Kapitujt

1 i Mbretėrve: 2. Testamenti dhe vdekja e Davidit

2

1 Kur iu afrua dita e vdekjes, Davidi i urdhėroi birit tė vet Salomonit. I tha: 2 “Unė po nisem pėr rrugėn qė do ta bėjnė tė gjithė njerėzit mbi tokė. Ji i fortė dhe ji njeri! 3 Mbaji urdhėrimet e Zotit, Hyjit tėnd! Ec udhėve tė tija! Mbaji ligjet e tija, urdhėrimet e tija, porositė dhe dėshmitė ashtu siē shkruan nė Ligjin e Moisiut qė tė tė shkojė mbarė gjithēka tė ndėrmarrėsh, kudo qė tė sillesh, 4 qė Zoti ta ēojė nė vend fjalėn qė e ka folur kur m’u zotua: ‘Nėse bijtė e tu nė jetėn e tyre do tė kujdesen qė tė ecin nė praninė time me besnikėri me gjithė mend e zemėr, mbi fronin e Izraelit do tė rrijė gjithmonė njėri prej pasardhėsve tė tu’.

5 Edhe ti e di se ēfarė mė ka bėrė mua Joabi, biri i Sarvisė, ē’u bėri dy prijėsve tė ushtrisė sė Izraelit, Abnerit, birit tė Nerit, dhe Amasės, birit tė Jeterit, tė cilėt i vrau. E derdhi gjakun nė kohė tė paqes siē bėhet nė luftė, dhe e njollosi me gjak lufte brezin qė kishte rreth ijės sė vet dhe sandalet qė i kishte nė kėmbėt e veta. 6 Vepro me zgjuarsi e mos lejo qė thinjat e tija tė zbresin nė paqe nė banesėn e tė vdekurve. 7 Pėrkundrazi, ndaj bijve tė Bezelait galaadas, sillu me mirėsi; le tė jenė ndėr ata qė hanė nė tryezėn tėnde, sepse ata m’u gjetėn nė ndihmė kur ikja prej vėllait tėnd Absalomit. 8 Tek ti ėshtė Semei, biri i Gerės, beniaminas, prej Bahurimit. Ky mė mallkoi me njė mallkim tė tmerrshėm, kur po shkoja nė Mahanaim. Por, meqenėse zbriti tek Jordani pėr tė mė pėrshėndetur, prandaj unė iu pėrbetova nė Zotin: ‘Unė nuk do tė tė vras me shpatė.’ 9 Por ti tani mos e lėr tė pandeshkuar mėkatin e tija. Ti e merr vesh vetė, se je i menēur e di si duhet tė sillesh me tė. Bėj tė zbresin thinjat e tija nė dhe me gjak”. 10 Kėshtu, pra, Davidi pushoi me etėrit e vet dhe qe varrosur nė Qytetin e Davidit. 11 Mbretėrimi i Davidit mbi Izraelin zgjati dyzet vjet: nė Hebron mbretėroi shtatė vjet, kurse nė Jerusalem tridhjetė e tri vjet.

Vdekja e Adonisė

12 Salomoni ndenji nė fronin e Davidit, babait tė vet, dhe mbretėria e tij erdhi e u forcua shumė. 13 Adonia, biri i Hagitės, shkoi te Betsabeja, nėna e Salomonit. Ajo i tha: “A ėshtė ardhja jote me qėllim paqeje?” Ai iu pėrgjigj: “Me qėllim paqeje”. 14 Dhe shtoi: “Kam diēka pėr tė tė thėnė”. Ajo i tha: “Fol”! Ai vazhdoi: 15 “Ti e di se mua mė ka takuar mbretėria dhe se mbarė Izraeli mė kishte parashikuar pėr mbretin e vet, por tani mbretėria mė shpėtoi prej dore dhe i takoi vėllait tim, sepse i qe dhėnė prej Zotit. 16 Tani s’ kam veēse njė lutje tė vetme tek ti; ma plotėso tė lutem”. Ajo i tha: “Fol”! 17 Ai vazhdoi: “Tė lutem, i thuaj mbretit Salomon ‑ ai s’ mund tė tė mohojė ty asgjė ‑ tė ma japė pėr grua Abisagėn sunamite”. 18 Atėherė Betsabeja i tha: “Mirė, pėr ty do tė flas me mbretin”.

19 Shkoi, pra, Betsabeja te Salomoni mbret pėr tė biseduar me tė pėr Adoninė. Mbreti u ngrit nė kėmbė dhe i doli para, e pėrshėndoshi dhe u ul tė rrijė mbi fronin e vet. Urdhėroi atėherė qė tė vihet edhe njė fron tjetėr pėr nėnėn e mbretit dhe ajo u ul nė tė djathtė tė tij. 20 Ajo i tha: “Kėrkoj njė nder tė vogėl prej teje, mos ma moho”. Mbreti iu pėrgjigj: “Kėrko, nėna ime, se s’ ka hije tė mos ta dėgjoj kėrkesėn”. 21 Ajo i tha: “A bėn t’i jepet pėr grua Adonisė, vėllait tėnd, Abisaga sunamite”? 22 Mbreti Salomon iu pėrgjigj nėnės sė vet e i tha: “Pse e kėrkon pėr Adoninė Abisagėn sunamite? Kėrkoje pėr tė edhe mbretėrinė! Pse a nuk e di ti se ai ėshtė vėllai im mė i madh dhe e pėrkrah prifti Abiatar dhe Joabi, biri i Sarvisė?”. 23 Atėherė u pėrbetua Salomoni mbret nė Zotin e tha: “More kėshtu e kėshtu ma bėftė Zoti mua e edhe mė zi, nėse Adonia nuk e ka folur kėtė fjalė sot nė dėm tė jetės sė vet! 24 Pasha Zotin e gjallė, qė mė ka pėrforcuar dhe mė ka vendosur mbi fronin e tim eti, Davidit, dhe qė mė ka dhėnė tė hyj nė radhėn mbretėrore, ashtu sikurse ai vetė ka thėnė: mu sot Adonia do tė vritet”!

25 Dhe Salomoni mbret dėrgoi Banajėn, birin e Jojadės.

Ky e goditi dhe Adonia vdiq.

Fati i Abiatarit dhe i Joabit

26 Priftit Abiatar mbreti i urdhėroi: “Shko nė pronėn tėnde nė Anatot. E ke merituar vdekjen, por sot nuk po tė vras, sepse e ke bartur Arkėn e Zotit Hyj nė praninė e babait tim Davidit dhe pse i ke duruar tė gjitha tė vėshtirat qė i ka hequr edhe im atė”. 27 Kėshtu Salomoni pėrjashtoi Abiatarin prej priftėrisė sė Zotit qė tė shkonte nė vend fjala e Zotit, tė cilėn e tha pėr shtėpinė e Heliut nė Silo.

28 Lajmi i shkoi nė vesh Joabit. Joabi kishte marrė anėn e Adonisė, megjithėse nuk e kishte pėrkrahur Absalomin. Atėherė iku nė Tendėn e Zotit dhe u kap pėr brirė tė lterit. 29 E lajmėruan mbretin Salomon se Joabi kishte ikur nė Tendėn e Zotit dhe se ishte pėrbri lterit. Salomoni e dėrgoi Banajėn, birin e Jojadės e i urdhėroi: “Shko e vritie”! 30 Banaja shkoi nė Tendėn e Zotit e i tha: “Kėshtu thotė mbreti: ‘Dil jashtė’”! Ai u pėrgjigj: “S’dal jashtė, por do tė vdes kėtu”! Banaja i ēoi mbretit fjalėn e i tha: “Kėshtu foli Joabi dhe kėshtu m’u pėrgjigj”. 31 Mbreti i urdhėroi: “Bėj siē ka thėnė: vritie e varrose. Kėshtu do ta heqėsh prej meje e prej shtėpisė sė tim eti gjakun e pafajshėm qė ka derdhur Joabi. 32 Zoti do tė bėjė qė gjaku i tij tė bjerė mbi kokėn e tij, sepse i ka vrarė dy njerėz tė pafajshėm mė tė mirė se ai vetė; i preu me shpatė pa dijen e babait tim Davidit: Abnerin, birin e Nerit, prijėsin e ushtrisė sė Izraelit, dhe Amasėn, birin e Jeterit, prijėsin e ushtrisė sė Judės. 33 Gjaku i tyre le tė bjerė mbi kokėn e Joabit dhe nė kokėn e pasardhėsve tė tij pėr amshim, kurse mbi Davidin, mbi trashėgiminė e tij, mbi shtėpinė mbretėrore e mbi fronin e tij rėntė prej Zotit paqja e pėrhershme”.

34 Kėshtu Banaja, biri i Jojadės, shkoi, iu sul dhe e vrau.

Joabi u varros nė shtėpinė e vet nė shkretėtirė. 35 Nė vend tė tij mbreti prijės tė ushtrisė e bėri Banajėn, birin e Jojadės, e nė vend tė Abiatarit pėr prift vuri Sadokun.

Padėgjesa dhe vdekja e Semeit

36 Mbreti ēoi dhe e thirri edhe Semein dhe i tha: “Ndėrto pėr vete njė shtėpi nė Jerusalem dhe bano nė tė. Mos dil prej saj pėr tė shkuar andej e kėndej. 37 Atė ditė qė tė dalėsh e ta kalosh pėrruan Cedron, dije mirė se do tė vritesh: gjaku yt do tė bjerė mbi kokėn tėnde”! 38 Semei iu pėrgjigj mbretit: “Urdhėr me vend! Siē urdhėron zotėria im mbreti, ashtu do tė bėjė shėrbėtori yt”. Dhe Semei jetoi njė kohė tė gjatė nė Jerusalem.

39 Pas tre vjetėsh ndodhi qė dy shėrbėtorė tė Semeit tė iknin tek Akisi, biri i Maakės, mbreti i Getit. E lajmėruan Semein se shėrbėtorėt e tij ishin nė Get. 40 Atėherė Semei u ēua, e shaloi gomarin dhe shkoi nė Get tek Akisi pėr t’i kėrkuar skllevėrit e vet dhe i mori prej Getit.

41 E njoftuan Salomonin se Semei kishte shkuar nga Jerusalemi nė Get dhe se ishte kthyer. 42 Ēoi dhe e thirri e i tha: “A nuk ta kam qitur pėr dėshmitar Zotin e nuk tė kam njoftuar me kohė: ‘Atė ditė qė tė dalėsh e tė shkosh andej e kėndej, dije se do tė vritesh’? E ti m’u pėrgjigje: ‘Urdhėr me vend: e kam marrė vesh.’ 43 Pse nuk e mbajte pėrbetimin qė i bėre Zotit dhe urdhrin qė tė kam dhėnė”? 44 Mbreti pastaj i tha Semeit: “Ti i di mirė dhe s’ke pasur si t’i harrosh tė gjitha tė kėqijat qė i ke bėrė tim eti, Davidit; Zoti po e kthen tė keqen tėnde mbi kokėn tėnde. 45 Kurse Salomoni mbret do tė jetė i bekuar dhe froni i Davidit do tė jetė i qėndrueshėm pėr amshim para Zotit”.

46 Kėshtu mbreti i dha urdhėr Banajės, birit tė Jojadės. Ky doli, e goditi dhe Semei vdiq.

Kėshtu mbretėria vinte e bėhej pėrherė e mė e fortė nė dorėn e Salomonit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Testamenti dhe vdekja e Davidit