Kapitujt

2 i Mbretėrve: 12. Mbretėria e Joasit nė Judė /835 796/

12

1 Joasi ishte shtatė vjeē kur u bė mbret.

2 Joasi u bė mbret nė tė shtatin vit tė mbretėrimit tė Jehuit. Mbretėroi nė Jerusalem dyzet vjet. Nėna e tij quhej Sebi. Ishte nga Bersabeja. 3 Joasi bėnte ē’ėshtė e drejtė para Zotit gjatė tė gjithė jetės sė vet, sepse e kishte mėsuar Jojada prift. 4 Megjithatė lartėsirat nuk i zhduku; populli vazhdonte tė flijonte e tė digjte kem nė lartėsira.

5 Joasi u tha priftėrinjve: “Tė gjitha paratė nga tė ardhurat e kushtuara qė do tė vijnė nė Tempullin e Zotit, qė kushtohen si ēmim i jetės, ose qė kushtohen me qėllim e me vullnet tė kujtdo e sillen nė Tempullin e Zotit, 6 le t’i marrin priftėrinjtė secili nga i njohuri i vet dhe me to le ta ndreqin Shtėpinė e Zotit kudo qė tė shohin se ka nevojė”.

7 Porse deri nė tė njėzetetretin vit tė mbretėrimit tė Joasit, priftėrinjtė nuk e kishin ndrequr Tempullin nė ato pjesė qė ishte dėmtuar. 8 Atėherė Joasi e thirri Jojadėn prift dhe priftėrinjtė e tjerė e u tha: “Pėrse nuk i ndreqni pjesėt e prishura tė Tempullit? Pas tashi mos merrni mė para prej tė njohurve tuaj, por duhet t’i jepni ju pėr ndreqjen e Tempullit”. 9 Priftėrinjtė pranuan qė tė mos marrin mė para prej popullit dhe tė mos kujdesen mė pėr pėrmirėsime tė pjesėve tė prishura tė Tempullit.

10 Atėherė Jojada prift mori njė arkė, i bėri nė kapak njė vrimė, e vendosi nė anė tė lterit, nė tė djathtė tė atij qė hyn nė Tempullin e Zotit. Priftėrinjtė, rojtėsit e pragut, paratė qė silleshin nė Tempull i qitnin nė tė. 11 Kur dukej se ishin mbledhur shumė tė holla nė thesar, vinte shkruesi i mbretit me kryepriftin, i mblidhnin dhe i numėronin paratė qė gjendeshin nė Shtėpinė e Zotit. 12 Paratė, pasi i kishin numėruar e peshuar, ua jepnin kryepunėtorėve qė i drejtonin punimet nė pėrmirėsimin e Shtėpisė sė Zotit. Kėta i shpenzonin nė pagesėn e gdhendėsve tė drurit e tė ndėrtuesve, qė punonin nė Shtėpinė e Zotit, 13 tė muratorėve e tė gurgdhendėsve; pėr tė blerė dru e gurė tė gdhendur, pėr meremetime nė Shtėpinė e Zotit dhe pėr shpenzime tė tjera lidhur me meremetime tė Shtėpisė. 14 Porse me paratė e falura nė Tempull tė Zotit, nuk punoheshin as kupa tė argjendta tė Tempullit tė Zotit, as thika, as trumbeta, as kusi: asnjė enė e artė as e argjendtė. 15 Kėto para u jepeshin punėtorėve pėr tė ndrequr Tempullin e Zotit. 16 E njerėzve qė u lihej nė dorė kjo punė, paratė u jepeshin pa i numėruar pėr tė paguar punėtorėt, sepse ata punonin me ndėrgjegje. 17 Tė hollat qė vinin nga flitė e shpėrblimit ose tė pajtimit, nuk shtiheshin nė Shtėpinė e Zotit, por u takonin priftėrinjve.

18 Atėherė u ēua Hazaeli, mbreti i Sirisė, e sulmoi Getin; pasi e pushtoi atė, vendosi ta sulmojė edhe Jerusalemin. 19 Pėr kėtė arsye Joasi, mbreti i Judės, i mori tė gjitha gjėrat e kushtuara qė i dhuruan etėrit e tij Jozafati, Jorami, Okozia, mbretėrit e Judės, dhe ato qė i kishte dhuruar ai vetė, mbarė arin qė mundi tė gjendej nė thesaret e Tempullit tė Zotit dhe nė pallatin mbretėror, dhe ia dėrgoi Hazaelit, mbretit tė Sirisė: atėherė ai u largua nga Jerusalemi.

20 Veprat e tjera tė Joasit si dhe tė gjitha qė bėri, pse a nuk janė tė gjitha kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? 21 Oficerėt e tij u pėrbetuan kundėr tij dhe e vranė nė pallatin Melo, kur po zbriste nė Selė. 22 Ishin Isahari, biri i Semaatit, dhe Jozabadi, biri i Somerit, oficerėt e tij, qė e goditėn dhe Joasi vdiq. Qe varrosur me etėrit e vet nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret Amasiu, i biri.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Mbretėria e Joasit nė Judė /835 796/