Kapitujt

1 i Mbretėrve: 9. Dėftim i ri hyjnor

9

1 Kur Salomoni kreu sė ndėrtuari Shtėpinė e Zotit, shtėpinė e mbretit e, pasi kreu sė ndėrtuari gjithēka kishte synuar tė ndėrtonte, 2 iu dėftua Zoti pėr sė dyti, siē i ishte dėftuar nė Gabaon. 3 E Zoti tha:

“Ta kam vėshtruar lutjen e kėrkesėn tėnde qė mė ke drejtuar. E kam shuguruar Shtėpinė qė ke ndėrtuar pėr banesė tė pėrhershme tė Emrit tim. Sytė e mi dhe zemra ime do tė jenė aty pėrgjithmonė. 4 Po edhe ti, nėse do tė ecėsh para meje, siē eci yt atė, Davidi, nė thjeshtėsi tė zemrės e nė drejtėsi dhe, nėse do t’ i zbatosh tė gjitha ato qė ti kam urdhėruar dhe, nėse do t’i mbash ligjet e mia dhe urdhėrimet e mia, 5 unė do ta mbaj fronin e mbretėrisė sate pėrgjith‑ monė mbi Izrael, sikurse i kam premtuar atit twnd, Davidit, kur i kam thėnė: ‘Kurrė nuk do tė mungojė nė fronin e Izraelit njė ndėr pasardhėsit e tu’. 6 Por, nė qoftė se mė lini ju dhe bijtė tuaj duke mos me ndjekur dhe duke mos i mbajtur urdhėrimet e mia e ligjet e mia, qė jua kam urdhėruar, por do tė shkoni e do t’i nderoni hyjnitė e tjera dhe do t’i adhuroni ato, 7 do tė bėj tė zhduket Izraeli prej sipėrfaqes sė tokės, qė jua kam dhėnė; po edhe Tempullin qė e shugurova pėr nder tė Emrit tim, do ta flak prej pranisė sime dhe Izraeli do tė bėhet njė emnesė dhe pėrrallė pėr mbarė popujt. 8 Kjo shtėpi do tė bėhet gėrmadhė! Kushdo qė tė kalojė nėpėr tė, do tė ēuditet e do tė pėshpėritė dhe do tė thotė: ‘Pėrse ia bėri Zoti kėshtu kėtij vendi e kėsaj Shtėpie’? 9 E do tė pėrgjigjen: ‘Sepse e lanė Zotin, Hyjin e vet, qė i pati nxjerrė etėrit e tyre prej tokės sė Egjiptit, dhe shkuan pas hyjnive tė huaja e i adhuruan dhe i nderuan ato. Kjo ėshtė arsyeja qė Zoti solli mbi ta gjithė kėtė tė keqe’”.

Kėmbimi me Hiramin

10 Si kaluan njėzet vjet pasi Salomoni i kreu sė ndėrtuari dy shtėpitė, Shtėpinė e Zotit e pallatin mbretėror, 11 ‑ e meqenėse Hirami, mbreti i Tirit, i kishte dhėnė Salominit lėndėn e cedrit e tė bredhit dhe ar aq sa kishte pasur nevojė, ‑ atėherė edhe Salomoni i dha Hiramit njėzet qytete nė Galile. 12 Hirami atėherė doli prej Tirit pėr t’i parė qytetet qė i kishte dhėnė Salomoni, por ato nuk i pėlqyen. 13 Atėherė tha: “Po a kėto janė qytetet qė m’i dhe, or vėlla”? Dhe i quajti ato qytete “Toka Kabul” deri nė ditėn e sotme. 14 Hirami i dėrgoi mbretit njėqind e njėzet talenta ari.

Angaritė pėr ndėrtime

15 Ja, ēfarė ishte lidhur me angarinė qė mbreti Salomon e vuri pėr tė ndėrtuar Shtėpinė e Zotit, pallatin e vet, Milon, muret e Jerusalemit, Asorin, Magedon dhe Gazerin.

16 Faraoni, mbreti i Egjiptit, nisi luftėn, pushtoi Gazerin, e dogji me zjarr dhe i vrau kananenjtė qė jetonin nė tė. Qytetin ia dha pėr pajė vajzės sė vet, gruas sė Salomonit. 17 Kėshtu, pra, Salomoni ndėrtoi Gazerin dhe Betoronin e Poshtėm, 18 Baalatin, Tamarin e shkretėtirės, nė vend, 19 si dhe tė gjitha qytetet ‑ depo, qytetet pėr karroca lufte, pėr kalori qė i pėrkisnin atij dhe gjithēka tjetėr i pėlqente pėr tė ndėrtuar nė Jerusalem, nė Liban e nė tė gjitha tokat qė i kishte nėn pushtet. 20 Mbarė popullin qė kishte mbetur prej amorrenjve, prej hetenjve, prej ferezenjve, prej hevenjve, prej jebusenjve, qė nuk ishin prej bijve tė Izraelit, 21 bijtė e tyre, qė mbetėn pas tyre nė vend, d. m. th. ata qė bijtė e Izraelit nuk arritėn t’i shfarosnin, Salomoni i detyroi tė punonin pa shpėrblim si skllevėr deri nė ditėn e sotme. 22 Kurse bijtė e Izraelit Salomoni nuk i ktheu nė skllevėr, por i kishte ushtarė, oborrtarė, prijės, armėmbajtės, prijės tė karrocave tė tija e tė kalorėsisė sė tij. 23 Prijėsit qė ishin nė krye tė tė gjitha punėve tė Salomonit, ishin pesėqind e pesėdhjetė. Kėta i urdhėronin popullit qė ishte i detyruar tė punonte.

24 Posa hyri bija e faraonit prej Qytetit tė Davidit nė pallatin e saj qė i ndėrtoi Salomoni, menjėherė Salomoni ndėrtoi Melon.

Shėrbesa nė Tempull

25 Tri herė nė vit Salomoni kushtonte fli shkrumbimi dhe fli pajtimi nė lter qė kishte ndėrtuar pėr nder tė Zotit dhe digjte kem pėr nder tė Zotit. Kėshtu e kreu Tempullin.

3. SALOMONI DHE TREGTIA

Salomoni ndėrton flotėn detare

26 Mbreti Salomon ndėrtoi edhe flotėn nė Asiongaber, qė ėshtė afėr Ailatit, nė bregun e Detit tė Kuq, nė tokėn e Idumesė. 27 Hirami i dėrgoi shėrbėtorėt e vet nė anije, njerėz tė mėsuar me detin bashkė me shėrbėtorėt e Salomonit. 28 Kėta, kur erdhėn nė Ofir, i morėn prej andej katėrqind e njėzet talenta ar dhe ia sollėn Salomonit mbret.

Pasia e mbretėreshės sė Sabės

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Dėftim i ri hyjnor