ gjysma jonė mbante armėt prej agimit e deri kur dalin yjet e para.

16 Aso kohe gjithashtu i thashė popullit: “Secili me shėrbėtorin e vet le ta kalojė natėn nė Jerusalem: me radhė do tė bėjmė rojė natėn e ditėn dhe do tė punojmė.” 17 As unė, as vėllezėrit e mi as shėrbėtorėt e mi dhe as roja qė mė pėrcillte, nuk i zhveshnim petkat: secili prej nesh e mbante shpatėn nė anėn e vet tė djathtė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Sanabalati, Tobia, arabėt, amanitėt dhe ...