Kapitujt

2 i Mbretėrve: 15. Mbretėria e Azarisė nė Judė /781 740/

15

1 Nė vitin e njėzeteshtatė tė Jeroboamit, mbretit tė Izraelit, mbretėroi Azaria, biri i Amasiut, mbretit tė Judės. 2 Kishte gjashtėmbėdhjetė vjet kur filloi tė mbretėrojė e mbretėroi nė Jerusalem pesėdhjetė e dy vjet. Emri i s’ėmės ishte Jekeli dhe ishte prej Jerusalemit. 3 Bėri ē’ėshtė e drejtė nė sy tė Zotit, pikėrisht porsi i ati i tij, Amasiu. 4 Megjithatė nuk i rrėnoi lartėsirat. Populli vazhdoi tė flijojė e tė kushtojė kem nė lartėsira.

5 Zoti e goditi mbretin me gėrbulė dhe nuk iu hoq derisa vdiq. Jetonte nė njė shtėpi tė ndarė veēmas, kurse biri i mbretit, Joatami ishte drejtor i pallatit mbretėror dhe gjykonte popullin e vendit.

6 Veprat e tjera tė Azarisė dhe gjithēka bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 7 Azaria fjeti pranė etėrve tė vet dhe e varrosėn me tė parėt e vet nė Qytetin e Davidit. Ne vend tė tij mbretėroi Joatami, i biri.

Mbretėrimi i Zakarisė nė Izrael (743)

8 Nė tė tridhjetetetin vit tė Azarisė, mbretit tė Judės, mbi Izrael nė Samari mbretėroi Zakaria, biri i Jeroboamit, pėr gjashtė muaj. 9 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, ashtu siē kishin bėrė tė parėt e tij. Nuk u shmang prej mėkateve tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, qė e bėri Izraelin tė mėkatojė. 10 U pėrbetua kundėr tij Selumi, biri i Jabesit. I ra nė Jeblaam dhe e vrau. U bė mbret nė vend tė tij.

11 Veprat e tjera tė Zakarisė, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 12 Kjo ėshtė fjalė qė Zoti ia kishte thėnė Jehuit: “Fėmijėt e tu do tė rrinė mbi fronin e Izraelit deri nė tė katėrtėn brezni”. Dhe ashtu ndodhi.

Mbretėrimi i Selumit nė Izrael /743/

13 Nė tė tridhjetenėntin vit tė Azarisė, mbretit tė Judės, u bė mbret Selumi, biri i Jabesit. Mbretėroi vetėm njė muaj nė Samari. 14 Prej Tersės erdhi Manahemi, biri i Gadit, nė Samari, e sulmoi Selumin, birin e Jabesit, nė Samari, e vrau dhe mbretėroi nė vend tė tij.

15 Veprat e tjera tė Selumit si dhe pėrbetimi qė e sendėrtoi, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 16 Asokohe Manahemi e rroposi Tapsėn me gjithēka ishte nė tė si dhe krahinat e saja prej Tersės, sepse nuk deshėn t’ia hapnin dyert e qytetit. I vrau edhe tė gjitha gratė shtatzėna duke ua shporuar barkun.

Mbretėrimi i Manahemit nė Izrael /743‑738/

17 Nė tė tridhjetenėntin vit tė Azarisė, mbretit tė Judės, Manahemi, biri i Gadit, mbretėroi mbi Izraelin. Mbretėroi nė Samari dhjetė vjet. 18 Bėri ēka ishte e keqe nė praninė e Zotit. Nuk u shmang nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e bėri Izraelin tė mėkatojė.

Nė kohėn e tij 19 Fuli, mbreti i asirėve, e pushtoi vendin. Manahemi i dha Fulit njė mijė talenta argjendi qė ta pėrkrahte dhe t’ia pėrforconte mbretėrimin. 20 Manahemi i mblodhi kėto para prej tė gjithė pasanikėve tė Izraelit pėr t’ia dhėnė mbretit tė Asirisė. Secilit iu desh tė jepte nga pesėdhjetė sikla argjendi. Kėshtu mbreti i Asirisė u kthye e nuk u ndal nė vend.

21 Veprat e tjera tė Manahemit si dhe gjithēka bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 22 Manahemi pushoi me etėrit e vet. Nė vend tė tij mbretėroi Faceja, biri i tij.

Mbretėrimi i Facesė nė Izrael /738‑737/

23 Nė vitin e pesėdhjetė tė Azarisė, mbretit tė Judės, mbi Izrael mbretėroi nė Samari pėr dy vjet, Faceja, biri i Manahemit. 24 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit. Nuk u shmang prej mėkateve tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, qė e bėri Izraelin tė mėkatojė. 25 Kundėr tij bėri pėrbetim Faceu, biri i Romelisė, kryetari i ushtrisė sė tij, dhe e vrau nė Samari, nė kullėn e shtėpisė mbretėrore... Me tė ishin pesėdhjetė burra prej bijve tė Galaadit. E vrau dhe nė vend tė tij u bė mbret.

26 Veprat e tjera tė Facesė, si dhe tė gjitha qė bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit?

Mbretėrimi i Faceut nė Izrael /737‑732/

27 Nė vitin e pesėdhjetedytė tė Azarisė, mbretit tė Judės, mbret mbi Izraelin u bė Faceu, biri i Romelisė. Pėr njėzet vjet mbretėroi nė Samari. 28 Bėri ē’ishte e keqe pėr sytė e Zotit. Nuk u shmang nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nabatit, i cili e bėri Izraelin tė mėkatojė.

29 Nė kohėn e Faceut, mbretit tė Izraelit, erdhi Teglatfalasari, mbreti i Asirisė, dhe pushtoi Ajonin, Abelbetmaakėn, Janoehun, Cedesin, Asorin, Galaadin, Galilenė dhe mbarė tokėn e Neftaliut dhe banorėt i treti nė Asiri. 30 Kundėr Faceut, birit tė Romelisė, bėri pėrbetim Oseu, biri i Elės: e goditi dhe e vrau e mbretėroi nė vend tė tij nė tė njėzetin vit tė Joatamit, birit tė Ozisė.

31 Veprat e tjera tė Faceut, si dhe gjithēka ndėrmori, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit?

Mbretėrimi i Joatamit nė Judė /740‑736/

32 Nė vitin e dytė tė Faceut, birit tė Romelisė, mbretit tė Izraelit, mbretėroi Joatami, biri i Ozisė, mbretit tė Judės. 33 Ishte njėzet e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem gjashtėmbėdhjetė vjet. Emrin nėna e tij e kishte Jerusė. Ishte bija e Sadokut. 34 Bėri atė qė ishte e pėlqyeshme para syve tė Zotit; veproi krejtėsisht porsi i ati i vet, Ozia. 35 Porse lartėsirat nuk i hoqi; populli vazhdoi gjithnjė tė flijonte e tė digjte kem nė lartėsira.

Ai ndėrtoi derėn e Sipėrme nė Shtėpinė e Zotit.

36 Veprat e tjera tė Joatamit, si dhe gjithēka bėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 37 Nė kohėn e tij Zoti filloi tė dėrgojė nė Judė Rasinin, mbretin e sirianėve, dhe Faceun, birin e Romelisė. 38 Joatami pushoi pranė etėrve tė vet dhe qe varrosur bashkė me ta nė Qytetin e Davidit, babait tė vet. Nė vend tė tij u bė mbret Akazi, djali i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėria e Azarisė nė Judė /781 740/