Kapitujt

2 i Mbretėrve: 14. Mbretėrimi i Amasiut nė Judė /796 781/

14

1 Nė vitin e dytė tė mbretėrimit tė Joasit, birit tė Joakazit, mbretit tė Izraelit, mbret i Judės u bė Amasiu, biri i Joasit, mbretit tė Judės. 2 Ishte njėzetepesėvjeēar kur filloi tė mbretėrojė dhe nė Jerusalem mbretėroi njėzet e nėntė vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Joadenė. Ishte nga Jerusalemi. 3 Bėri ēka ėshtė e drejtė para syve tė Zotit, megjithėse jo krejtėsisht si Davidi, baba i tij. Nė gjithēka i pėrngjau Joasit, babait tė vet, 4 pėrveē nuk i zhduku lartėsirat. Edhe mė tutje populli kushtonte fli dhe digjte kem nė lartėsira.

5 Kur e forcoi mbretėrinė nė duart e veta, i vrau shėrbėtorėt e vet, qė kishin vrarė mbretin, babain e tij. 6 Porse nuk i vrau tė bijtė e atyre qė ia kishin vrarė babain, sipas asaj qė shkruan nė Librin e Ligjit tė Moisiut, siē urdhėron Zoti, kur thotė: “Tė mos vdesin prindėrit pėr faj tė fėmijėve, as fėmijėt pėr faj tė prindėrve: secili le tė vdesė pėr shkak tė mėkatit tė vet”.

7 Ky e mundi Edomin nė Luginėn e Kripėrave: i vrau dhjetė mijė vetė, e pushtoi Qetėn me luftė dhe i vuri emrin Jecetel deri nė ditėn e sotme.

8 Amasiu pastaj i dėrgoi kasnecė Joasit, birit tė Joakazit, birit tė Jehuit, mbretit tė Izraelit. Tha: “Eja tė shikohemi nė ballė tė luftės”! 9 Joasi, mbreti i Izraelit, iu pėrgjigj Amasiut, mbretit tė Judės, kėshtu: “Ferrca e gomarit nė Liban i ēoi shkues cedrit tė Libanit e i tha: ‘Ma jep vajzėn tėnde pėr nuse tė djalit tim.’ Por kaluan egėrsirat e Libanit dhe e shqelmuan ferrcėn e gomarit! 10 Bėre luftė dhe e munde Edomin dhe tė ėshtė rritur mendja! Kėnaqu me lavdinė qė fitove e rri nė shtėpinė tėnde! Pse shkakton tė keqen qė tė sharrosh ti dhe mbarė Juda me ty”?

11 Por Amasiu nuk i vuri veshin.

Atėherė Joasi, mbreti i Izraelit, e sulmoi. U ndeshėn ai e Amasiu, mbreti i Judės, nė Betsames, qytet i Judės. 12 Juda u thye para Izraelit dhe ikėn secili nė ēadrat e veta. 13 Amasiun, mbretin e Judės, birin e Joasit tė Okozisė, Joasi, mbreti i Izraelit, e zuri rob nė Betsames dhe e ēoi nė Jerusalem. Pastaj e rrėnoi murin e Jerusalemit prej Derės sė Efraimit deri nė Derėn e Kėndit: katėrqind kute gjatė. 14 Mori tė gjithė arin, argjendin dhe tė gjitha enėt qė u gjetėn nė Shtėpinė e Zotit dhe nė thesaret mbretėrorė si dhe disa pengje dhe u kthye nė Samari.

15 Veprat e tjera tė Joasit, ēka ndėrmori, si dhe trimėritė e tija qė i bėri nė luftė kundėr Amasiut, mbretit tė Judės, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 16 Joasi pushoi me etėrit e vet dhe qe varrosur nė Samari me mbretėrit e Izraelit. Jeroboami, biri i tij, u bė mbret nė vend tė tij.

17 Amasiu, biri i Joasit, mbret i Judės, pasi vdiq Joasi, biri i Joakazit, mbreti i Izraelit, jetoi edhe pesėmbėdhjetė vjet.

18 Veprat e tjera tė Amasiut, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 19 Kur u bė njė pėrbetim kundėr tij nė Jerusalem, ky iku nė Lakis. Por dėrguan pas tij nė Lakis dhe atje e vranė. 20 Prej andej trupin ia prunė nė kuaj dhe e varrosėn nė Jerusalem me etėrit e tij nė Qytetin e Davidit. 21 Atėherė mbarė populli i Judės e mori Azarinė, qė ishte gjashtėmbėdhjetėvjeēar, dhe e bėnė mbret nė vend tė babait tė tij, Amasiut.

22 Ai e rindėrtoi Elatin pasi ia ktheu Judės, pasi fjeti mbreti Amasi me etėrit e vet.

Mbretėria e Jeroboamit II nė Izrael /783‑743/

23 Nė tė pesėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Amasiut, birit tė Joasit, mbretit tė Judės, nė Samari u bė mbret Jeroboami, biri i Joasit, mbretit tė Izraelit. Mbretėroi dyzet e njė vjet. 24 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit. Nuk u shmang nga asnjė mėkat qė bėri Jeroboami, biri i Nabatit, qė e bėri Izraelin tė mėkatojė. 25 Ai i rivendosi kufijtė e Izraelit prej Hyrjes nė Emat deri nė Detin Arabė, sipas fjalės sė Zotit, Hyjit tė Izraelit, tė cilėn e tha me gojė tė shėrbėtorit tė vet Jonės profet, birit tė Amatit, qė ishte prej Getoferit. 26 Zoti, nė tė vėrtetė, e kishte parė mjerimin e tmerrshėm tė Izraelit, sepse kishin mbaruar me tė madh e tė vogėl e s’kishte mbetur kush t’i gjendej nė ndihmė Izraelit. 27 Porse Zoti nuk kishte vendosur ta zhdukė emrin e Izraelit pėr nėn qiell, por e shpėtoi atė me dorėn e Jeroboamit, birit tė Joasit.

28 Veprat e tjera tė Jeroboamit si dhe gjithēka ndėrmori, trimėritė e tija qė i bėri nė luftė, si dhe si ia ktheu Izraelit Damaskun dhe Ematin ‑ qė mė parė i takonin Judės ‑, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 29 Jeroboami pushoi me etėrit e vet, mbretėrit e Izraelit. Nė vend tė tij u bė mbret Zakaria, i biri i tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėrimi i Amasiut nė Judė /796 781/