Kapitujt

1 i Mbretėrve: 20. Rrethimi i Samarisė

20

1 Benadadi, mbreti i Sirisė, e mblodhi mbarė ushtrinė e vet‑ me tė ishin edhe tridhjetė e dy mbretėr, me kuaj e me karroca lufte. U nis kundėr Samarisė dhe e rrethoi pėr ta pushtuar. 2 Dėrgoi lajmėtarė tek Akabi, mbreti i Izraelit, nė qytet 3 e i tha: “Kėshtu thotė Benadadi: Imi ėshtė argjendi yt e ari yt, gratė e tua dhe djemtė e tu, ata mė tė mirėt, janė tė mitė”. 4Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj: “Le tė jetė ashtu siē thua ti, mbret, zotėria im! Yti jam unė me gjithēka kam”.

5 Por lajmėtarėt u rikthyen e thanė: “Kėshtu thotė Benadadi: Tė kam urdhėruar: ‘M’i jep argjendin tėnd, arin tėnd, gratė e tua e fėmijėt e tu’. 6 Kėshtu pra, nesėr, po nė kėtė orė, do t’i dėrgoj shėrbėtorėt e mi tek ti. Ata do ta kėrkojnė shtėpinė tėnde e shtėpitė e shėrbėtorėve tė tu dhe gjithēka tė gjejnė qė ėshtė e ēmueshme pėr sytė e tu, do tė vėnė dorė mbi tė e do ta marrin”.

7 Mbreti i thirri tė gjithė krerėt e vendit dhe u tha: “Shikoni e shihni se ky do tė na e bėjė tė keqen, sepse dėrgoi tė m’i kėrkojė gratė e mia, fėmijėt, argjendin e arin dhe unė nuk ia mohova”. 8 Tė gjithė krerėt dhe mbarė populli i thanė: “Mos e dėgjo as mos i prano”! 9 Kėndej, pra, iu pėrgjigj kasnecėve tė Benadadit: “Tregoni zotėrisė tim, mbretit: Gjithēka ke kėrkuar nga shėrbėtori yt herėn e parė, do ta plotėsoj; por kėtė gjė nuk mund ta bėj.” Lajmėtarėt u kthyen dhe i treguan. 10 Ai i nisi pėrsėri e tha: “Kėshtu e kėshtu e mė zi ma bėfshin zotat, nėse pluhuri i Samarisė do tė mjaftojė pėr tė mbushur grushtin tė gjithė njerėzit qė do tė vijnė me mua”! 11Atėherė mbreti i Izraelit iu pėrgjigj: “Thoni lirisht: Tė mos lėvdohet ai qė e ngjesh shpatėn si ai qė e zhgjesh”! 12 Benadadi, posa i dėgjoi kėto fjalė ‑ ishte duke pirė me mbretėrit nė ēadra ‑ u urdhėroi shėrbėtorve tė vet: “Rrethojeni qytetin”! Dhe ata e rrethuan.

Fitorja e izraelitėve

13 Dhe ja, njė profet u afrua tek Akabi mbret e i tha: “Kėshtu thotė Zoti:’Do ta kesh parė patjetėr gjithė kėtė shumicė tė madhe! Ja, pra, unė sot do tė ta lėshoj nė dorėn tėnde qė ta dish se unė jam Zoti”! 14 Akabi pyeti: “Me anė tė kujt”? Ai i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Me anė tė djelmoshave tė qeveritarėve tė krahinave”. E pyeti: “Kush do ta fillojė luftėn?” Ai iu pėrgjigj: “Ti”!

15 I rreshtoi djelmoshat e qeveritarėve tė krahinave: ishin dyqind e tridhjetė e dy. Pas tyre rreshtoi mbarė ushtrinė e Izraelit: ishin shtatė mijė. 16 Kėta dolėn nė mesditė ndėrsa Benadadi i dehur po pinte nė ēadra me tridhjetė e dy mbretėrit qė i kishin ardhur nė ndihmė. 17 Djelmoshat e qeveritarėve tė krahinave dolėn tė parėt nė vijėn e frontit. Benadadi kėrkoi ta njoftonin. I treguan: “Disa njerėz kanė dalė prej Samarisė”.

18 Ai dha urdhėr: “Si nė paēin dalė pėr paqe, kapni gjallė, si nė paēin dalė pėr tė luftuar, kapni gjallė”.

19 Kishin dalė, pra, prej qytetit djelmoshat e qeveritarėve tė krahinave, kurse ushtira vinte pas tyre. 20 Secili djalosh vrau atė qė i vinte pėrballė. Sirianėve iu dha ikja, kurse izraelitėt i ndoqėn. Iku gjithashtu me kalė edhe Benadadi, mbreti i Sirisė, e me tė edhe kalorėsit. 21 Doli edhe mbreti i Izraelit. Ai zuri robėr kuaj e karroca dhe i shkaktoi Sirisė humbje tė madhe.

Ndėrkohė

22 Profeti u afrua te mbreti i Izraelit e i tha: “Tė lumtė! Mos e humb guximin, por kujdes! Shqyrto e mendo mirė ēfarė duhet tė bėsh, sepse nė vitin e ardhshėm mbreti i Sirisė do tė tė sulmojė”!

23 Kurse shėrbėtorėt e mbretit tė Sirisė i thanė: “Hyji i tyre ėshtė Hyj malesh, prandaj na mundėn; por ne do tė luftojmė kundėr tyre nė rrafsh dhe do tė fitojmė. 24 Prandaj bėj kėshtu: Shkarko prej detyre tė gjithė mbretėrit e nė vend tė tyre vėr prijės. 25 Pastaj bashko ushtri tė madhe sa ē’ka qenė ajo qė humbe, aq kuaj sa ē’kanė qenė ata mė parė, aq karroca lufte sa ē’ishin ato mė parė, do tė luftojmė kundėr tyre nė rrafshinė, dhe do tė shohėsh se do t’i mundim”. Ai i besoi kėshillit tė tyre dhe ashtu bėri.

Fitorja e Afekut

26 Nė fillim tė vitit tė ardhshėm, Benadadi, pra, i mblodhi sirianėt dhe u ngjit nė Afek pėr tė luftuar kundėr Izraelit. 27 Po ashtu u bashkuan edhe bijtė e Izraelit dhe, duke marrė me vete ushqimet, u nisėn kundėr tyre. Izralitėt ngulėn fushimin pėrballė tyre: ishin si dy mrete tė vogla dhish, kurse sirianėt kishin mbuluar vendin.

28 Njė njeri i Hyjit u afrua te mbreti i Izraelit e i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Pasi sirianėt thanė: Zoti ėshtė Hyji i maleve e jo edhe i rrafshinave, gjithė kėtė mori tė madhe do ta lėshoj nė duart e tua e kėshtu do ta dini se unė jam Zoti”.

29 Pėr shtatė ditė qėndruan tė fushuar njėri pėrballė tjetrit. Tė shtatėn ditė plasi luftimi. Bijtė e Izraelit i vranė nė njė ditė njėqind mijė kėmbėsorė sirianė. 30 Ata qė nė Afek mbetėn gjallė, ikėn nė qytet, por mbi njėzet e shtatė mijė vetė qė patėn mbetur gjallė, u rrėzuan muret.

Iku edhe Benadadi. Hyri nė qytet dhe u ndry nė njė dhomė tė fshehtė. 31 Shėrbėtorėt e tij i thanė: “Kemi dėgjuar se mbretėrit e Shtėpisė sė Izraelit janė zemėrdhimbshėm: t’i ngjeshim, pra, ijėt me grathore, t’i vėmė litarėt nė qafat tona dhe tė dalim para mbretit tė Izraelit: ndoshta ta fal jetėn”.

32 I ngjeshėn rreth ijėve grathoret, i vunė rreth qafe litarėt, dolėn para mbretit tė Izraelit dhe thanė: “Shėrbėtori yt Benadadi thotė: Tė lutem, ma fal jetėn”! Ai iu pėrgjigj: “Nėse ėshtė ende gjallė, vėlla e kam”.

33 Njerėzit hetuan njė shenjė tė mirė e shpejtuan ta kapin pėr fjale. I thanė: “Benadadin e ke vėlla”! Akabi u pėrgjigj: “Shkoni e silleni”! Erdhi, pra, Benadadi tek ai e ky e vuri nė karrocėn e vet. 34 Atėherė Benadadi i tha: “Do t’i kthej qytetet qė im atė ia mori babait tėnd; ti hapi tregjet e tua nė Damask, siē i ka pasė hapur im atė nė Samari”. Akabi tha: “Atėherė me kėtė kusht po tė lė tė shkosh”. Bėri me tė besėlidhje dhe e la tė shkojė.

Profeti e prozhmon Akabin

35 Atėherė njėri prej bijve tė profetėve me urdhėr tė Zotit i tha shokut tė vet: “Mė bjer!” Por ai nuk deshi t’i bjerė. 36 Ai i tha: “Pasi s’deshe ta dėgjosh urdhrin e Zotit, ja, posa tė largohesh prej meje, do tė tė copėtojė luani!” Posa u largua prej tij, hasi njė luan dhe luani e copėtoi. 37 Profeti takoi njė tjetėr njeri dhe i tha: “Mė rrah”! Ai e rrahu dhe e plagosi. 38 Profeti shkoi, i doli mbretit shul nė rrugė, vuri mbi sy njė lidhėse pėr tė mos e njohur. 39 Kur po kalonte mbreti, ai bėrtiti e i tha mbretit: “Shėrbėtori yt ka marrė pjesė nė luftim personalisht, dhe ja, prej rreshtit tė luftimit doli njė njeri e ma dorėzoi njė tė ikur e mė tha: ‘Ruaje kėtė njeri! Nė qoftė se tė ikėn, jeta jote do tė shkojė nė vend tė jetės sė tij ose do tė paguash njė talent’. 40 Tashti, ndėrsa unė, shėrbėtori yt, isha i zėnė me punė e po sillesha andej e kėndej, ai u zhduk”. Atėherė mbreti i Izraelit iu pėrgjigj: “Ti vetė e caktove dėnimin tėnd”.

41 Ai menjėherė e hoqi lidhėsen prej syve tė vet dhe mbreti i Izraelit e njohu se ishte njė prej profetėve. 42 Profeti i tha: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Pasi e lėshove prej duarve tė tua njeriun qė e kisha ngarkuar me dėnimin e vdekjes, nė vend tė jetės sė tij do tė shkojė jeta jote, e nė vend tė popullit tė tij, populli yt”.

43 Mbreti i Izraelit u kthye nė Samari e shkoi nė shtėpinė e vet i zymtė dhe i vranėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Rrethimi i Samarisė