Kapitujt

1 i Mbretėrve: 8. Bartja e Arkės sė Besėlidhjes

8

1 Atėherė Salomoni i bashkoi nė Jerusalem te vetja ‑ te mbreti Salomon ‑ gjithė parinė e Izraelit: tė gjithė tė parėt e fiseve, prijėsit e vėllazėrive tė bijve tė Izraelit pėr ta bartur Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit prej Qytetit tė Davidit, d. m. th. prej Sionit. 2 Tė gjithė izraelitėt u bashkuan tė mbreti Salomon nė muajin Etanim, d. m. th. nė muajin e shtatė, nė festė. 3 Kur erdhėn tė parėt e Izraelit, priftėrinjtė e morėn Arkėn 4 dhe e bartėn Arkėn e Zotit, Tendėn e Takimit dhe tė gjitha enėt e Shenjtė‑ rores qė ishin nė Tendė. I bartėn priftėrinjtė e levitėt. 5 Mbreti Salomon dhe mbarė pupulli i Izraelit qė ishte mbledhur rreth tij, sė bashku me tė flijonin para Arkės dele e gjedhė aq shumė, saqė s’mund tė ēmoheshin as tė numėroheshin. 6 Priftėrinjtė e sollėn Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit nė vendin e saj nė Dabirin e Tempullit, nė Shenjtėroren e shenjtėroreve, nėn krahėt e kerubinėve. 7 Kėshtu kerubinėt i shtrinin krahėt mbi vendin e Arkės dhe mbronin Arkėn edhe shtagat e saja. 8 Shtagat ishin tė gjata dhe majat e tyre shiheshin pėrjashta nė Dabir nė Shenjtėrore, por pėrjashta Dabirit nuk shiheshin. Aty janė deri nė ditėn e sotme. 9 Nė Arkė nuk kishte tjetėr pėrveē dy rrasave guri qė i kishte futur nė tė Moisiu nė Malin Horeb, kur Zoti lidhi Besėlidhje me bijtė e Izraelit pasi kishin dalė prej tokės sė Egjiptit.

Hyji e merr pėr pronė tė vetėn Tempullin

10 Posa dolėn priftėrinjtė prej shenjtėrores, reja e mbushi Shtėpinė e Zotit 11 dhe priftėrinjtė nuk mund tė qėndronin e tė shėrbesonin pėr shkak tė resė: dhe njėmend lavdia e Zotit e kishte mbushur Shtėpinė e Zotit. 12 Atėherė Salomoni tha: “Zoti vendosi tė banojė nė renė e errėt.

13 Unė, pra, bėra mirė qė tė ndėrtova njė Shtėpi tė madhėrishme, njė fron tė qėndrueshėm e tė pėrhershėm pėr ty”.

Fjalimi qė Salomoni i mbajti popullit

14 Mbreti u soll dhe e bekoi mbarė bashkė‑ sinė e Izraelit: mbarė bashkėsia e Izraelit qėndronte nė kėmbė. 15 Salomoni tha:

“Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, qė me gojėn e vet i premtoi babait tim Davidit dhe me dorėn e vet ēoi nė vend ato qė tha: 16 ‘Prej ditės qė e nxora popullin tim, Izraelin nga Egjipti, nuk kam zgjedhur asnjė qytet prej tė gjitha fiseve tė Izraelit qė tė mė ndėrtohej njė Shtėpi, ku tė qėndrojė Emri im, por zgjodha Davidin qė tė jetė nė krye tė popullit tim, Izraelit.’ 17 Im atė Davidi deshi tė ndėrtojė njė Shtėpi pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė Izraelit, 18 porse Zoti i tha Davidit, babait tim: ‘Ti ke menduar tė ndėrtosh njė Tempull pėr nder tė Emrit tim. Ke bėrė mirė qė ke menduar njė punė tė tillė. 19 Megjithatė, ti mos e ndėrto Shtėpinė pėr nder tė Emrit tim. Shtėpinė pėr nder tė Emrit tim do tė ma ndėrtojė biri yt qė do tė rrjedhė prej ijės sate’.

20 Zoti pėrmbushi premtimin e vet qė kishte dhėnė. E trashėgova tim atė dhe hipa nė fronin e Izraelit, ashtu siē ka thėnė Zoti dhe e ndėrtova Shtėpinė pėr nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė Izraelit. 21 Nė tė caktova njė vend pėr Arkėn, nė tė cilėn ėshtė Besėlidhja e Zotit, qė ka lidhur me etėrit tanė kur i nxori nga dheu i Egjiptit”.

Lutja personale e Salomonit

22 Salomoni qėndroi para lterit tė Zotit nė praninė e mbarė bashkėsisė sė Izraelit, i shtriu duart e tija drejt qiellit 23 dhe tha: “O Zot, Hyji i Izraelit! Nuk ka Hyj tė ngjashėm me ty as lart nė qiell, as poshtė mbi tokė! Ti e mban besė‑ lidhjen dhe e ruan mėshirėn pėr shėrbėtorėt e tu qė ecin nė praninė tėnde me gjithė zemėr. 24 Ti mbajte fjalėn qė i dhe shėrbėtorit tėnd Davidit, babait tim: ēfarė i premtove me gojė, ia plotėsove me dorė siē e vėrteton dita e sotme. 25 E tani, o Zot, Hyji i Izraelit, mbaja fjalėn Davidit, tim eti, qė i pate dhėnė kur i the: ‘Nuk do tė mugojė para meje trashėgimtari qė rrjedh prej teje, i cili do tė rrijė mbi fronin e Izraelit, nė qoftė se bijtė e tu do tė jenė tė kujdesshėm nė sjelljen e vet duke ecur para meje ashtu siē ke ecur ti para meje’. 26 E tani, o Zot, Hyji i Izraelit, le tė plotėsohet fjala, qė i ke dhėnė Davidit, babait tim, shėrbėtorit tėnd.

27 Dhe njėmend, a mund tė merret me mend se Hyji banon mbi tokė me tė vėrtetė? Qielli vetė e qiejt e qiejve ty nuk mund tė tė zėnė! Aq mė pak kjo Shtėpi qė unė ta ndėrtova! 28 Por, deh, vėri veshin lutjes sė shėrbėtorit tėnd dhe lutjeve tė tija, o Zot, Hyji im! Dėgjo britmėn dhe lutjen qė shėrbėtori yt po e drejton sot para teje! 29 Le tė jenė natė e ditė sytė e tu tė ēelur mbi kėtė Shtėpi, mbi vendin, pėr tė cilin the: ‘Kėtu do tė jetė Emri im’! Dėgjoje lutjen qė po ta bėn shėrbėtori yt nė kėtė vend”!

Lutja pėr popullin

30 “Denjohu ta plotėsosh lutjen e shėrbėtorit tėnd dhe tė popullit tėnd Izraelit: pėr ēkado qė tė kėrkojnė me lutje nė kėtė vend! Dėgjo prej vendit ku banon, prej qiellit: dėgjo e fal!

31 E, nė rast se ndokush ka mėkatuar kundėr tė afėrmit tė vet, e, nėse i vihet beja me mallkim e nėse vjen pėr t’u betuar para lterit tėnd nė kėtė Shtėpi, 32 dėgjo prej qiellit, ndėrhyr e ndaj drejtėsi ndėrmjet shėrbėtorėve tė tu; dėnoje tė mbrapshtin kėshtu qė sjellja e tij e keqe tė bjerė mbi kokėn e tij, kurse shpalle tė pafajshėm tė pafajshmin dhe shpėrbleje sipas drejtėsisė sė tij!

33 E kur Izraeli, populli yt, do tė jetė mundur prej armikut sepse do tė ketė mėkatuar kundėr teje, nė qoftė se kthehet nga ti, nė qoftė se i jep lavdi Emrit tėnd, nėse tė lutet e kėrkon ndihmėn tėnde nė kėtė Shtėpi, 34 Ti vėshtroje prej qiellit, fale mėkatin e popullit tėnd Izraelit e ktheje nė vendin qė u ke dhuruar etėrve tė tyre.

35 Nėse do tė ndryhet qielli e nuk do tė bjerė shi pėr shkak tė mėkateve tė tyre, por nė qoftė se luten nė kėtė vend, nėse i japin lavdi Emrit tėnd, nėse kthehen prej mėkateve tė tyre sepse ti i ke ndėshkuar, 36 dėgjoji prej qiellit e fale mėkatin e shėrbėtorėve tė tu e tė popullit tėnd Izraelit dhe dėftoju rrugėn e drejtė nėpėr tė cilėn tė ecin e jepi shi tokės sate, tokės qė ia dhe popullit tėnd pėr pronė.

37 E kur ta kapė vendin uria, murtaja, ose kllogjra, karkaleci ose vemja; ose ta ngushtojė armiku duke i rrethuar qytetet; ose ta mundojė ēfarėdo ngushtimi tjetėr ose sėmundjeje, 38 nė qoftė se ndonjė njeri, cilido prej popullit tėnd Izraelit, lutet e pėrlutet, pasi ta ketė sprovuar bremjen e ndėrgjegjes nė zemėr, e i shtrin duart e veta drejt kėsaj Shtėpie, 39 Ti dėgjo prej qiellit, vendit ku banon, fal, ndėrhyr e jepi secilit sipas sjelljes sė tij, sepse ti e njeh zemrėn e secilit ‑ sepse i vetmi ti e njeh zemrėn e tė gjithė bijve tė njerėzve ‑ 40 qė tė nderojnė ty nė tė gjitha ditėt e jetės se tyre pėrmbi faqen e tokės qe ua dhe etėrve tė tyre”.

Plotėsime

41 “Po edhe i huaji, qė nuk i pėrket popullit tėnd Izraelit, qė tė ketė ardhur prej njė vendi tė largėt pėr tė nderuar Emrin tėnd ‑ 42 sepse pėr Emrin tėnd tė madhėrishėm, pėr dorėn tėnde tė pushtetshme e pėr krahun tėnd tė tendur do tė dėgjohet gjithkund ‑nėse vjen pra, e lutet nė kėtė vend, 43 Ti dėgjo prej qiellit, prej vendit tė banesės sate, dhe plotėso gjithēka tė tė kėrkojė i huaji, qė tė gjithė popujt e vendeve tė ndryshme ta njohin Emrin tėnd e tė druan Ty porsi populli yt Izraelit, e le tė shohin me sytė e vet se ka qenė thirrur Emri yt mbi kėtė Shtėpi qė ndėrtova.

44 Kur tė ketė dalė populli yt nė luftė kundėr armiqve tė tij, duke ndjekur udhėt qė ti t’ia kesh urdhėruar, e tė lutet ty i drejtuar drejt qytetit qė ke zgjedhur dhe drejt Shtėpisė qė ndėrtova pėr nder tė Emrit tėnd, 45 dėgjo prej qiellit lutjet e pėrlutjet e tyre dhe bėj tė ngadhėnjejė e drejta.

46 E nė qoftė se do tė mėkatojnė kundėr teje ‑ sepse nuk ka njeri qė nuk mėkaton ‑ e ti, i hidhėruar, do t’i lėshosh nė duar tė armiqve tė tyre dhe pushtuesit e tyre do t’i skllavrojnė e do t’i tresin nė tokėn e armiqve larg ose afėr; 47 e, nėse nė vendin ku do tė jenė skllevėr, do tė pendohen e, tė kthehen kah ti me gjithė zemėr nė vendin ku tė jenė tė humbur e nėse tė luten nė skllavėrinė e tyre e tė thonė: ‘Mėkatuam, bėmė tė keqen, vepruam kobėsi’, 48 e tė kthehen kah ti me gjithė zemrėn e vet e me gjithė shpirtin e vet nė tokėn e armiqve tė vet, ku tė jenė tė humbur si skllevėr e nė qoftė se do tė luten nė drejtim tė vendit tė vet, qė ua dhe etėrve tė tyre, e nė drejtim tė qytetit qė zgjodhe pėr vete, e tė Tempullit qė ndėrtova pėr nder tė Emrit tėnd, 49 ti dėgjo nė qiell, prej fronit tėnd tė patrandshmit, uratat e lutjet e tyre e bėj tė ngadhėnjejė e drejta e tyre. 50 Fale popullin tėnd qė ka mėkatuar kundėr teje, fali tė gjitha fyerjet qė i ka bėrė kundėr teje e bėj qė pushtuesit tė kenė mėshirė ndaj tyre, tė kenė dhembje pėr ta ata qė i kanė robėruar ‑ 51 sepse ėshtė populli yt e prona jote, tė cilėt ti i nxore prej tokės sė Egjiptit, prej furrės sė shkrirjes sė hekurit”.

Pėrfundimi i lutjes e bekimi i popullit

52 “Priri sytė e tu mbi lutjen e shėrbėtorit tėnd e tė popullit tėnd, Izraelit, e dėgjo gjithēka qė do tė kėrkojnė prej teje. 53 Sepse ti i ndave veēmas prej tė gjithė popujve qė janė mbi tokė pėr pronėn tėnde, siē ke thėnė vetė me gojė tė Moisiut, shėrbėtorit tėnd, kur i nxore etėrit tanė prej Egjiptit, O Zot, Hyj”!

54 Kur Salomoni e kreu kėtė lutje e pėrlutje drejtuar Zotit, u ngrit prej vendit para lterit tė Zotit, ku kishte qenė ulur nė tė dy gjunjėt me duar tė shtrira drejt qiellit.

55 Qėndroi, pra, nė kėmbė, e bekoi mbarė bashkėsinė e Izraelit dhe tha me zė tė lartė: 56 “Qoftė bekuar Zoti qė i dha qetėsi popullit tė vet, Izraelit, krejtėsisht ashtu siē ia ka premtuar: s’ shkoi kot asnjė gjė prej atyre tė mirave qė i premtoi pėrmes gojės sė Moisiut, shėrbėtorit tė vet.

57 Qoftė me ne Zoti, Hyji ynė, siē ka qenė me etėrit tanė, ai mos na lėntė dhe kurrė mos na dėboftė, 58 por i prirtė zemrat tona drejt vetes, qė tė ecim gjithmonė udhėve tė tija e t’i ruajmė urdhėrimet, rregulloret e ligjet e tija, tė gjitha qė ua urdhėroi etėrve tanė.

59 Kėto fjalė qė i pėrdora pėr t’iu lutur Zotit, qofshin ditė e natė para syve tė Zotit, Hyjit tonė, pėr t’i dhėnė tė drejtat shėrbėtorit tė vet e popullit tė vet Izraelit si njė ditė pėr ditė, 60 kėshtu qė mbarė popujt e botės ta dinė se Zoti ėshtė Hyji i vetėm dhe se s’ka tjetėr pėrveē Tij.

61 Edhe zemra juaj iu kushtoftė krejtėsisht Zotit, Hyjit tonė, me qėllim qė ju gjithmonė t’i mbani ligjet e tija e t’i zbatoni urdhėrimet e tija, siē po bėni sot”.

Flitė e festės sė kushtimit tė Tempullit

62 Mbreti dhe mbarė Izraeli me tė i kushtuan fli Zotit. 63 Salomoni i kushtoi Zotit flinė e pajtimit ‑ si fli pajtimi qė i kushtoi Zotit ishin: bagėti tė trasha njėzet e dy mijė e bagėti tė imėta njėqind e njėzet mijė. Kėshtu mbreti dhe tė gjithė bijtė e Izraelit e kushtuan Tempullin e Zotit.

64 Atė ditė mbreti e shuguroi qendrėn e tremes qė ishte para Shtėpisė sė Zotit; sepse aty kushtoi flinė e shkrumbimit, flinė e kushtimit dhe dhjamin e flive tė pajtimit, sepse lteri i bronztė ishte tepėr i vogėl pėr tė zėnė flinė e shkrumbimit, flinė e kushtimit dhe dhjamin e flive tė pajtimit.

65 Me kėtė rast Salomoni e mbarė Izraeli bėnė njė festim tė madh: ishte nė praninė e Zotit, Hyjit tonė, pėr shtatė ditė rresht bashkėsia e mbledhur prej hyrjes sė Ematit e deri nė lumin e Egjiptit.

66 Tė tetėn ditė e la popullin tė shkojė. Kėta, pasi e pėrshėndetėn mbretin, shkuan plot gėzim e me zemrėn mal nė tendat e veta tė kėnaqur pėr tė gjitha tė mirat qė Zoti i kishte dhėnė Davidit, shėrbėtorit tė vet, e Izraelit, popullit tė vet.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Bartja e Arkės sė Besėlidhjes