Kapitujt

2 i Mbretėrve: 13. Mbretėrimi i Joakazit nė Izrael (814 798)

13

1 Nė vitin njėzet e tre tė mbretėrimit tė Joasit, mbretit tė Judės, mbi Izrael nė Samari u bė mbret Joakazi, biri i Jehuit. Mbretėroi shtatėmbėdhjetė vjet. 2 Bėri ēka ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe ndoqi mėkatin e Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e bėri Izraelin tė mėkatojė dhe nuk u shkoq prej atij mėkati.

3 Zemėrimi i Zotit u ndez flakė kundėr Izraelit dhe i lėshoi nė dorė tė Hazaelit, mbretit tė Sirisė, e nė dorė tė Benadadit, birit tė Hazaelit, gjatė tėrė asaj kohe. 4 Por Joakazi ia doli ta zbusė fytyrėn e Zotit dhe Zoti e dėgjoi, sepse e pa gjendjen e vėshtirė tė Izraelit tė ndrydhur prej mbretit tė Sirisė. 5 Zoti i dha Izraelit njė shpėtimtar; qe ēliruar nga thonjtė e sirianėve dhe izraelitėt mundėn tė banonin nė tendat e veta si mė parė. 6 Megjithatė, nuk u shkoqėn nga mėkatet e shtėpisė sė Jeroboamit, qė e bėri Izraelin tė mėkatojė: jetuan nė ato mėkate. Kėshtu mbeti edhe baniri nė Samari. 7 Zoti Joakazit nuk i la prej popullit tė armatosur tjetėr pėrveē pesėdhjetė kalorės, dhjetė karroca lufte dhe dhjetė mijė kėmbėsorė, sepse mbreti i Sirisė ia kishte vrarė tė tjerėt e i kishte bėrė si pluhurin qė shqelmohet nė lėmė nė shirje.

8 Veprat e tjera tė Joakazit dhe gjithēka ndėrmori si dhe trimėritė e tija, vallė a nuk janė kėto tė gjitha tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 9 Joakazi pushoi me etėrit e vet dhe e varrosėn nė Samari. Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Joasi.

Mbretėria e Joasit nė Izrael /798‑783/

10 Nė vitin e tridhjeteshtatė tė mbretėrimit tė Joasit, mbretit tė Judės, mbret nė Samari mbi Izraelin u bė Joasi, biri i Joakazit. Mbretėroi gjashtėmbėdhjetė vjet. 11 Bėri ēka ėshtė e keqe nė sytė e Zotit: nuk u shkoq prej mėkateve tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e bėri Izraelin tė mėkatojė; ai vazhdoi me to.

12 Veprat e tjera tė Joasit, dhe gjithēka ndėrmori, si dhe trimėritė e tija, si luftoi kundėr Amasiut, mbretit tė Judės, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 13 Joasi fjeti me etėrit e vet e nė fronin e tij hipi Jeroboami. Joasi qe varrosur nė Samari me mbretėrit e Izraelit.

Vdekja e Elizeut

14 Elizeu u sėmur nga njė sėmundje prej sė cilės edhe vdiq. Joasi, mbreti i Izraelit, zbriti tek ai dhe qante pranė tij e i thoshte: “Ati im! Ati im! Karroca e Izraelit e kalorėsi i tij”! 15 Elizeu i tha: “Merre harkun dhe shigjetat”! Kur i solli tek ai harkun e shigjetat, 16 Elizeu i tha mbretit tė Izraelit: “Vėre dorėn tėnde mbi hark”. Kur e vuri dorėn mbi hark, Elizeu i vuri duart e veta pėrmbi duart e mbretit 17 e tha: “Hape dritaren nga lindja”! Kur e hapi, Elizeu i tha: “Gjuaj shigjetė”! Ai gjuajti. Elizeu tha: “Shigjeta ngadhėnjyese pėr nder tė Zotit! Shigjeta ngadhėnjyese kundėr Sirisė! Ti do ta mundėsh nė Afek Sirinė deri nė shfarosje”! 18 Pastaj i tha: “Kapi shigjetat”! Pasi ky i kapi, i tha pėrsėri: “Bjeri shigjetė tokės”! Si i ra tri herė, zuri vend. 19 Njeriu i Hyjit u hidhėrua kundėr tij dhe i tha: “Po t’i kishe rėnė pesė ose gjashtė herė, do ta kishe mundur Sirinė deri nė shfarosje; tashti do tė ngadhėnjesh mbi tė tri herė”.

20 Elizeu vdiq dhe qe varrosur. Tashti, nė fillim tė vitit, erdhėn disa cuba prej Moabit nė atė vend. 21 Disa njerėz qė po varrosnin njė tė vdekur, i panė cubat, e hodhėn kufomėn nė varr tė Elizeut dhe ikėn. Kur i preku kufoma eshtrat e Elizeut, u ngjall i vdekuri dhe qėndroi nė kėmbėt e veta.

Fitorja ndaj sirianėve

22 Hazaeli, mbreti i Sirisė, e ndrydhi Izraelin gjatė gjithė jetės sė Joakazit. 23 Porse Zoti pati mėshirė pėr ta dhe u kthye prej tyre pėr shkak tė besėlidhjes sė vet qė, kishte lidhur me Abrahamin, Izakun e Jakobin. Nuk deshi t’i shfaroste as tė hiqte krejtėsisht dorė prej tyre deri nė ditėn e sotme. 24 Vdiq Hazaeli, mbreti i Sirisė, e nė vend tė tij mbretėroi Benadadi, i biri. 25 Joasi, biri i Joakazit, i mori prej dorės sė Benadadit, birit tė Hazaelit, qytetet qė ia kishte pushtuar me luftė Joakazit, babait tė tij. Tri herė rresht Joasi e mundi Benadadin dhe ia riktheu Izraelit qytetet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėrimi i Joakazit nė Izrael (814 798...