Kapitujt

1 i Mbretėrve: 12. Kuvendi nė Sikem

12

1 Roboami erdhi nė Sikem, sepse mbarė Izraeli ishte bashkuar atje pėr ta shpallur mbret. 2 Posa e mori vesh Jeroboami, biri i Nabatit ‑ sepse ishte ende i ikur larg Salomonit mbret nė Egjipt ‑ u kthye nga Egjipti, 3 pasi ēuan dhe e thirrėn. Erdhi, pra, Jeroboami dhe mbarė bashkėsia e Izraelit dhe biseduan me Roboamin. I thanė: 4 “Yt atė na ka vėnė zgjedhė tepėr tė rėndė. Ti tani na e lehtėso pakėz skllavėrinė e tėt eti edhe zgjedhėn tepėr tė rėndė qė na ka ngarkuar, dhe ne do tė jemi shėrbėtorėt e tu”.

5 Ai u pėrgjigj: “Shkoni dhe ejani pėrsėri pas tri ditėsh tek unė”. Pasi populli shkoi, 6 Mbreti Roboam u kėshillua me pleqtė qė kishin qenė nė shėrbimin e babait tė tij Salomonit kur ky ishte ende gjallė. U tha: “Ē’kėshillė mė jepni qė t’i pėrgjigjem kėtij populli”?

7 Ata i thanė: “Nė qoftė se ia pranon fjalėn sot kėtij populli, nėse u shėrben, nėse ua pranon kėrkesėn e tyre e nėse u flet fjalė tė buta, gjithmonė do tė jenė shėrbėtorė tė tu”.

8 Por ai nuk e pranoi kėshillėn qė i dhanė pleqtė, po u kėshillua me tė rinj qė ishin rritur bashkė me tė dhe ishin ndjekėsit e tij. 9 I pyeti ata: “Ē’kėshillė mė jepni qė t’i pėrgjigjem kėtij populli qė mė tha: ‘Na e lehtėso zgjedhėn qė yt atė na ka ngarkuar’?”

10 Djelmoshat qė ishin rritur me tė, iu pėrgjigjėn: “Kėshtu thuaj kėtij populli qė bisedoi me ty e tė tha: ‘Yt atė na ngarkoi zgjedhė tė rėndė, ti na e lehtėso’; ti thuaju kėshtu: ‘Gishti i vogėl imi ėshtė mė i trashė se tė hollėt e tim eti. 11 Tashti, im atė ju ka vėnė zgjedhė tė rėndė, kurse unė do ta rėndoj ende zgjedhėn tuaj; im atė ju rrahu me frushkuj, kurse unė do t’ju rrah me frushkuj me gallomė tė metaltė”.

12 Erdhi, pra, Jeroboami dhe mbarė bashkėsia e Izraelit te Roboami tė tretėn ditė, siē u kishte thėnė mbreti: “Kthehuni tek unė tė tretėn ditė”! 13 Mbreti iu pėrgjigj popullit ashpėr duke e pėrbuzur kėshillėn qė i kishin dhėnė pleqtė, 14 dhe iu pėrgjigj sipas kėshillės sė tė rinjve. U tha:

“Im atė e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tuaj,

kurse unė do ta bėj edhe mė tė rėndė;

im atė ju rrahu me frushkuj,

kurse unė do t’ju rrah me frushkuj me gallomė tė metaltė”.

15 Mbreti nuk e dėgjoi popullin, sepse kėshtu e rregulloi Zoti qė tė shkonte nė vend fjala e tij qė ia tha Jeroboamit, birit tė Nabatit, me anė tė Ahisė sė Silos.

16 Kur mbarė Izraeli pa se mbreti s’donte ta dėgjonte, tėrė populli iu pėrgjigj e i tha:

“Ē’pjesė kemi nė Davidin?

Ose ē’trashėgim nė birin e Isait?

Nė tendat e tua, o Izrael!

Tani kujdesu pėr shtėpinė tėnde, David”!

Mbarė Izraeli shkoi nė tendat e veta.

17 Roboami vazhdoi tė mbretėrojė mbi bijtė e Izraelit qė banonin nė qytetet e Judės. 18 Mbreti Roboam dėrgoi Adoniramin, mbi‑ kėqyrėsin e angarisė, porse mbarė Izraeli e vrau me gurė dhe ai vdiq, kurse mbreti Roboam, shpejt e shpejt kėrceu nė karrocė dhe iku nė Jerusalem. 19 Kėshtu Izraeli u nda prej shtėpisė sė Davidit deri nė ditėn e sotme.

Ndarja politike

20 Kur izraelitėt morėn vesh se ishte kthyer Jeroboami, ēuan dhe e thirrėn nė mbledhje dhe e bėnė mbret mbi mbarė Izraelin. S’u gjet askush qė tė donte ta ndiqte shtėpinė e Davidit, pėrveē fisit tė Judės, tė vetmit.

21 Roboami erdhi nė Jerusalem, e bashkoi mbarė shtėpinė e Judės dhe fisin e Beniaminit: njėqind e tetėdhjetė mijė ushtarė, luftėtarė tė zgjedhur, pėr tė luftuar kundėr shtėpisė sė Izraelit pėr t’ia kthyer mbretėrinė Roboamit, birit tė Salomonit. 22 Porse fjala e Zotit i qe drejtuar Semeit, njeriut tė Hyjit. I tha: 23 “Fol me Roboamin, birin e Salomonit, mbretin e Judės, dhe me mbarė shtėpinė e Judės e tė Beniaminit si dhe me mbarė popullin tjetėr e thuaj: 24 ’Kėshtu thotė Zoti: Ruaj se dilni e luftoni kundėr vėllezėrve tuaj, bijve tė Izraelit! Secili le tė kthehet nė shtėpinė e vet! Shkaktari i kėsaj jam unė”!

E dėgjuan fjalėn e Zotit dhe u kthyen siē u urdhėroi Zoti.

25 Jeroboami e fortifikoi Sikemin nė malet e Efraimit dhe nguli tė banojė nė tė. Pastaj doli prej andej dhe fortifikoi edhe Fanuelin.

Ndarja fetare

26 Jeroboami bėri kėtė pleqėsi: “Nė kėtė gjendje qė ėshtė mbretėria do t’i kthehej shtėpisė sė Davidit, 27 nė qoftė se populli shkon pėr tė kushtuar fli nė Shtėpinė e Zotit nė Jerusalem dhe zemra e kėtij populli do tė kthehet te zotėria i vet Roboami, mbret i Judės, do tė mė vrasin dhe do tė kthehen te Roboami, mbreti i Judės”.

28Mbreti, pasi u kėshillua, punoi dy viēa tė artė dhe i tha popullit: “Mos shkoni mė nė Jerusalem! Ja, o Izrael, zotat e tu, qė tė nxorėn nga dheu i Egjiptit”. 29 Njėrin e vendosi nė Betel e tjetrin e vuri nė Dan. 30 Ja, pra, kėtu qėndron mėkati: populli shkonte para njėrit prej tyre deri nė Dan. 31 Jeroboami ndėrtoi tempuj nė lartėsi dhe bėri priftėrinj, njerėz tė marrė nga populli i thjeshtė qė s’ishin prej bijve tė Levit. 32 Caktoi pastaj edhe njė tė kremte nė tė tetin muaj, tė pesėmbėdhjetėn ditė tė muajit, porsi e kremtja qė festohej nė Jude dhe u ngjit nė lter. Kėshtu veproi nė Betel pėr t’u flijuar viēave qė kishte punuar. Nė Betel i caktoi edhe priftėrinjtė pėr tempujt qė kishte ndėrtuar nė lartėsi. 33 Dhe u ngjit nė lterin qė kishte ndėrtuar nė Betel, tė pesėmbėdhjetėn ditė tė muajit tė tetė, qė e kishte caktuar sipas mendimit tė vet! E bėri festė pėr bijtė e Izraelit dhe u ngjit nė lter pėr ta djegur kemin.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Kuvendi nė Sikem