Kapitujt

1 i Mbretėrve: 10. Pasuria e Salomonit

10

1 Por edhe mbretėresha e Sabės, duke pasė dėgjuar pėr zėrin e madh qė kishte arritur Salomoni nė saje tė Emrit tė Zotit, erdhi ta sprovojė nė gjėegjėza. 2 Ajo erdhi nė Jerusalem me njė ndjekėsori tė madhe shumė, me pasuri, me deve tė ngarkuara me erėra tė mira, me shumė ar dhe gurė tė paēmueshėm; erdhi te Salomoni dhe bisedoi me tė pėr gjithēka qė kishte nė zemrėn e saj. 3 Salomoni iu pėrgjigj tė gjitha pyetjeve: s’qe asnjė ēėshtje aq e panjohur pėr tė, sa tė mos dinte t’i jepte pėrgjigje.

4 Duke parė mbretėresha e Sabės dijen e Salomonit, shtėpinė ‑ pallatin, qė kishte ndėrtuar, 5 ushqimet nė tryezėn e tij, banesat e oborrtarėve, fisnikėrinė e mėkėmbėsve tė tij, petkat e tyre, verėqitėsit; flitė e shkrumbimit qė i kushtonte nė Shtėpinė e Zotit, mbeti pa frymė! 6 Ajo i tha mbretit: “Paskan qenė tė vėrteta fjalėt qė i kam dėgjuar tė fliteshin nė vendin tim pėr ty e pėr dijen tėnde. 7 Unė nuk u besoja atyre qė mė tregonin deri Tani qė erdha e pashė me sytė e mi dhe po shoh se as gjysmėn s’m’i paskan pasė treguar! Qenka mė e madhe dija jote dhe pasuria sesa kam dėgjuar unė! 8 Lum njerėzit e tu dhe lum shėrbėtorėt e tu qė gjenden pėrherė pranė teje dhe dėgjojnė urtėsinė tėnde! 9 Qoftė bekuar Zoti, Hyji yt, qė i paske pėlqyer dhe tė paska vėnė mbi fronin e Izraelit; duke qenė se Zoti e do Izraelin pėr amshim, ai edhe tė vuri mbret qė ta ushtrosh tė drejtėn e drejtėsinė”.

10Ajo i dhuroi mbretit njėqind e njėzet talenta ar, erėra tė mira pa masė dhe shumė gurė tė paēmueshėm: kurrė nuk u sollėn mė aq erėra tė mira, sa i dhuroi mbretėresha e Sabės Salomonit mbret.

11 Edhe flota e Hiramit, qė mbartte ar prej Ofirit, solli nga Ofiri dru rrėshinore me shumicė dhe gurė tė paēmueshėm.

12 Me dru rrėshinore mbreti punoi parmakėt pėr Shtėpinė e Zotit, pėr pallatin mbretėror si dhe lira e cetra pėr kėngėtarė. Kurrė mė nuk u sollėn aq dru rrėshinore as nuk u pa deri tani.

13 Mbreti Salomon i dha mbretėreshės sė Sabės sa dėshironte dhe kishte kėrkuar, pėrveē sa i kishte dhėnė si dhuratė mbretėrore. Atėherė ajo u kthye e shkoi nė vendin e vet bashkė me shėrbėtorėt e vet.

Pasuria e Salomonit

14 Pesha e arit qė i vinte ēdo vit Salomonit, ishte gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė talenta ari, 15 pa llogaritur sa i vinte nga taksat e nėnshtetasve, nga shitjet e tregtarėve, nga mbretėrit e Arabisė dhe nga prijėsit e vendit.

16 Mbreti Salomon i punoi dyqind shqyta ari tė kulluar, pėr secilin shqyt i shkonte nga gjashtėqind sikla ar; 17 punoi edhe treqind shqyta tė vegjėl, ari tė kulluar, pėr secilin prej tyre duheshin tri mina ar. Kėta shqyta mbreti i vendosi nė pallatin e quajtur “Pylli i Libanit”.

18 Mbreti Salomon punoi edhe njė fron tė madh fildishi dhe e veshi me ar tė pastėr. 19 Froni kishte gjashtė shkallė; shpinėza ishte e rrumbullakėt; bėrrylėzore kishte dy nė kėtė e nė atė anė tė ndenjėses e nė krye tė bėrrylėzoreve kishte nga njė luan; 20 nė gjashtė shkallėt qėndronin, kėndej e andej, dymbėdhjetė luanė. Diēka si ky fron nuk qe punuar nė asnjė mbretėri.

21 Po edhe tė gjitha kupat, me tė cilat pinte mbreti Salomon, ishin tė arta si dhe mbarė enėt e pallatit “Pylli i Libanit”, ishin prej ari tė pastėr; asnjė s’ishte prej argjendi, sepse argjendi nuk ēmohej nė kohėn e Salomonit. 22 Sepse mbreti kishte nė det anijet e Tarsit bashkė me flotėn e Hiramit dhe njė herė nė tre vjet ktheheshin e sillnin ar, argjend, fildish, majmuna e pavoda.

23 Kėshtu, pra, Salomoni mbert u bė mė i madhi ndėr tė gjithė mbretėrit e botės pėr nga pasuria dhe dija. 24 Mbarė bota dėshironte ta shihte Salomonin pėr t’ia dėgjuar urtėsinė e tij me tė cilėn e kishte pajisur Hyji zemrėn e tij. 25 Gjithkush i sillte dhuratat e veta: gjėra argjendi, gjėra ari, petka, armė, erėra tė mira, kuaj e mushq dhe kėshtu vit pėr vit.

Karrocat e Salomonit

26 Salomoni mblodhi karroca e kuaj. Kishte njė mijė e katėrqind karroca lufte dhe dymbėdhjetė mijė kuaj dhe i vendosi nėpėr qytete karrocash lufte dhe te mbreti nė Jerusalem.

27 Salomoni ia arriti tė kishte nė Jerusalem argjend me shumicė porsi gurė; dhe dru cedri kishte aq shumė sa ē’janė fiqtė e egėr nė Sefelė! 28 Kuajt e Salomonit vinin prej Egjiptit e prej Koes, sepse tregtarėt e mbretit i blinin me ēmim tė caktuar nga Koa. 29 Njė karrocė e blerė nė Egjipt, kushtonte gjashtėqind sikla tė argjendtė, kurse njė kalė njėqind e pesėdhjetė. Kėshtu tė gjithė mbretėrit e hetenjve e tė Sirisė i shitnin me anė tė tregtarėve.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Pasuria e Salomonit