Kapitujt

1 i Mbretėrve: 5. Zėri i madh i Salomonit

5

1 Salomoni kishte nėn sundim tė gjitha mbretėritė prej Lumit deri nė tokėn e filistenjve e deri nė kufij tė Egjiptit. Ato i paguanin tė dhjetat dhe i shėrbenin Salomonit gjatė krejt jetės sė tij. 2 Ushqimet e Salomonit ishin pėr ēdo ditė: tridhjetė korė majė mielli dhe gjashtėdhjetė korė miell tė rėndomtė, 3 dhjetė qe tė majmė, njėzet qe nga kullota, njėqind dele, pa marrė parasysh kaprojtė, shutat, dhitė e egra, e shpendėt e majmė. 4 Sepse ai sundonte mbarė krahinėn qė ėshtė pėrtej Lumit, prej Tafsės e deri nė Gazė dhe tė gjithė mbretėrit e atyre krahinave. Ishte nė paqe nė kufijtė pėrreth. 5 Juda dhe mbarė Izraeli jetonte pa farė frike, secili nėn hardhinė e vet e nėn fikun e vet, prej Danit e deri nė Bersabejė gjatė gjithė jetės sė Salomonit. 6 Salomoni kishte dyzet mijė kuaj pėr karroca dhe dymbėdhjetė mijė pėr shalė. 7 Qeveritarėt e lartpėrmendur e nozullonin Salomonin mbret me gjithēka i lypej pėr tryezėn e mbretit e tė gjithė atyre qė kishin pjesė nė tryezėn e tij, secili nė muajin qė i takonte. 8 Po ashtu edhe elb e ushqim pėr kuaj dhe gjedhė karroce sillnin nė atė vend ku i ishte caktuar secilit.

Zėri i madh i Salomonit

9 Hyji i dha Salomonit edhe dije e urtėsi tė madhe shumė e mendje tė gjerė porsi rėra qė ėshtė nė bregun e detit. 10 Urtėsia e Salomonit ishte mė e madhe se urtėsia e tė gjithė orientlėve e tė gjithė egjiptianėve. 11 Ishte mė i dijshėm se tė gjithė njerėzit. Mė i urtė se Etan Ezrahiti, se Hemani, Kalkoli e Dorda, bijtė e Maholit dhe pėrmendej ndėr mbarė popujt pėrreth. 12 Salomoni ka thėnė tri mijė fjalė tė urta, kurse kėngė tė tija kishte njė mijė e pesė. 13 Foli edhe pėr lėndė: qė prej cedrit qė ėshtė nė Liban deri te hisopi qė mbin nė mur; ka folur pėr kafshė, pėr shpendė, pėr zvaranikė e pėr peshq. 14 Vinin prej tė gjitha kombeve pėr tė dėgjuar urtėsinė e Salomonit, prej tė gjithė mbretėrve tė botės qė kishin dėgjuar pėr urtėsinė e tij.

2. SALOMONI NDĖRTIMTAR

Pėrgatitjet pėr ndėrtimin e Tempullit

15 Hirami, mbreti i Tirit, dėrgoi shėrbėtorėt e vet te Salomoni, sepse kishte dėgjuar se e kishin shuguruar mbret nė vend tė babait tė vet. Hirami ka qenė gjithherė mik me Davidin. 16 Atėherė edhe Salomoni dėrgoi pėr t’i thėnė: 17 “Ti e di mirė se im atė Davidi nuk mundi tė ndėrtonte njė shtėpi pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė tij, pėr shkak tė luftėrave tė pandėrprera pėrreth derisa Zoti bėri qė armiqtė e tij t’i vinte nėn thembrėn e kėmbėve tė veta. 18 Por tani Zoti, Hyji im, mė dha paqe gjithkund pėrreth: nuk kam kundėrshtarė as ndonjė vėshtirėsi tė veēantė. 19 Pėr kėtė arsye mendoj tė ndėrtoj njė tempull pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tim, ashtu siē i ka thėnė Zoti Davidit, babait tim, kur i tha: ‘Biri yt, tė cilin do ta vė mbi fronin tėnd nė vendin tėnd, ai do ta ndėrtojė tempullin pėr nder tė Emrit tim’. 20 Prandaj jep urdhėr qė tė presin pėr mua cedra tė Libanit. Shėrbėtorėt e mi do tė jenė me shėrbėtorėt e tu. Unė do t’i shpėrblej shėrbėtorėt e tu ashtu si ta caktosh ti: sepse ti e di mirė se tek ne nuk ka njerėz qė dinė tė presin lėndė si sidonėt”.

21 Kur dėgjoi Hirami fjalėt e Salomonit, u gėzua shumė e tha: “Qoftė bekuar sot Zoti qė i dha Davidit njė djalė shumė tė dijshėm pėr tė sunduar njė popull kaq tė shumtė”. 22 Dhe Hirami dėrgoi te Salomoni e tha: “E kam marrė vesh gjithēka mė ke kėrkuar. Po, unė do ta plotėsoj dėshirėn tėnde lidhur me lėndėn e cedrit e tė bredhit. 23 Shėrbėtorėt e mi do t’i sjellin prej Libanit nė det. Unė do t’i rregulloj nė trap, do ta nis nėpėr det deri nė vendin qė ta caktosh ti dhe do t’i qes aty e atėherė ti do t’i marrėsh. Prej anės sate dėshiroj qė ti tė m’i japėsh nozullime shtėpisė sime”.

24 Kėshtu Hirami i jepte Salomonit dru cedri e bredhi gjithsa dėshironte. 25 Salomoni, prej anės sė tij, i jepte Hiramit njėzet mijė korė grurė pėr ushqim pėr shtėpinė e tij dhe njėzet korė vaj tė pastėr. Kaq i jepte Salomoni Hiramit ēdo vit.

26 Zoti i dha Salomonit dijen, ashtu siē i kishte premtuar.

Ndėrmjet Hiramit e Salomonit mbretėronte paqja dhe sė bashku lidhėn besėlidhje.

27 Atėherė Salomoni mbret hapi angarinė nė mbarė Izraelin: nė angari u morėn tridhjetė mijė vetė. 28 I dėrgonte nė Liban me ndėrrime nga dhjetė mijė nė muaj, kėshtu qė njė muaj ishin nė Liban e dy muaj nė shtėpi tė veta. Pėrgjegjės mbi angari ishte Adonirami. 29 Salomoni kishte edhe shtatėdhjetė mijė mbartės barre dhe tetėdhjetė mijė gurgdhendės nė mal, 30 pa llogaritur pėrgjegjėsit qė ishin nė krye tė ēdo vepre e ishin tri mijė e treqind qė urdhėronin popullin qė punonte. 31 Mbreti urdhėroi qė tė nxirreshin gurė tė mėdhenj tė zgjedhur pėr themelet e Tempullit, gurė katrorė. 32 Punėtorėt e Salomonit, tė Hiramit dhe giblinjtė ia hynė punės pėr tė prerė dru e gurė e pėr t’i pėrgatitur pėr tė ndėrtuar Shtėpinė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Zėri i madh i Salomonit