Kapitujt

2 i Mbretėrve: 7. Zbulohet fushimi i braktisur i sirianėve

7

1 Por Elizeu iu pėrgjigj: “Dėgjojeni fjalėn e Zotit: Kėshtu thotė Zoti: Nesėr po nė kėtė kohė nė derė tė Samarisė njė masė endė mielli do tė jetė njė sikėl, kurse dy masė elbi do tė kushtojnė njė sikėl”. 2 Prijėsi, mbi krahun e tė cilit mbėshtetej mbreti, u pėrgjigj e i tha njeriut tė Hyjit: “Po si jo! Zoti Tani hap dritare nė qiell! A mund tė ndodhė njė gjė e tillė”? Elizeu iu pėrgjigj: “Me sy tė tu do tė shohėsh, por ti nuk do tė hash”!

Zbulohet fushimi i braktisur i sirianėve

3 Para derės sė qytetit ishin katėr njerėz tė gėrbulur. Ata i thanė njėri‑tjetrit: “Pse qėndrojmė kėtu derisa tė vdesim? 4 Nėse do tė hyjmė nė qytet, do tė vdesim urie, nėse qėndrojmė kėtu, prapė na duhet tė vdesim. Tė ēohemi e tė shkojmė nė fushimin e sirianėve! Nėse do tė na falin, do tė jetojmė, po nėse na vrasin, tė vdekur se tė vdekur”! 5 U ēuan, pra, nė mbrėmje pėr t’u futur nė fushimin e sirianėve. Arritėn buzė fushimit tė sirianėve, kur atje ‑ askush!

6 Zoti kishte bėrė tė dėgjohej nė fushimin e sirianėve njė krismė karrocash, kuajsh dhe zhurmė tė njė ushtrie tė madhe.

Sirianėt i thanė njėri‑tjetrit: “Mbreti i Izraelit paska marrė me pagė mbretin e hetenjve e tė egjiptianėve pėr tė luftuar kundėr nesh”. 7 Kėshtu, pra, u ēuan e ikėn natėn pa hėnė, lanė ēadra, kuaj, gomarė edhe fushimin ashtu siē ishte, e ikėn pėr tė shpėtuar disi vetėm jetėn.

8 Kėshtu, kur erdhėn ata tė gėrbulur buzė fushimit, hynė nė njėrėn tendė dhe hėngrėn e pinė. Morėn pastaj argjend, ar e petka e shkuan e i fshehėn. U kthyen sėrish nė njė tjetėr tendė dhe morėn edhe prej andej po ashtu ē’u gjetėn dhe i fshehėn.

Pėrfundimi i rrethimit dhe i urisė

9 I thanė njėri‑tjetrit: “S’jemi duke punuar drejt. Kjo ditė ėshtė ditė sihariqi e ne po heshtim. Nėse nuk lajmėrojmė deri nė mėngjes, do tė jemi fajtorė. Ejani tė shkojmė e tė lajmėrojmė nė pallatin e mbretit”. 10 Kur arritėn, thirrėn derėtarėt e qytetit dhe u thanė: “Kemi shkuar nė fushimin e Sirisė dhe nuk kemi gjetur njeri tė gjallė, por vetėm kuaj e gomarė tė lidhur dhe tendat e lėshuara”. 11 Derėtarėt atėherė thirrėn brenda qytetit dhe lajmi shkoi nė pallatin mbretėror.

12 Mbreti u ngrit natėn e u tha shėrbėtorėve tė vet: “Po ju vė nė dijeni se ē’synojnė kundėr nesh sirianėt. E dinė se vuajmė nga uria, prandaj e kanė lėshuar fushimin e na kanė vėnė pritat nė fushė. Ata kanė pleqėruar: ‘Kur tė dalin nga qyteti, do t’i kapim gjallė dhe kėshtu do tė hyjmė nė qytet’”. 13 Njėri prej oficerėve tė tij iu pėrgjigj: “Po i marrim pesė kuajt qė kanė mbetur nė qytet. Po i gjetka ata ēka do ta gjejė mbarė Izraelin qė po shihet se po merr fund. Po i ēojmė, pra, e po shohim”. 14 Atėherė i morėn dy karroca me kuaj e mbreti i dėrgoi pas ushtrisė siriane e u tha: “Shkoni e shikoni”! 15 Ata shkuan pas tyre deri nė Jordan. Kur ē’tė shohėsh, mbarė rruga ishte plot petka e enė qė sirianėt i kishin hedhur rrugės duke ikur. Lajmėtarėt u kthyen dhe i treguan mbretit.

16 Mbarė populli doli dhe e plaēkiti fushimin sirian. Dhe njė masė endė mielli u bė dy sikla e dy masė elbi njė sikėl sipas fjalės sė Zotit.

17 Mbreti ia kishte besuar rojėn e derės sė qytetit atij oficeri, nė krahun e tė cilit mbėshtetej. Porse populli e shtypi duke e shkelur nė derė dhe vdiq sipas fjalės sė njeriut tė Hyjit, qė ia tha kur mbreti zbriti tek Elizeu. 18 E njėmend ndodhi sipas fjalės sė njeriut tė Hyjit qė ia tha mbretit, kur i tha: “Dy masė elbi njė sikėl e njė masė endė mielli do tė kushtojė neser nė kėtė kohė nė derė tė Samarisė vetėm njė sikėl”; 19 atėherė prijėsi iu pėrgjigj njeriut tė Hyjit e i tha: “Po edhe nėse Zoti hap dritare nė qiell, a thua mund tė ndodhė ēfarė po thua ti?!” e Elizeu i pati thėnė: “Mirė, pra! Ti do ta shikosh kėtė gjė me sytė e tu, por nuk do tė hash”! 20 Ndodhi, pra, krejtėsisht ashtu siē i qe parakallėzaur, populli e shkeli nė derė dhe ai vdiq.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Zbulohet fushimi i braktisur i sirianėve