Kapitujt

2 i Mbretėrve: 19. Kėrkohet kėshillė nga Isaia

19

1 Kur i dėgjoi kėto fjalė Ezekia, i shqeu petkat e veta, ngjeshi grathoren dhe hyri nė Shtėpinė e Zotit. 2 Atėherė i dėrgoi tek Isaia profet, biri i Amosit, Eliacimin, kryekuj‑ destarin e pallatit, sekretarin Sobnė dhe krerėt e priftėrinjve tė veshur me grathore. 3 Ata i thanė: “Kėshtu thotė Ezekia: Ditė ngushtimi, ditė ndėshkimi e ditė turpi ėshtė kjo ditė: foshnjat janė rritur pėr tė dalė nė dritė, porse lindėses i mungojnė fuqitė pėr t’i qitur nė dritė! 4 Ndoshta Zoti, Hyji yt, do t’i dėgjojė tė gjitha fjalėt e Rabsacesit, qė zotėria i tij, mbreti i Asirisė, e dėrgoi pėr ta poshtėruar Hyjin e gjallė, e do ta ndėshkojė pėr fjalėt qė i dėgjoi Zoti, Hyji yt. Thuaji njė uratė pėr tėpricėn qė ende ka mbetur”.

5 Shkuan, pra, shėrbėtorėt e mbretit Ezeki tek Isaia. 6 Isaia u tha: “Kėshtu thuajini zotėrisė tuaj. Kėshtu thotė Zoti: Mos i druaj fjalėt qė i dėgjove ti, me tė cilat shėrbėtorėt e mbretit tė Asirisė mė kanė sharė mua. 7 Ja, unė po ēoj nė tė njė shpirt dhe, posa tė dėgjojė njė lajm, do tė kthehet nė vendin e vet . Do tė bėj qė nė vendin e tij tė vritet prej shpatės”.

Nisja e kryekomandantit

8 Rabsaci u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisė duke sulmuar Lobnėn; i kishte shkuar lajmi se mbreti e kishte lėshuar Lakisin. 9 Sepse kishte dėgjuar lajmin lidhur me Tarakėn, mbretin e Etiopisė, qė thuhej: “Ja, erdhi pėr tė luftuar kundėr teje”!

Letra e Senakeribit

Atėherė Senakeribi i dėrgoi pėrsėri kasnecėt e vet tek Ezekia pėr t’i thėnė: 10 “Kėshtu thuajini Ezekisė, mbretit tė Judės: Tė mos gėnjejė Hyji yt, nė tė cilin ke vėnė shpresėn dhe mos thuaj: ‘Jerusalemi nuk do tė bjerė nė dorė tė mbretit tė Asirisė’. 11 Ti vetė ke dėgjuar mirė fort se ē’u kanė bėrė tė gjitha vendeve mbretėrit e Asirisė: se si i kanė shkretėruar! A thua vetėm ti do tė shpėtosh? 12 A thua secili nga zotat e popujve i shpėtoi popujt e vet qė i shkretėruan etėrit e mi, d. m. th. Gozanin, Harranin, Resefin dhe bijtė e Edenit qė ishin nė Thelasar? 13 Ku ėshtė mbreti Emat, mbreti Arfad e mbreti i qytetit Sefarvaim, Ana e Ava”?

14 Kur Ezekia mori letrėn prej dorės sė kasnecėve dhe pasi e lexoi, shkoi nė Shtėpinė e Zotit dhe e shtriu pėrpara Zotit. 15 Kėshtu u lut nė praninė e Zotit: “O Zot, Hyji i Izraelit, qė rri mbi kerubinė! Ti i vetmi je Hyji i tė gjitha mbretėrive tė tokės! Ti e krijove qiellin e tokėn! 16 Prire veshin tėnd e dėgjo! Hapi, o Zot, sytė e tu e shiko! Dėgjo tė gjitha fjalėt e Senakeribit, qė i dėrgoi pėr tė poshtėruar Hyjin e gjallė!

17 Ėshtė e vėrtetė, o Zot, se mbretėrit e Asirisė shkretėruan popuj dhe vendet e tyre! 18 Edhe zotat e tyre i dogjėn nė zjarr. Veēse ata nuk ishin Zot, por vepėr e duarve tė njerėzve prej drurit e gurit, dhe mbretėrit e Asirisė i rrėnuan. 19 Por ti, o Zot, Hyji ynė, na shpėto prej dorės sė tij, qė ta marrin vesh tė gjitha mbretėritė e tokės, se ti, o Zot, je i vetmi Hyj”.

Ndėrmjetėsimi i Isaisė

20 Atėherė Isaia, biri i Amosit, dėrgoi pėr t’i thėnė Ezekisė: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘E kam dėgjuar lutjen qė ma ke drejtuar ti lidhur me Senakeribin, mbretin e Asirisė.

21 Ja fjalėt qė Zoti i tha kundėr tij:

Tė pėrbuz, tė pėrqesh virgjėra, bija e Sionit!

Prapa teje e tund kokėn bija e Jerusalemit!

22 Kė poshtėrove, kė shave?

Kundėr kujt e ngrite zėrin

dhe me krenari i lartėsove sytė?

Kundėr Shenjtit tė Izraelit!

23 Me gojėn e shėrbėtorėve tė tu e feve Zotin.

Ti the: ‘Me karrocat e mia tė shumta

nė majė u dola maleve;

nė mė tė lartat maja tė Libanit

dhe ia preva mė tė lartėt cedra,

mė tė bukurit bredha!

I dola nė mė tė lartat maja,

nė mė tė dendurin pyll!

24 Hapa e piva ujėt e huaj;

me shputat e kėmbėve tė mia

i shtera ujėrat e Egjiptit’!

25 Pse a nuk e di

se qė kaherė e kam bėrė kėtė synim,

se prej kohėsh tė lashta

ta kam pėrftuar?

Tani do ta sendėrtoj:

tė ėshtė dhėnė t’i shndėrrosh

qytetet e forta nė rrėnoja.

26 Banorėt e tyre tė pafuqishėm

u tmerruan dhe u mposhtėn,

u bėnė porsi bari i fushės,

porsi bari nė lėndinė, bar pullazesh,

qė thahet pa mbėrritur pjekurinė!

27 E di kur rri,

kur del e kur kthehesh.

Edhe tėrbimin tėnd kundėr meje:

28 u shkumite kundėr meje,

krenaria jote arriti nė veshėt e mi!

Hundės sate mėhundėzėn do t’ia vė,

nė gojėn tėnde fre tė hekurt

e do tė tė kthej udhės nga ke ardhur!

29 Ty Ezeki, kjo le tė jetė shenja:

ha sivjet ē’tė gjesh,

kurse sot njė vit ē’tė mbijė vetiu.

Nė vitin e tretė mbillni e korrni,

mbillni vreshta dhe hani frutat e tyre.

30 Ata qė tė shpėtojnė prej shtėpisė sė Judės,

thellė rrėnjėt do t’i lėshojnė,

e lart fruta do tė prodhojnė;

31 sepse prej Jerusalemit do tė dalė Teprica,

tė Shpėtuarit prej malit Sion!

Dashuria pėrvėluese e Zotit do ta bėjė kėtė!

32 Prandaj Zoti kėshtu thotė pėr mbretin e Asirisė:

S’do tė hyjė, jo, nė kėtė qytet,

kundėr tij s’do tė qesė shigjetė,

kundėr tij as shqyt s’do tė kthejė,

s’do tė thellojė kanal rreth tij!

33 Rrugės nga erdhi ai do tė zmbrapset,

nė kėtė qytet kėmba s’i shkel!

Ėshtė kjo fjala qė Zoti e flet.

34 Kėtė qytet e mbroj vetė dhe e shpėtoj

pėr shkakun tim e pėr Davidin, shėrbėtorin tim”.

Humbja dhe vdekja e Senakeribit

35 Po atė natė engjėlli i Zotit hyri nė fushimin e asirėve dhe i vrau njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė asirė. Kur u ngritėn herėt nė mėngjes, i panė tė gjitha kufomat e tė vdekurve. 36 Senakeribi, mbreti i Asirisė, bėri ēojėn dhe shkoi e u ndal nė Ninivė. 37 Dhe, ndėrsa po adhuronte nė tempullin e Nesrokut, zotit tė vet, Adrameleku dhe Sarasati, bijtė e tij, e vranė shpatė dhe ikėn nė tokėn e armenėve. Nė vend tė tij u bė mbret Asarhadoni, biri i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Kėrkohet kėshillė nga Isaia