Kapitujt

2 i Mbretėrve: 10. Vrasja e familjes mbretėrorė tė Izraelit

10

1 Akabi kishte nė Samari shtatėdhjetė djem. Jehui shkroi letra dhe i dėrgoi nė Samari te kretėt e qytetit, pleqtė dhe kujdestarėt e djemve tė Akabit. U thoshte: 2 “Posa t’i merrni kėto letra, ju qė keni tė bijtė e zotėrisė tuaj, karroca, kuaj, qytetin e pathyeshėm, dhe armėt, 3 zgjidheni mė tė mirin e mė tė drejtin djalė tė zotėrisė tuaj, vėreni mbi fronin e t’et dhe luftoni pėr familjen e zotėrisė tuaj”.

4 Por ata u trembėn sa s’ka dhe thanė: “Ja, dy mbretėr nuk qenė nė gjendje ta pėrballojnė, e si do tė mund t’i qėndrojmė ne”? 5 Kėndej edhe i ēuan fjalė Jehuit kujdestari i pallatit, kryetari i qytetit, pleqtė dhe kujdestarėt e djemve. I thanė: “Jemi shėrbėtorėt e tu: do tė bėjmė gjithēka tė na urdhėrosh. Mbret nuk do tė shpallim askėnd. Bėj si tė tė pėlqejė ty”.

6 Jehui u shkroi kėtė letėr tė dytė: “Nėse jeni tė mitė e nėse mė dėgjoni: merrni kokat e njerėzve, tė djemve tė zotėrisė tuaj, dhe ejani tek unė nesėr nė kėtė orė nė Jezrahel”. Tashti, shtatėdhjetė djemtė e mbretit ishin tė ndarė ndėr bujarėt e qytetit qė i edukonin. 7 Posa u arriti letra, i morėn bijtė e mbretit dhe i vranė: shtatėdhjetė burra, kokat e tyre i vendosėn nė zymbyla dhe i ēuan tek ai nė Jezrahel.

8 Lajmėtari shkoi tek ai dhe e lajmėroi: “I kanė sjellė kokat e bijve tė mbretit”. Ai u pėrgjigj: “Qitni ato nė dy grumbuj te dera e qytetit deri nesėr nė mėngjes”. 9 Kur zbardhi drita, doli e, duke qėndruar nė kėmbė, i tha mbarė popullit: “Ju jeni tė drejtė! Jam unė qė jam ngritur kundėr zotėrisė tim dhe e kam vrarė! Por, kush i vrau tė gjithė kėta? 10 Shikoni, pra, tani se asnjė prej fjalėve tė Zotit qė i tha Zoti kundėr shtėpisė sė Akabit, nuk shkoi hupėse, por Zoti ēoi nė vend gjithēka tha me gojėn e shėrbėtorit tė vet Elisė”. 11 Dhe Jehui i vrau tė gjithė ata qė kishin mbetur ende nė Jezrahel, prej familjes sė Akabit, tė gjithė bujarėt e tij, oborrtarėt e tij dhe priftėrinjtė e tij, sa s’la asnjė pėr be.

Vrasja e prijėsve tė Judės

12 U ngirt dhe hyri. Pastaj u nis pėr Samari. Kur arriti nė udhė nė Beteced tė Barinjve, 13 i takoi vėllezėrit e Okozisė, mbretit tė Judės dhe i pyeti: “Kush jeni ju”? Ata iu pėrgjigjėn: “Jemi vėllezėrit e Okozisė. Po zbresim pėr tė pėrshėndetur bijtė e mbretit e bijtė e mbretėreshes Zonjė”.

14 Ai urdhėroi: “Kapini gjallė”! Pasi i zunė gjallė, i vranė te ubla e Betecedit: dyzet e dy burra dhe asnjė prej tyre nuk shpėtoi.

Jehui dhe Jonadabi

15 Pasi u nis prej andej, hasi nė Jonadabin, birin e Rekabit, qė ishte nisur nė takim me tė. E pėrshėndeti e pastaj e pyeti: “A ėshtė zemra jote e ēiltėr ndaj zemrės sime sikurse zemra ime ėshtė ndaj sates”? Jonadabi iu pėrgjigj: “Po”! “Nėse ėshtė ‑ i tha ‑ ma jep dorėn”! Ai ia dha dorėn e vet. Atėherė e mori me vete nė karrocė 16 dhe i tha : “Eja me mua e do ta shohėsh zellin qė kam pėr Zotin”. Dhe vazhduan sė bashku nė karrocė 17 e shkuan nė Samari. Jehui i vrau tė gjithė ata qė kishin shpėtuar prej familjes sė Akabit e gjendeshin ende nė qytet: s’la asnjė, sipas fjalės sė Zotit qė e kishte folur me gojėn e Elisė.

Vrasja e besimtarėve tė Baalit e rrėnimi i tempullit tė tij

18 Pastaj Jehui bashkoi mbarė popullin dhe i tha: “Akabi e ka nderuar Baalin pakėz, kurse unė do ta nderoj shumė. 19 Prandaj m’i thirrni tani qė tė vijnė tek unė tė gjithė profetėt e Baalit, tė gjithė besimtarėt e tij dhe tė gjithė priftėrinjtė e tij: tė mos mungojė asnjė! Dua t’i kushtoj Baalit njė fli tė madhėrishme. Kushdo tė mungojė, s’do tė jetojė”! Porse Jehui e bėnte kėtė gjė me dredhi pėr t’i zhdukur adhuruesit e Baalit. 20 Urdhėroi: “Shpallni mbledhje kremtore pėr nder tė Baalit”. E shpallėn.

21 Jehui dėrgoi shpalljen nė mbarė Izraelin dhe erdhėn tė gjithė adhuruesit e Baalit. S’mbeti pa ardhur asnjė pėr be.

Hynė tė gjithė nė tempullin e Baalit dhe u mbush shtėpia e Baalit fund e majė. 22 Jehui i tha kujdestarit tė petkave:

“Sillni petkat pėr tė gjithė adhuruesit e Baalit”. Ai ua solli petkat. 23 Si hyri Jehui dhe Jonadabi, biri i Rekabit, nė tempullin e Baalit, u tha adhuruesve tė Baalit: “Shikoni mirė nė mos ka kėtu, mes jush, ndonjė shėrbėtor tė Zotit. Le tė jenė vetėm shėrbėtorėt e Baalit”!

24 Hynė pėr tė kushtuar therore e fli shkrumbimi. Porse Jehui i kishte bėrė gati tetėdhjetė vetė pėrjashta dhe u kishte urdhėruar: “Cilido prej jush qė tė lėrė tė ikė ndonjė prej atyre qė unė do t’jua dorėzoj, jetėn e tė ikurit, do ta paguajė me jetėn e vet”. 25 Pasi u krye flia e shkrumbimit, Jehui u urdhėroi rojave dhe prijėsve ushtarakė: “Hyni dhe vritni: tė mos shpėtojė asnjė”! Rojtarėt dhe prijėsit ushtarakė i prenė me shpatė dhe i shtruan rrah. Pastaj depėrtuan nė dabir tė tempullit tė Baalit. 26 E morėn truporen e Baalit, e dogjėn 27 dhe e thėrmuan. Pastaj e rrėnuan shtėpinė e Baalit dhe e bėnė vendin e saj vend pėr tė hedhur plehrat deri nė ditėn e sotme.

Mbretėria e Jehuit nė Izrael /841‑814/

28 Kėshtu, pra, Jehui e zhduki prej Izraelit Baalin. 29 Megjithatė nuk iu shmang mėkateve tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, qė e kishte bėrė Izraelin tė mėkatojė: nuk u shkoq prej viēave tė artė qė ishin nė Betel e nė Dan.

30 Zoti i tha Jehuit: “Pasi e kreve me kujdes atė qė ėshtė e drejtė para syve tė mi dhe bėre gjithēka kisha nė mendje kundėr shtėpisė sė Akabit, bijtė e tu do tė rrinė mbi fronin e Izraelit deri nė tė katėrtin brez”. 31 Porse mjerisht Jehui nuk qėndroi tė ecte me gjithė zemėr nė ligjin e Zotit, Hyjit tė Izraelit: nuk iu shmang mėkateve tė Jeroboamit, i cili e kishte ngashnjyer Izraelin nė mėkat.

32 Nė atė kohė Zoti filloi tė shqyejė copa toke prej Izraelit. Hazaeli i goditi izraelitėt gjith‑ kund nė kufijtė e tyre; 33 nga Jordani nė krahun e lindjes pushtoi mbarė krahinėn e Galaadit, tė Gadit, tė Rubenit, tė Manaseut, qė prej Aroerit, qė ėshtė mbi pėrruan Arnon, Galaadin e Basanin.

34 Veprat e tjera tė Jehuit si dhe gjithēka bėri, si dhe trimėritė e tij, vallė a nuk janė tė shkruara kėto nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 35 Edhe Jehui pushoi me etėrit e vet dhe e varrosėn nė Samari. Nė vend tė tij mbret u bė i biri, Joakazi. 36 Koha gjatė tė cilės mbretėroi Jehui mbi Izraelin nė Samari, zgjati njėzet e tetė vjet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Vrasja e familjes mbretėrorė tė Izraelit