Kapitujt

1 i Mbretėrve: 17. Paralajmėrimi i ndėshkimit tė Hyjit

17

1 Elia Tesbiu, nga Tesbiu, nė tokėn e Galaadit, i tha Akabit: “Pasha jetėn e Zotit, Hyjit tė Izraelit, nė shėrbimin e tė cilit jam unė : nė kėto vite s’do tė bjerė as vesė as shi, pėrveē nė thėnēa unė”.

Nė pėrruan Kerit

2 Atėherė fjala e Zotit i qe drejtuar Elisė. I tha: 3 “Largohu prej kėndej e shko nė lindje dhe fshihu nė pėrroin Kerit, qė ėshtė pėrballė Jordanit. 4 Kėshtu do tė mund tė pish ujė nga pėrroi, kurse korbave u kam urdhėruar tė ta sjellin ushqimin atje”.

5 Elia shkoi dhe bėri si i kishte urdhėruar Zoti. Shkoi e banoi nė pėrruan Kerit, qė ėshtė pėrballė Jordanit. 6 Korbat i sillnin nė mėngjes bukė e mish e nė mbrėmje po ashtu bukė e mish, kurse ujė pinte nga pėrroi. 7 Pas do kohe, pėrroi shteri, sepse nuk binte shi.

Nė Sareptė. Mrekullia e miellit dhe e vajit

8 Atėherė Elisė i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha: 9 “Ngrihu e shko nė Sareptėn e sidonasve dhe qėndro atje. I kam urdhėruar njė vejushe tė tė ushqejė”. 10 Elia u ēua e shkoi nė Sareptė. Kur arriti te dyert e qytetit, gjeti njė grua tė ve duke mbledhur dru. Elia e thiri e i tha: “Ma sill pak ujė nė katrovė qė tė pi”. 11 Kur u nis ajo pėr t’i sjellė ujė, ky e thirri prapė dhe i tha: “Tė lutem, mė sill edhe njė kafshatė bukė nė dorė”! 12 Ajo iu pėrgjigj: “Pasha Zotin, Hyjin tėnd, unė nuk kam bukė, por vetėm njė grusht miell nė tinar dhe pakėz vaj nė qyp. Ja, po i mbledh dy‑tri dru e do tė shkoj nė shtėpi pėr ta gatuar pėr mua e per djalin tim, do ta hamė e do tė vdesim”.

13 Por Elia i tha: “Mos ki frikė aspak, por shko e bėj siē the; porse mė parė ma piq mua njė kulaē tė vogėl me atė miell qė ke e ma sill, dhe pastaj gatuaj pėr vete e pėr djalin tėnd. 14 Sepse kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit:

‘Nė tinar mielli s’do tė mungojė,

nė qyp vaji s’do tė mbarojė

derisa tė vijė dita

qė Zoti tė falė shi mbi tokė’”.

15 Ajo shkoi e bėri si i tha Elia. Dhe u ushqye ajo, Elia dhe familja e saj pėr shumė ditė. 16 Tinari i miellit nuk u mbarua as qypi i vajit nuk u pakėsua sipas fjalės sė Zotit qė e tha me anė tė Elisė.

Ngjallja e djalit tė vejushės

17 Ja se ē’ndodhi pas kėsaj ngjarjeje: u sėmur djali i zonjės sė shtėpisė. Sėmundja qe shumė e rėndė saqė nė tė s’mbeti mė frymė. 18 Atėherė ajo i tha Elisė: “Ē’kam unė me ty, o njeriu i Hyjit?! Erdhe tek unė qė tė pėrkujtohen mėkatet e mia pėr tė ma vrarė djalin”! 19 Por ai i tha: “Ma jep djalin tėnd”! dhe e mori prej prehrit tė saj, e ēoi nė dhomėn ku banonte ai dhe e vuri mbi shtratin e vet. 20 Atėherė e thirri Zotin nė ndihmė e tha: “O Zot, Hyji im! Vallė a do ta pikėllosh deri edhe gruan e ve, tek e cila unė po banoj si i huaj i humbur, saqė bėre t’i vdesė djali”? 21 Atėherė u shtri tri herė mbi djalin, e thirri ndihmėn e Zotit e tha: “O Zot, Hyji im, bėj, po tė lutem, tė kthehet shpirti i kėtij djali nė tė”! 22 Zoti ia dėgjoi lutjen Elisė, u kthye shpirti nė djalin dhe ai u ringjall. 23 Atėherė Elia e mori djalin, e zbriti prej dhomės sė sipėrme poshtė nė shtėpi, ia dha nėnės sė fėmijės e tha: “Ja, djali yt jeton”! 24 Gruaja i tha Elisė: “Tani po e di se je njeri i Hyjit dhe se fjala e Zotit nė gojėn tėnde ėshtė e vėrtetė”.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Paralajmėrimi i ndėshkimit tė Hyjit