Kapitujt

1 i Mbretėrve: 16. Mbretėrimi i Elės nė Izrael /886 885/

16

1 Atėherė fjala e Zotit i qe drejtuar Jehuit, birit tė Hananiut, kundėr Baasės: 2 “Megjithėse unė tė ngrita nga pluhuri e tė bėra prijėsin e popullit tim Izraelit, prapėseprapė ti ece udhės sė Jeroboamit dhe bėre qė tė mėkatojė populli im, Izraeli, me qėllim qė tė mė ngacmojė me mėkatet e tija, 3 ja, unė do ta fshij Baasėn dhe do t’i fshij pasardhėsit e familjes sė tij. Shtėpinė tėnde, Baasė, do ta bėj si shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nabatit! 4 Cilido prej shtėpisė sė Baasės qė tė vdesė nė qytet, do ta hanė qentė dhe cilido prej tė tijve qė tė vdesė nė fushė, do ta hanė shpendėt e ajrit”.

5 Veprat e tjera tė Baasės, gjithēka bėri dhe trimėritė e tija, a nuk janė tė shkruara kėto nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 6 Edhe Baasa fjeti pranė tė parėve tė vet dhe qe varrosur nė Tersė. Nė vend tė tij u bė mbret Ela, biri i tij.

7 Por fjala e Zotit i qe drejtuar pėrmes gojės sė profetit Jehu, birit tė Hananiut, Baasės e shtėpisė sė tij jo vetėm sepse i bėri tė gjitha tė kėqijat para syve tė Zotit duke e fyer atė me veprat e duarve tė veta saqė u bė i ngjashėm me shtėpinė e Jeroboamit, por edhe sepse e shfarosi familjen e tij.

Mbretėrimi i Elės nė Izrael /886‑885/

8 Nė vitin e njėzetegjashtė tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės, mbret nė Tersė mbi Izraelin u bė Ela, biri i Baasės, e mbretėroi dy vjet. 9 Kundėr tij u ngrit njė shėrbėtor i tij, Zambriu, prijėsi i gjysmės sė karrocave tė luftės. Ela ndodhej nė Tersė, nė shtėpinė e Asės, kryetarit tė pallatit nė Tersė. Ishte dehur duke pirė. 10 U fut, pra, Zambriu brenda, i ra dhe e vrau nė vitin e njėzeteshtatė tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės, e u bė mbret nė vend tė tij. 11 Si u bė mbret dhe hipi nė fron, vrau mbarė familjen e Baasės. Nuk la prej tij asnjė mashkull pėr be, as tė afėrm e as miq tė tij. 12 Zambriu e shfarosi mbarė shtėpinė e Baasės sipas fjalės sė Zotit qė e kishte folur kundėr Baasės me gojėn e Jehuit profet. 13 Shkak ishin mėkatet e Baasės e tė birit tė tij Elės, tė cilėt mėkatuan dhe bėnė tė mėkatojė Izraeli, duke e zemėruar Zotin, Hyjin e Izraelit, me anė tė idhujve tė rrejshėm.

14 Veprat e tjera tė Elės dhe gjithēka bėri, a nuk janė kėto tė shkuara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit?

Mbretėrimi i Zambriut nė Izrael /885/

15 Nė vitin e njėzeteshtatė tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės, nė Tersė mbretėroi Zambriu shtatė ditė. Asokohe populli e kishte rrethuar Gebetonin, njė qytet i filistenjve. 16 Kur populli mori vesh se Zambriu ishte ēuar kundėr mbretit dhe e kishte vrarė, mbarė Izraeli e shpalli pėr mbret tė vetin Amriun, qė asokohe ishte kryekomandant i ushtrisė nė fushim tė mbarė Izraelit. 17 Kėshtu, pra, Amriu e mbarė Izraeli me tė lėshuan rrethimin e Gebetonit dhe e rrethuan Tersėn. 18 Kur Zambriu pa se qyteti do tė pushtohej, hyri nė pallatin mbretėror, i dha zjarr pallatit mbretėror dhe vdiq i djegur nga zjarri 19 nė mėkatet e veta qė i bėri duke bėrė tė keqen para syve tė Zotit duke jetuar udhės sė Jeroboamit dhe nė mėkatin e tij, me tė cilin e bėri Izraelin tė mėkatojė.

20 Veprat e tjera tė Zambriut si dhe kryengritja qė bėri, vallė a nuk janė tė shkruara kėto nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit?

21 Atėherė populli i Izraelit u nda nė dy pjesė: gjysma e popullit pėrkrahte Tebniun, birin e Ginetit, pėr ta bėrė atė mbret, kurse gjysma tjetėr e donin Amriun. 22 Por mbizotėroi populli qė ishte me Amriun kundrejt popullit qė pėrkrahte Tebniun, tė birin e Ginetit. Kur Tebniu vdiq, u bė mbret Amriu.

Mbretėrimi i Amriut nė Izrael /885‑874/

23 Nė vitin tridhjetė e njė tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės, mbretėroi Amriu mbi Izraelin pėr dymbėdhjetė vjet. Nė Tersė mbretėroi gjashtė vjet. 24 Atėherė e bleu prej Somerit malin e Samarisė pėr dy talenta tė argjendtė. Ndėrtoi njė qytet dhe qytetin qė e ndėrtoi e quajti Samari, me emrin e Somerit, pronarit tė malit. 25 Amriu bėri keq ndėr sy tė Zotit, madje veproi edhe mė keq se tė gjithė tė tjerėt qė kishin qenė para tij. 26 Eci tė gjitha udhėve tė Jeroboamit, birit tė Nabatit, si edhe nė mėkatin e tij, me tė cilin e bėri Izraelin tė mėkatojė me qėllim qė ta fyenin Zotin, Hyjin e Izraelit, me anė tė idhujve tė kotė.

27 Veprat e tjera tė Amriut si dhe luftėrat e tija, qė i bėri me trimėri, vallė a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit? 28 Amriu fjeti pranė tė parėve tė vet dhe qe varrosur nė Samari. Nė vend tė tij mbretėroi Akabi, i biri.

Hyrje nė mbretėrimin e Akabit /874‑853/

29 Akabi, biri i Amriut, u bė mbret mbi Izraelin nė tė tridhjetetetin vit tė mbretėrimit tė Asės, mbretit tė Judės. Akabi, biri i Amriut, mbretėroi nė Samari mbi Izraelin pėr njėzet e dy vjet. 30 Akabi, biri i Amriut, bėri keq ndėr sy tė Zotit mė tepėr se tė gjithė ata qė kishin qenė para tij. 31 Dhe nuk iu duk mjaft tė ecė nė mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nabatit, por edhe u martua me Jezabelėn, bijėn e Etbaalit, mbretit tė sidonėve dhe zuri t’i shėrbejė Baalit e tė pėrkulej para tij. 32 Ai ndėrtoi njė lter pėr nder tė Baalit nė tempullin e Baalit qė kishte ndėrtuar nė Samari, 33 madje ndėrtoi edhe banirin, bėri edhe vepra tė tjera tė liga duke e fyer Zotin, Hyjin e Izraelit, mė tepėr se tė gjithė mbretėrit e Izraelit qė kishin qenė para tij.

34Nė ditėt e tija Hieli i Betelit e rindėrtoi Jerikun. Mbi Abiramin, tė parėlindurin e vet, i qiti themelet e mbi Segubin, djalin e vet mė tė voglin, i ndėrtoi dyert e tija, sipas fjalės sė Zotit, qė e kishte pasė thėnė me anė tė Jozuehit, birit tė Nunit.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Mbretėrimi i Elės nė Izrael /886 885/