Kapitujt

2 i Mbretėrve: 22. Hyrje nė mbretėrimin e Jozisė nė Jude /640 609/

22

1 Jozia kishte tėtė vjet kur filloi tė mbretėrojė dhe nė Jerusalem mbretėroi tridhjetė e njė vjet. Nėna e tij quhej Ididė. Ishte bija e Hadajės nga Bezekati. 2 Bėri ē’ishte e pėlqyshme para Zotit dhe e ndoqi pikė pėr pikė udhėn e Davidit, babait tė vet. Nuk iu shmang as djathtas as majtas.

Zbulimi i librit tė Ligjit

3 Nė tė tetėmbėdhjetin vit tė mbretit Jozi, mbreti e dėrgoi Safanin, birin e Aslisė, tė birit tė Mesulamit, sekretarin, nė Tempullin e Zotit me kėtė porosi: 4 “Shko tė kryeprifti Helci! Le t’i bėjė gati paratė e dhėna nė Tempullin e Zotit, qė i kanė mbledhur derėtarėt prej popullit e 5 le t’u jepen kryepunėtorėve tė caktuar pėrgjegjės pėr Shtėpinė e Zotit pėr t’i paguar ata qė punojnė nė pėrmirėsimin e pjesėve tė dėmtuara tė Tempullit tė Zotit, 6 d. m. th. marangozėt, ndėrtuesit, muratorėt dhe pėr tė blerė lėndė e gurė tė latuar pėr tė bėrė meremetime nė Tempull. 7 Por tė mos u njehen paratė qė tė marrin, sepse punojnė me ndėrgjegje”.

8 Kryeprifti Helci i tha Safanit sekretar: “E kam gjetur nė Shtėpinė e Zotit Librin e Ligjit!” Dhe Helcia ia dha Safanit librin. Safani e lexoi. 9 Sekretari Safan erdhi te mbreti dhe i tregoi pėr ēfarė e kishte dėrguar. I tha: “Shėrbėtorėt e tu i kanė marrė paratė qė kanė qenė nė Tempull dhe ua dhanė ndėrmarrėsve tė punimeve, pėrgjegjėsve tė Tempullit tė Zotit”.

10 Atėherė sekretari Safan e njoftoi mbretin e i tha: “Helcia kryeprift mė ka dhėnė njė libėr”. Safani filloi ta lexojė para mbretit.

Kėshillim me profeteshėn Holdė

11 Mbreti, kur i dėgjoi fjalėt e librit tė Ligjit, i shqeu petkat e veta. 12 Atėherė i urdhėroi Helcisė prift, Ahikamit, birit tė Safanit, Akoborit, birit tė Mikės, Safanit sekretar dhe Azajės, shėrbėtorit tė mbretit, duke thėnė: 13 ”Shkoni dhe pyeteni Zotin lidhur me mua, me popullin e me mbarė Judėn, pėr fjalėt e kėtij libri qė u gjet, sepse ėshtė ndezur kundėr nesh hidhėrimi i madh i Zotit pėr arsye se nuk i dėgjuan tė parėt tanė fjalėt e kėtij libri dhe nuk zbatuan gjithēka ėshtė shkruar pėr ne”.

14 Shkuan, pra, Helcia prift, Ahikami, Akobori, Safani dhe Asaja te profetesha Holdė, gruaja e Selumit, birit tė Tekuit, tė birit tė Haraasit, rojtarit tė rrobave, e cila banonte nė Jerusalem, nė qytetin e ri. Ata folėn me tė 15 dhe ajo iu pėrgjigj: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Thuajini njeriut qė ju dėrgoi tek unė: 16 Kėshtu thotė Zoti: ‘Ja, unė do tė ēoj njė fatkeqėsi tė madhe mbi kėtė vend dhe mbi banorėt e tij, do t’i plotėsoj tė gjitha fjalėt e librit qė lexon mbreti i Judės, 17 sepse mė lanė mua e u flijuan hyjnive tė huaja duke mė fyer mua me tė gjitha veprimet e tyre. Do tė ndizet zemėrimi im kundėr kėtij vendi dhe nuk do tė shuhet. 18 Kurse mbretit tė Judės, qė ju ka dėrguar pėr t’u kėshilluar me Zotin, thuajini kėshtu: Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Pėr arsye se i dėgjove fjalėt e vėllimit 19 dhe se e ke zbutur zemrėn e pse je pėrvujtėruar para Zotit kur ke dėgjuar ēfarė kam thėnė unė kundėr kėtij vendi e kundėr banorėve tė tij ‑ se ky vend do tė bėhet i shkretėruar e i mallkuar ‑ dhe i shqeve petkat e tua e qave para meje, unė tė dėgjova ‑ thotė Zoti. 20 Pėr kėtė arsye unė do tė tė bashkoj me etėrit e tu; do tė bashkohesh me ta nė paqe nė varrin tėnd, qė sytė e tu tė mos i shohin tė gjitha kėto tė kėqija qė do t’i sjell mbi kėtė vend.” Tė dėrguarit ia kthyen pėrgjigjen mbretit.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Hyrje nė mbretėrimin e Jozisė nė Jude /6...