Kapitujt

2 i Mbretėrve: 4. Vaji i vejushės

4

1 Njė grua, prej grave tė bijve tė profetėve, i lutej Ehlizeut e i thoshte: “Shėrbėtori yt, burri im, ka vdekur, e ti e di se shėrbėtori yt ka qenė njeri qė e ka dashtur Zotin. Dhe ja, ka ardhur huadhėnėsi pėr tė m’i marrė dy djemtė e mi pėr t’i bėrė skllevėr.” 2 Elizeu iu pėrgjigj: “Po ēka do qė tė bėj pėr ty? Ēka ke nė shtėpinė tėnde? Mė trego!” Ajo iu pėrgjigj: “Shėrbėtorja jote s’ka asgjė tjetėr nė shtėpinė e vet pėrveē njė poēi tė vogėl me vaj”. 3 Ai i tha: “Shko e merr hua prej tė afėrmve tė tu enė tė zbrazėta sa mė shumė qė tė mundesh. 4 Hyr nė shtėpi dhe mbylle derėn pas vetes. Kur tė jesh brenda ti dhe fėmijėt e tu, diko prej tij nė to. Secilėn enė qė ta mbushėsh nxirre nė njė anė”.

5 Shkoi, pra, gruaja, e mbylli derėn pas vetes e pas fėmijėve tė vet. Ata i sillnin enėt e ajo i mbushte. 6 Kur i mbushi enėt, i tha djalit tė vet: “Mė sill edhe njė enė”. Ai iu pėrgjigj: “S’kam mė”! Vaji u ndal. 7 Gruaja erdhi e i tregoi njeriut tė Hyjit. Ai i tha: “Shko e shite vajin e ktheja detyrėn huadhėnėsit tėnd, kurse ti e djemtė e tu jetoni me vajin qė do t’ju teprojė”.

Elizeu, sunamitja dhe djali i saj

8 Njė ditė ndodhi qė Elizeu tė kalojė nėpėr Sunam. Ishte aty njė grua fisnike dhe kjo e ndali tė hajė bukė tek ajo. Qė atėherė, gjithsaherė qė kalonte atypari, kthehej tek ajo pėr bukė. 9 Ajo i tha burrit tė vet: “Me sa shoh unė, ky njeri i Hyjit qė kalon shpesh kėtupari, ėshtė vėrtet njeri i shenjtė.

10 Po i ndėrtojmė njė dhomė nė tarracė, po i vendosim nė tė njė shtrat, njė tavolinė, njė ndenjėse dhe njė pishtar, qė, kur tė vijė tek ne, tė rrijė atje”.

11 Njė ditė erdhi ai atje, u ngjit nė dhomė dhe pushoi aty.

12 Elizeu i tha Gjiezit, shėrbėtorit tė vet: “Thirre kėtė sunamite”. Ky e thirri dhe, kur erdhi ajo, 13 Elizeu i tha shėrbėtorit: “Thuaji: Ti po kujdesesh shumė pėr ne. Ēfarė do qė tė bėj edhe unė pėr ty? A mos e ke ndonjė nevojė e do qė tė flas njė fjalė me mbretin ose me tė parin e ushtrisė”? Ajo iu pėrgjigj: “Jetoj e qetė nė mes tė njerėzve tė mi”. 14 Ai tha: “Po ē’dėshiron qė tė bėj pėr tė”, E Gjiezi tha: “E, mos pyet, nuk ka fėmijė dhe burri i saj ėshtė i moshuar”.

15 Atėherė Elizeu i urdhėroi ta thėrriste. Kjo pasi e thirrėn, erdhi e qėndroi para derės. 16 Elizeu i tha: “Nė kėtė kohė, sot njė vjet, djalin do ta shtrėngosh nė parzmin tėnd”! Por ajo u pėrgjigj: “Jo, zotėria im, jo, mos e gėnje shėrbėtoren tėnde, o njeri i Hyjit”! 17 Por gruaja me tė vėrtetė ngjizi dhe vitin e dytė po nė atė kohė, lindi djalin, ashtu siē i tha Elizeu.

18 Fėmija u rrit dhe njė ditė doli tė shkonte tek i ati ndėr korrtarė. 19 I tha t’et: “Koka ime! Koka ime”! Ai i tha shėrbėtorit: “Merre djalin e ēoje tek e ėma. ”. 20 E mori dhe e ēoi tek e ėma. Ajo e mori djalin nė prehėr dhe e mbajti ashtu deri nė mesditė dhe atėherė i vdiq. 21 Ajo u ngjit dhe e vendosi djalin nė shtratin e njeriut tė Hyjit dhe e mbylli derėn. Doli jashtė, 22 e thirri burrin e vet dhe i tha: “Ēoje, po tė lutem, me mua njėrin prej shėrbėtorėve dhe gomaricėn qė tė vrapoj deri te njeriu i Hyjit dhe do tė kthehem”. 23 Ai i tha: “Pse po shkon sot? S’ėshtė as hėna e re as e shtunė!” Ajo iu pėrgjigj: “Lametė‑ nzonė”! 24 E shaloi gomaricėn dhe i urdhėroi shėrbėtorit: “Prij e grahu kėmbėve! Mos u ndal askund pa tė thėnė unė”.

25 U nis pra, dhe arriti te njeriu i Hyjit nė malin e Karmelit. Kur e pa sė kundrualli njeriu i Hyjit, i tha Gjiezit, shėrbėtorit tė vet: “Ja, po vjen ajo sunamitja. 26 Shpejto dili pėrpara dhe thuaj: A je mirė ti? Si ėshtė burri dhe si e ke djalin”? Ajo iu pėrgjigj: “Mirė”! 27 Por kur arriti te njeriu i Hyjit nė mal, ra pėrmbys te kėmbėt e Elizeut dhe ia pushtoi. Gjiezi u afrua pėr ta larguar, por njeriu i Hyjit i tha: “Mos e luaj, se e paska shpirtin nė pikėllim tė madh e Zoti ma ka fshehur mua e nuk mė ka treguar”.

28 Ajo i tha: “Vallė, a kam kėrkuar unė djalė prej imzotit?

Pse, a nuk tė pata thėnė: Mos luaj me mua!?” 29 Elizeu i tha Gjiezit: “Shtrėngo ijėt e tua, merre shkopin tim dhe nisu! Nėse takon njė njeri, mos e pėrshėndet; nėse tė pėrshėndet kush, mos iu pėrgjigj. Vėr shkopin tim mbi djaloshin”. 30 Porse nėna e fėmijės tha: “Pasha Zotin e gjallė e pasha jetėn tėnde, nuk tė lėshoj”. Ai u ngrit dhe shkoi me tė.

31 Gjiezi kishte shkuar pėrpara dhe e kishte vėnė shkopin pėrmbi fėmijėn, por fėmija s’kishte dhėnė zė as shenja jete.

U kthye ta takojė dhe i tha: “Djaloshi nuk u zgjua”!

32 Elizeu hyri nė shtėpi dhe, ja, fėmija i vdekur ishte vig nė shtratin e tij. 33 Hyri dhe e mbylli derėn pas vetes e djaloshit dhe iu lut Zotit. 34 Hipi nė shtrat dhe ra pėrmbi djaloshin, gojėn e vet e vuri nė gojėn e djaloshit, sytė e vet mbi sytė e tij, duart e veta mbi duart e tij dhe u shtri mbi tė. Trupi i djaloshit u nxeh. 35 Atėherė u ngrit dhe eci nėpėr dhomė andej‑kėndej, ra pėrsėri nė shtrojė dhe u shtri pėrmbi fėmijėn. Djaloshi teshi shtatė herė dhe i hapi sytė. 36 Elizeu e thirri Gjiezin dhe i tha: “Thirre sunamiten”! Ai e thirri. Kur erdhi tek Elizeu, ky i tha: “Merre djalin tėnd”!

37 Ajo u afrua, ra pėrmbys te kėmbėt e tij dhe e nderoi me fytyrė pėrdhe. E mori djalin e vet e doli jashtė.

Kusia e helmuar

38 Elizeu u kthye nė Galgalė. Vendin e kishte kapur uri e madhe. Bijtė e profetėve banonin tek ai. Elizeu i tha sherbėtorit tė vet: “Vėre kusinė e madhe e ziej diēka pėr tė ngrėnė bijtė e profetėve”. 39 Njėri prej tyre doli nė fushė pėr tė mbledhur barishte tė egra. Gjeti njė pemė kacavjerrėse si hardhi e egėr dhe mblodhi prej saj fruta tė idhėta. Me to e mbushi leshnikun e vet, u kthye dhe i thėrmoi nė kusi: por nuk dinte se ē’ishin. 40 Pastaj ua zbrazėn njerėzve qė tė hanė. Kur e kėrkuan hajen, bėrtitėn e thanė: “Vdekja nė kusi, njeri i Hyjit”! Dhe nuk mundėn tė hanin. 41 Elizeu u tha: “Mė sillni miell”! Kur ia sollėn, e qiti nė kusi e tha: “Zbrazu njerėzve le tė hanė”! Dhe nė kusi s’pati mė asgjė tė keqe.

Shumėzimi i bukėve

42 Erdhi njė njeri prej Baalsalisės dhe i solli njeriut tė Hyjit bukė tė fryteve tė para: njėzet bukė elbi dhe grurė tė ri nė duqet e veta. Elizeu tha: “Ndaju njerėzve tė hanė”! 43 Shėrbėtori iu pėrgjigj: “Si t’ua vė para kėto njėqind njerėzve”? Por ai i tha sėrish: “Jepi popullit tė hajė! Sepse kėshtu thotė Zoti: ‘Do tė hanė dhe to t’u teprojė’!” 44 Ua shtroi, pra, dhe ata hėngrėn dhe u teproi sipas fjalės sė Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Vaji i vejushės