Kapitujt

2 i Mbretėrve: 9. Njė nxėnės i Elizeut e shuguron mbret Jehuin

9

1 Elizeu profet thirri njė nga bijtė e profetėve dhe i tha: “Ngjishe ijėn tėnde, merre kėtė enė me vaj e shko nė Ramot tė Galaadit. 2 Kur tė kesh arritur atje, do ta shohėsh Jehuin, birin e Jozafatit tė Namsiut, hyr brenda dhe thirre nga mesi i vėllezėrve tė vet e priji nė dhomėn e brendshme. 3 Merre enėn e vajit, zbraze mbi kokė tė tij e thuaj: Kėshtu thotė Zoti: ‘Tė shugurova mbret mbi Izraelin’! Hape derėn, ik e mos qėndro atje”.

4 Djaloshi, shėrbėtori i profetit, shkoi nė Ramot tė Galaadit 5 e hyri brenda, dhe ja, prijėsit e ushtrisė po rrinin. Tha: “Prijės, kam njė fjalė me ty”. Jehui iu pėrgjigj: “Me cilin prej gjithė nesh”? Ai i tha: “Me ty, o prijės”! 6 Ai u ēua dhe hyri nė dhomė. Atėherė ai ia zbrazi enėn e vajit mbi kokė e i tha: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Tė shugurova mbret mbi popullin e Zotit, Izraelin. 7 Vritie familjen e Akabit, zotėrisė tėnd, pėr t’ua marrė gjakun shėrbėtorėve tė mi profetėve dhe gjakun e tė gjithė shėrbėtorėve qė i vrau Jezabela. 8 Do ta shuaj mbarė familjen e Akabit dhe do t’i vras tė gjithė meshkujt prej familjes sė Akabit, tė madh e tė vogėl nė Izrael. 9 Shtėpinė e Akabit do ta gjejė si shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nabatit dhe porsi shtėpinė e Baasės, birit tė Ahisė. 10 E Jezabelėn do ta hanė qentė nė fushė, dhe askush s’ka pėr ta varrosur”. E hapi derėn dhe iku.

Jehuin e shpallin mbret

11 Jehui doli te shėrbėtorėt e zotėrisė sė vet, tė cilėt i thanė: “A ėshtė gjithēka mirė? Pse erdhi tek ti ky marran”? Ai u tha: “E njihni njeriun dhe pėrrallat e tija”. 12 Por ata i thanė: “Gėnjeshtėr! Na e trego”. E ai u tha: “Kėshtu e kėshtu mė ka biseduar e mė tha:’ Kėshtu thotė Zoti: Tė shugurova mbret mbi Izraelin’”.

13 Ata nxituan e i hoqėn leshnikėt e tyre dhe secili e shtroi nėn kėmbėt e tija nė shkallė, u ranė borive e brohoritėn: “Jehiu ėshtė mbret”!

Jehui pėrgatitet pėr ta marrė pushtetin

14 Kėshtu, pra, Jehui, biri i Jozafat Namsiut, bėri pėrbetim kundėr Joramit. Jorami e kishte mbrojtur, ai e mbarė Izraeli, Ramotin e Galaadit kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė, 15 dhe ishte kthyer pėr t’u shėruar nė Jezrahel prej plagėve qė kishte marrė nga sirianėt duke luftuar kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė. Jehui foli: “Nėse, pra, jeni me mua, askush tė mos dalė prej qytetit, qė tė mos shkojė e tė lajmėrojė nė Jezrahel”.

16 Jehui hipi nė karrocėn e vet e u nis pėr Jezrahel. Atje Jorami lėngonte e Okozia, mbreti i Judės, kishte shkuar pėr ta parė. 17 Rojtari qė qėndronte nė pyrgun e Jezrahelit, e pa togėn e Jehuit duke ardhur dhe lajmėroi: “Po shoh njė grumbull njerėzish”! Jorami urdhėroi: “Merr njė kalorės e dėrgoje para tyre pėr t’i pyetur: a po vini pėr paqe”? 18 Kalorėsi shkoi para tij dhe e pyeti: “Kėshtu thotė mbreti: A ėshtė gjithēka nė paqe?” E Jehui iu pėrgjigj: “Ē’punė ke ti me paqen? Kalo dhe eja pas meje”. Rojtari lajmėroi pėrsėri: “Rojtari ka arritur tek ata e nuk po kthehet”. 19 E nisi edhe kalorėsin e dytė. Edhe ky kur arriti tek ata, tha: “Kėshtu thotė mbreti: A ėshtė paqe”? Jehui iu pėrgjigj: “Ē’punė ke ti me paqen? Kalo e eja pas meje”! 20 Rojtari lajmėroi: “Arriti deri tek ata, por nuk po kthehet. Porse vrapimi ėshtė si ai i Jehuit, birit tė Namsiut: vrapon si tė kish flatra”! 21 Jorami urdhėroi: “Mbėrtheje karrocėn”! E mbėrthyen karrocėn e tij. Jorami, mbreti i Izraelit, dhe Okozia, mbreti i Judės, dolėn jashtė e hipėn secili nė karrocėn e vet. U nisėn nė takim me Jehuin dhe u ndeshėn me tė nė pronėn e Nabotit jezrahelit.

Vrasja e Joramit

22 Kur e pa Jehuin, Jorami, i tha: “A ėshtė paqe, Jehu?” E ai iu pėrgjigj: “Ēfarė paqeje! Kur vazhdojnė lavirėsitė e Jezabelės, nėnės sate, dhe shortitė e saja tė shumta!” 23 Atėherė Jorami u kthye dhe, duke ikur, i tha Okozisė: “Tradhti, Okozi”! 24 Jehui ngrehu harkun me dorė dhe e goditi Joramin ndėrmjet shpatullave. Shigjeta i doli nėpėr zemėr dhe ai u rrėzua nė karrocėn e vet. 25 Jehui i tha prijėsit Badacer: “Kape dhe flake nė arėn e Nabotit jezrahelit! Tė tė bjerė ndėr mend: unė e ti ishim bashkė me ata qė dy e dy nė karroca shkonin pas babait tė tij Akabit, kur Zoti tha: 26 Gjakun e Nabotit e gjakun e bijve tė tij, qė e pashė dje ‑ thotė Zoti ‑ do ta marr po nė kėtė arė prej teje, thotė Zoti.’ Tani pra, kape e hidhe nė arė sipas fjalės sė Zotit”.

Vrasja e Okozisė

27 Kur e pa kėtė Okozia, mbreti i Judės, iku nė drejtim tė Betganit. Jehui e ndoqi dhe dha urdhėr: “Goditeni edhe kėtė!” E plagosėn edhe kėtė nė karrocėn e tij nė pėrpjetėn e Gaverit afėr Jeblaamit. Por ky ia doli tė ikte deri nė Magedo dhe aty vdiq. 28 Shėrbėtorėt e tij e vunė nė karrocėn e tij dhe e ēuan nė Jerusalem. E varrosėn nė varrezėn me etėrit e tij nė Qytetin e Davidit.

29 Nė tė njėmbėdhjetin vit tė sundimit tė Joramit, birit tė Akabit, mbret mbi Judėn u bė Okozia.

Vrasja e Jezabelės

30 Jehui po arrinte nė Jezrahel. Kur mori vesh Jezabela pėr ardhjen e tij, i leu sytė, e stolisi kokėn, e pa pėr dritareje 31 tek po hynte nėpėr derė nė qytet dhe tha: “Gjithēka mirė, o Zambri, vrasės i zotėrisė tėnd”?!

32 Jehui ngriti sytė nga dritarja e tha: “A ėshtė kush me mua, a ėshtė kush?” Dy a tre oborrtarė u kthyen drejt tij. 33 Ai u urdhėroi: “Hidheni poshtė”! Ata e hodhėn poshtė. Gjaku i saj stėrpiku muret dhe kuajt qė e shqelmuan. 34 Jehui hyri brenda, hėngri dhe piu e atėherė tha: “Shkoni e shiheni atė tė mallkuar dhe varroseni, se ėshtė bijė mbreti”! 35 Kur shkuan pėr ta varrosur, nuk i gjetėn tjetėr pėrveē kafkės, kėmbėve dhe shuplakave tė duarve. 36 U kthyen dhe i treguan. Jehui tha: “U plotėsua fjala qė e kishte thėnė Zoti me gojėn e Elisė nga Tesbiu, shėrbėtorit tė vet, qė tha: ‘Nė fushėn e Jezrahelit qentė do ta hanė trupin e Jezabelės. 37 Trupi i Jezabelės do tė jetė si pleh nė fushėn e Jezrahelit, kėshtu qė tė mos mund tė thuhet as: ‘Po a kjo qenka ajo Jezabela’”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Njė nxėnės i Elizeut e shuguron mbret Je...