Kapitujt

1 i Mbretėrve: 6. Ndėrtimi i Tempullit

6

1 Tė katėrqind e tetėdhjetin vit pasi bijtė e Izraelit kishin dalė prej Egjiptit, tė katėrtin vit, nė muajin Ziv ‑ d. m. th. nė muajin e dytė ‑ tė mbretėrisė sė Salomonit mbi Izraelin, Salomoni filloi tė ndėrtojė Shtėpinė pėr nder tė Zotit. 2 Shtėpia qė Salomoni mbret e ndėrtoi pėr Zotin, ishte gjashtėdhjetė kute e gjatė, njėzet kute e gjerė e tridhjetė kute e lartė. 3 Pėrpara Tempullit ishte tremja e gjatė njėzet kute, sipas gjerėsisė sė Tempullit dhe ishte e gjerė dhjetė kute nė ballė tė Tempullit. 4 Nė Tempull ndėrtoi edhe dritaret me rrethore e me rrjetė hekuri. 5 Ndėrtoi mbėshtetur pėr murin e Tempullit kate pėrreth murit tė Shtėpisė, tė sallonit tė madh e tė Dabirit. 6 Kati i poshtėm ishte i gjerė pesė kute, kati i mesėm gjashtė kute i gjerė, kati i tretė shtatė kute i gjerė; sepse e kishte bėrė me shkallė gjithkund pėrjashta murit qė traret tė mos hynin nė murin e Tempullit.

7 Tempulli u ndėrtua me gurė tė latuar e tė bėrė gati, kėshtu qė derisa u ndėrtua Tempulli, nuk u dėgjua ēekan as daltė dhe asnjė vegėl e hekurt nė Tempull. 8 Hyrja nė katin e parė ishte nė anėn e djathtė tė Tempullit e me anė tė shkallėve rrethore ngjitej nė katin e mesėm e prej tij nė tė tretin.

9 Kėshtu e ndėrtoi Tempullin dhe e kreu; atėherė e mbuloi me trarė e dėrrasa cedri. 10 Ndėrtoi edhe aneksin pėrreth tėrė Tempullit. Ishte pesė kute i lartė dhe i lidhur me Tempull me anė tė trarėve tė cedrit.

11 Atėherė Salomonit i qe drejtuar fjala e Zotit. I tha:

12 “Ti po e ndėrton Tempullin... por, nėse ti do tė ecėsh sipas ligjeve tė mia, nėse edhe do t’ i zbatosh urdhėrimet e mia e nėse do t’i mbash rregulloret e mia dhe nėse do tė jetosh sipas tyre, unė do tė pėrforcoj premtimin tim, qė ia kam dhėnė Davidit, babait tėnd; l3 e do tė jetoj nė mesin e bijve tė Izraelit dhe kurrė nuk do tė ndahem nga pupulli im, Izraeli”.

Brendia e Tempullit. Shenjtėrorja e shenjtėroreve

14 Kėshtu Salomoni e ndėrtoi Tempullin dhe e kreu.

15 Atėherė i veshi pėrbrenda muret e Tempullit me dėrrasa cedri; prej truallit tė Tempullit e deri nė majė tė mureve dhe tavanet i mbuloi me dėrrasa cedri pėrbrenda, kurse truallin e shtroi me dėrrasa bredhi. 16 E punoi edhe perden dėrrasash cedri njėzetkutėsh nė pjesėn e sprasme tė Tempullit me dėrrasa cedri prej truallit e deri nė tavan dhe e ndau kėtė pjesė pėr Dabir d. m. th. Shenjtėrore tė shenjtėroreve. 17 Kurse vetė Tempulli, para saj, ishte dyzet kute i gjatė. 18 Nė dėrrasat e cedrit pėrbrenda Tempullit ishin tė gdhendura gėrsheta trėndafilash dhe boēa tė hapura lulesh. Tė gjitha ishin tė veshura me lėndė cedri dhe askund nuk shihej guri nė mure.

19 Dabirin e punoi nė mes tė Shtėpisė, nė pjesėn e brendshme tė fshehtė pėr ta vendosur nė tė Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit. 20 Kishte gjatėsi njėzet kute, gjerėsi njėzet kute e lartėsi njėzet kute. E veshi me ar tė pastėr. Para Dabirit punoi me dru cedri njė lter. 21 Salomoni e veshi brendinė e shtėpisė me ar tė pastėr dhe para Dabirit vuri vargje tė arta. 22 S’kishte asgjė nė Tempull qė tė mos ishte e veshur me ar, po edhe krejt lteri i caktuar pėr Dabirin, ishte i veshur nė ar.

Kerubinėt

23 Nė Dabir i punoi dy kerubinė, prej druri tė ullirit, tė lartė dhjetė kute. 24 Njėri krah i kerubinit ishte i gjatė pesė kute dhe krahu tjetėr i kerubinit ishte i gjatė pesė kute, d. m. th. dhjetė kute prej njėrės majė tė krahut deri nė majėn e krahut tjetėr. 25 Dhjetė kutesh ishte edhe kerubini i dytė: tė dy kerubinėt kishin tė njėjtėn masė e tė njėjtėn trajtė. 26 Lartėsia e njėrit kerubin ishte dhjetė kutesh, po aq edhe e tjetrit. 27 Kerubinėt i vendosi nė mjedis tė Tempullit nė pjesėn e brendshme. Kerubinėt shtrinin krahėt e vet, kėshtu qė njėri krah i kerubinit tė parė prekte njėrėn faqe tė murit e krahu i kerubinit tė dytė prekte faqen tjetėr tė murit, kurse krahėt e tjerė nė mes tė Tempullit ndesheshin me njėri‑tjetrin. 28 Edhe kerubinėt i veshi me ar. 29 Muret e Tempullit i mbuloi me gdhendje figurash kerubinėsh, palmash e lulesh tė ēelura gjithkund pėrreth, brenda dhe jashtė. 30 Me ar e mbuloi edhe shtrojėn e Tempullit pėrfundi dhe pėrsipėr.

Dyert. Tremja

3l Pėr hyrje nė Dabir punoi derė dykrahėshe prej druri tė ullirit. Ballėzinat e pragu ishin nė pesė kėnde. 32 Nė dy krahėt prej druri tė ullirit gdhendi kerubinė, palma e lule tė ēelura dhe i veshi me ar duke i mbuluar si kerubinėt, ashtu edhe palmat me ar. 33 Po ashtu bėri edhe pėr hyrje nė Tempull: e punoi derėn prej druri tė ullirit me prag e me ballėzina katėrkėndėshe, 34 kurse dy krahėt e derės ishin prej bredhit. Secili krah ishte i dyfishtė dhe hapej. 35 Gdhendi kerubinė, palma dhe boēa tė ēelura lulesh dhe i veshi tė gjitha me pllaka ari.

36 Pastaj e ndėrtoi tremen pėrbrenda me tre rreshta gurėsh tė latuar e njė rresht me trarė cedri.

Datat

37 Nė vitin e katėrt, nė muajin Ziv, iu vunė themelet e Shtėpisė sė Zotit; 38 kurse nė vitin e njėmbėdhjetė nė muajin Bul ‑ d. m. th. muaji i tetė ‑ u krye Shtėpia nė tė gjitha pjesėt e saja me gjithēka i duhej.

Salomoni e ndėrtoi pėr shtatė vjet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Ndėrtimi i Tempullit