Kapitujt

2 i Mbretėrve: 3. Mbretėria e Joramit nė Izrael /852 841/

3

1 Jorami, biri i Akabit, u bė mbret mbi Izraelin nė Samari nė vitin e tetėmbėdhjetė tė Jozafatit, mbretit tė Judės dhe mbretėroi dymbėdhjetė vjet. 2 Bėri tė keqen nė sytė e Zotit, por jo si i ati dhe e ėma, sepse e hoqi gurin e Baalit qė kishte punuar i ati. 3 Porse prapė vazhdoi tė qėndrojė e nuk u largua prej mėkatit tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e bėri Izraelin tė mėkatojė.

Luftimi i izraelitėve dhe i judenjve kundėr moabitėve

4 Meza, mbreti i moabitėve, ishte blegtor dhe, si tatim, i jepte mbretit tė Izraelit njėqind mijė qengja dhe leshin e njėqind mijė deshve. 5 Por, kur vdiq mbreti Akab, mbreti i moabitėve u ngrit kundėr mbretit tė Izraelit.

6 Mu nė atė kohė mbreti Joram doli prej Samarisė dhe kaloi nėpėr mbarė Izraelin. 7 Atėherė u nis dhe ēoi njerėz tek Jozafati, mbreti i Judės, me kėto fjalė: “Mbreti i Moabit mė doli dore. A do tė vish me mua nė luftė kundėr Moabit”? Ai u pėrgjigj: “Do tė vij. Kush ėshtė imi, ėshtė yti, populli im, ėshtė populli yt, kuajt e mi, kuaj tė tu.” 8 E vazhdoi: “Cilės rrugė do tė ngjitemi”? Ai iu pėrgjigj: “Nėpėr shkretėtirėn e Idumesė”.

9 Kėshtu, pra, u nisėn mbreti i Izraelit, mbreti i Judės e mbreti i Edomit. Shtatė ditė u endėn duke udhėtuar e nuk gjetėn ujė as pėr ushtri as pėr bagėti qė shkonin pas tyre.

10 Atėherė mbreti i Izraelit tha: “Eheu! Zoti na bashkoi ne tre mbretėrit pėr tė na lėshuar nė duar tė moabitėve”! 11 Jozafati pyeti: “A ka kėtu ndonjė profet tė Zotit qė pėrmes tij ta pyesim Zotin”? Njė prej shėrbėtorėve tė mbretit tė Izraelit u pėrgjigj: “Kėtu ėshtė Elizeu, biri i Safatit, qė i qiste Elisė profet ujė duarve”. 12 Jozafati tha: “Nė tė ėshtė fjala e Zotit”. Shkuan tek ai mbreti i Izraelit, mbreti i Judės e mbreti i Edomit. 13 Por Elizeu i tha mbretit tė Izraelit: “Ēka kemi tė pėrbashkėt unė e ti? Shko te profetėt e tėt eti dhe te profetėt e sat ėme”! Mbreti i Izraelit i tha: “Jo! Vėrtet i bashkoi Zoti kėta tre mbretėr pėr t’i lėshuar nė dorė tė Moabit”?

14 Atėherė Elizeu i tha: “Pasha jetėn e Zotit tė ushtrive, tė cilit i shėrbej, po tė mos ishte nderimi qė kam pėr Jozafatin, mbretin e Judės, ty s’do tė tė kisha pritur as s’do tė tė kisha shikuar me sy. 15 Tashti ma sillni njė muzikė‑ tar”. Posa ia filloi muziktari tė luajė nė veglėn muzikore, dora e Zotit zbriti mbi Elizeun. 16 I tha: “Kėshtu thotė Zoti: Hapni sa mė shumė gropa nė kėtė luginė. 17 Sepse kėshtu thotė Zoti: S’do tė shihni as erė as shi e kjo luginė do tė mbushet me ujė. Do tė pini ju dhe bagėtitė e kafshėt tuaja. 18 Por kjo s’ėshtė asgjė nė sytė e Zotit: pėr mė tepėr Zoti do ta dorėzojė Moabin nė duart tuaja. 19 Do t’i shpartalloni tė gjitha kalatė, do t’i pushtoni tė gjitha qytetet e rėndė‑ sishme, do t’i prisni tė gjitha pemėt frutore, do t’i mbyllni tė gjitha burimet dhe ēdo arė tė mirė do ta mbushni me gurė”. 20 Kėshtu, pra, nė kohėn qė paraqitet flia, ia behėn ujėrat prej anės sė Edomit. Mbarė tokėn e mbuloi uji.

21 Tė gjithė moabitėt, posa dėgjuan se kishin ardhur mbretėrit pėr tė luftuar kundėr tyre, u bashkuan tė gjithė ata qė mund tė ngjeshnin armėt ‑ tė rinj e pleq ‑ dhe iu ngjeshėn kufijve. 22 Ditėn e parė, kur u ngritėn ‑ posa kishte lindur dielli mbi ujėrat, moabitėt panė sė kundrualli ujėrat e kuqe si tė ishin gjak 23 e thanė: “Me siguri qė qenka gjak! Paskan luftuar mbretėrit kundėr njėri‑tjetrit e qenkan vrarė me shpatė! Ku e latė, o moabitė! Vraponi nė plaēkė”! 24 Por kur arritėn nė fushimin e Izraelit, mbarė Izraeli u sul kundėr moabitėve qė u kthyen shpinėn e ikėn. Izraelitėt nuk iu ndanė, por i ndoqėn moabitėt e i vranė. 25 Ua rrėnuan qytetet dhe arat e mira ua prishėn duke hedhur secili gurė e duke i mbushur, ua mbyllėn burimet e ujėrave e ua prenė tė gjitha pemėt frutore. Kishin mbetur vetėm muret e Cirharesetit. Edhe atė e rrethuan bahetarėt dhe e sulmuan. 26 E kur mbreti i Moabit pa se s’do tė mund t’u qėndronte, mori me vete shtatėqind shpatėtarė pėr t’iu sulur mbretit tė Edomit, por nuk ia dolėn. 27 Atėherė e mori djalin e vet tė parėli‑ ndurin, qė do tė ishte trashėgimtari i tij, dhe mbi murin e qytetit e kushtoi fli shkrumbimi. Kjo gjė u shkaktoi aq neveri izraelitėve, saqė menjėherė u larguan prej andej e u kthyen nė tokėn e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėria e Joramit nė Izrael /852 841/