Kapitujt

Nehemia: 7. Ripopullzimi i Jerusalemit

7

1 Pasi u rindėrtuan muret, dhe pasi i vendosa dyert, i caktova edhe rojet e dyerve, kėngėtarėt dhe levitėt nė detyrat e tyre. 2 Qeverisjen e Jerusalemit ia besova Hananiut, vėllaut tim, dhe Hananisė, prijėsit tė kėshtjellės ‑ sepse ky ishte njeri i besueshėm dhe e dronte Hyjin mė tepėr se tė tjerėt ‑ 3 dhe u thashė: “Tė mos hapen dyert e Jerusalemit para se tė ngrohė dielli; dhe kur dielli ėshtė lart, tė mbyllen e t’ u vihen shulat. Rojet le tė merren nga banorėt e Jerusalemit: secili nė ndėrresėn e vet dhe secili para derės sė vet.

Ripopullzimi i Jerusalemit

4 Qyteti ishte shumė i gjerė dhe i madh, por nė tė kishte pak popullsi dhe nuk kishte shtėpi tė ndėrtuara.

5 Hyji im atėherė mė frymėzoi dhe i bashko‑ va bujarėt, krerėt dhe vegjėlinė pėr ta bėrė numėrimin. E gjeta librin e numėrimit tė atyre qė kishin ardhur tė parėt. Nė tė gjeta tė shkruar:

Regjistri i sionistėve tė parė

6 Kėta janė banorėt e krahinės qė u riatdhe‑ suan e qė Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, i kishte shpėrngulur dhe tė cilėt u kthyen nė Jerusalem dhe nė Jude, secili nė qytetin e vet. 7 Ata u riatdhesuan me Zorobabelin, Jesuanė, Neheminė, Azarinė, Raaminė, Nahamaniun, Mardokeun, Belsanin, Mesfaratin, Beguajin, Nahumin e me Baanėn.

Numri i njerėzve tė popullit tė Izraelit:

18 Bijtė e Farosit: dy mijė e njėqind e shtatėdhjetė e dy.

9 Bijtė e Safatisė: treqind e shtatėdhjetė e dy.

10 Bijtė e Aresė: gjashtėqind e pesėdhjetė e dy.

11 Bijtė e Fahatmoabit, d. m. th. bijtė e Jozuehit e tė Joabit: dy mijė e tetėqind e tetėmbėdhjetė.

12 Bijtė e Elamit: njė mijė e dyqind e pesėdhjetė e katėr.

13 Bijtė e Zetusė: tetėqind e dyzet e pesė.

14 Bijtė e Zakajit: shtatėqind e gjashtėdhjetė.

15 Bijtė e Benujit: gjashtėqind e dyzet e tetė.

16 Bijtė e Bebajit: gjashtėqind e njėzet e tetė.

17 Bijtė e Azgadit: dy mijė e treqind e njėzet e dy.

18 Bijtė e Adonikamit: gjashtėqind e gjashtėdhjetė e shtatė.

19 Bijtė e Beguajit: dy mijė e gjashtėdhjetė e shtatė.

20 Bijtė e Adinit: gjashtėqind e pesėdhjetė e pesė.

21 Bijtė e Aterit, qė rrjedhin nga Ezekia: nėntėdhjetė e tetė.

22 Bijtė e Hasumit: treqind e njėzet e tetė.

23 Bijtė e Besajit: treqind e njėzet e katėr.

24 Bijtė e Harefit: njėqind e dymbėdhjetė.

25 Bijtė e Gabaonit: nėntėdhjetė e pesė.

26 Bijtė e Betlehemit e tė Netufės: njėqind e tetėdhjetė e tetė.

27 Bijtė e Anatotit: njėqind e njėzet e tetė.

28 Njerėzit e Betasmotit: dyzet e dy.

29 Njerėzit e Kariatiarimit, Cefirės e Berotit: shtatėqind e dyzet e tre.

30 Njerėzit e Ramės e tė Gabaasė:gjashtėqind e njėzet e njė.

31 Njerėzit e Makmasit: njėqind e njėzet e dy.

32 Njerėzit e Betelit dhe tė Hajit: njėqind e njėzet e tre.

33 Njerėzit e Nebos tjetėr: pesėdhjetė e dy.

34 Njerėzit e Elamit tjetėr: njė mijė e dyqind e pesėdhjetė e katėr.

35 Bijtė e Harimit: treqind e njėzet.

36 Bijtė e Jerikos: treqind e dyzet e pesė.

37 Bijtė e Lodit, tė Hadidit e tė Onos:

shtatėqind e njėzet e njė.

38 Bijtė e Senaasė: tri mijė e nėntėqind e tridhjetė.

39 Priftėrinjtė:

Bijtė e Jedajės, nga vėllazėria e Jozuehut: nėntėqind e shtatėdhjetė e tre.

40 Bijtė e Emerit: njė mijė e pesėdhjetė e dy.

41 Bijtė e Fashurit: njė mijė e dyqind e dyzet e shtatė.

42 Bijtė e Harimit: njė mijė e shtatėmbėdhjetė.

43 Levitėt:

Bijtė e Jezuas, d. m. th. bijtė e Kadmihelit, tė Binujit e tė Odovisė: shtatėdhjetė e katėr.

44 Kengėtarėt:

Bijtė e Asafit: njėqind e dyzet e tetė.

45 Derėtarėt:

Bijtė e Selumit, bijtė e Aterit, bijtė e Telmonit, bijtė e Akubit, bijtė e Hatitės, bijtė e Sobait: njėqind e tridhjetė e tetė.

46 Tė dhuruarit:

Bijtė e Sihės, bijtė e Hasufės, bijtė e Tabaotit,

47 bijtė e Cerosit, bijtė e Siasė, bijtė e Fadonit,

48 bijtė e Lebanės, bijtė e Hagabės, bijtė e Selmajit,

49 bijtė e Hananit, bijtė e Gidelit, bijtė e Gaherit,

50 bijtė e Raajės, bijtė e Rasinit, bijtė e Nekodės,

51 bijtė e Gazamit, bijtė e Azės, bijtė e Faseasė,

52 bijtė e Besajit, bijtė e Meunėve, bijtė e Nefusve,

53 bijtė e Bakbukut, bijtė e Hakufės, bijtė e Harhurit,

54 bijtė e Baslutit, bijtė e Mahidės, bijtė e Harsės,

55 bijtė e Berkosit, bijtė e Sisarės, bijtė e Temės,

56 bijtė e Nasisė, bijtė e Hatifės.

57 Bijtė e shėrbėtorėve tė Salomonit:

bijtė e Sotajit, bijtė e Soferetit, bijtė e Ferudės,

58 bijtė e Jaalės, bijtė e Darkonit, bijtė e Gidelit,

59 bijtė e Safatisė, bijtė e Hatilit, bijtė e Fokeretit, bijtė e Hasebaimit, bijtė e Amonit.

60 Tė gjithė tė dhuruarit dhe bijtė e shėrbėtorėve tė Salomonit: treqind e nėntėdhjetė e dy.

61 Kurse kėta njerėz qė erdhėn nga Telmela, Telharsa, Herubi, Adoni e Emeri e nuk mundėn tė dėshmonin se familjet dhe fisi i tyre kishin prejardhje izraelite:

62 bijtė e Dalajės, bijtė e Tobisė, bijtė e Nekodės: gjashtėqind e dyzet e dy.

63 Nga priftėrinjtė:

Bijtė e Hobisė, bijtė e Akosit, bijtė e Berzelajit, qė kishte marrė pėr grua njė nga bijat e Berzelajit Galaadas dhe u quajt me emrin e tyre. 64 Kėta i kėrkuan listat e breznive tė veta por nuk i gjetėn dhe qenė pėrjashtuar nga priftėria. 65 Qeveritari u urdhėroi tė mos hanė nga gjėrat e shenjtėruara deri qė tė paraqitet njė prift pėr Urim e Tumim.

66 Bashkėsia kishte gjithsej: dyzet e dy mijė e treqind e gjashtėdhjetė vetė, 67 pa i llogaritur shėrbėtorėt e shėrbėtoret e tyre qė ishin shtatė mijė e treqind e tridhjetė e shtatė. Kishte edhe dyqind e dyzet e pesė kėngėtarė e kėngėtare.

68 Kishin shtatėqind e tridhjetė e gjashtė kuaj, dyqind e dyzet e pesė mushka: 69 gjashtė mijė e shtatėqind e njėzet gomarė.

70 Disa nga krerėt e familjeve dhanė kontribute pėr ndėrtim. Qeveritari dha pėr thesarin: njė mijė drakma ari, pesėdhjetė gota, pesėqind e tridhjetė petka priftėrinjsh.

71 Disa krerė tė familjeve dhanė pėr thesarin e punėve: njėzet mijė drakma ari dhe dy mijė e dyqind mina argjendi. 72 Populli tjetėr dha: njėzet mijė drakma ari, dy mijė mina argjendi dhe gjashtėdhjetė e shtatė palė petka priftėrinjsh.

73 Priftėrinjtė dhe levitėt u vendosėn me banim nė Jerusalem, kurse derėtarėt, kėngėtarėt, disa nga populli, tė dhuruarit dhe tė gjithė Izraelitėt tjerė nė qytetet e veta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Nehemia > Ripopullzimi i Jerusalemit