Kapitujt

1 i Mbretėrve: 14. Vazhdimi i mbretėrisė sė Jeroboamit I /93l 910/

14

1 Asokohe u sėmur Abia, biri i Jeroboamit. 2 Jeroboami i tha gruas sė vet: “Ēohu e ndėrroji petkat qė tė mos njihesh se je e shoqja e Jeroboamit, dhe shko nė Silo. Atje ėshtė Ahia profet, qė mė ka parathėnė se do tė mbretėroj mbi kėtė popull. 3 Merr me vete dhjetė bukė, ėmbėlsira, njė enė me mjaltė e shko tek ai dhe ai do tė tė tregojė se ēfarė do tė ndodhė me djalin”.

4 Gruaja e Jeroboamit bėri ashtu. U ēua, shkoi nė Silo dhe hyri nė shtėpinė e Ahisė. Ai mė nuk shihte: sytė i ishin dobėsuar pėr shkak tė pleqėrisė sė thellė. 5 Por Zoti i kishte thėnė Ahisė: “Ja, po vjen gruaja e Jeroboamit qė tė marrė kėshillė prej teje lidhur me djalin e vet qė ėshtė i sėmurė. Thuaji kėshtu e kėshtu. Kur tė hyjė tek ti do tė shtiret se ėshtė njė tjetėr”.

6 Kur Ahia i dėgjoi hapat e saj te dera, i tha: “Hyr, nusja e Jeroboamit! Pse po mundohesh tė mė shtiresh se je njė tjetėr? Unė kam pėr ty lajme tė kėqija! 7 Shko e thuaj Jeroboamit: ‘Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Unė tė kam ngritur prej mesit tė popullit. Unė tė kam bėrė prijės mbi popullin tim, Izraelin. 8 Unė e ndava mbretėrinė prej shtėpisė sė Davidit e ta dhashė ty. Por ti nuk qe si shėrbėtori im Davidi. Ai i ka ruajtur urdhėrimet e mia dhe ka ardhur pas meje me gjithė mend e zemėr duke vepruar ēka u pėlqen syve tė mi. 9 Kurse ti ke vepruar keq, mė zi se tė gjithė ata qė kanė qenė para teje: ke punuar zota tė huaj e trupore pėr tė mė ngacmuar mua, kurse mua mė hodhe pas shpinės sate. 10Prandaj unė do tė bėj njė emnesė mbi shtėpinė e Jeroboamit: do t’i shfaros tė gjithė meshkujt e Jeroboamit, tė madh e tė vogėl nė Izrael, e do ta fshij shtėpinė e Jeroboamit, siē fshihet plehu derisa tė pastrohet plotėsisht. 11 Qentė do t’i hanė ata qė prej familjes sė Jeroboamit do tė vdesin nė qytet, kurse ata qė do tė vdesin nė fushė, do t’i hanė shpendėt e ajrit’. ‑ Ja, kėshtu ka thėnė Zoti! 12 Tani ti, ēohu e shko nė shtėpinė tėnde! Pikėrisht atėherė kur t’i vėsh kėmbėt e tua nė derėn e qytetit, djali do tė vdesė. 13 Mbarė Izraeli do t’i bėjė gjėmėn dhe do ta varrosė: ai ėshtė i vetmi qė, prej familjes sė Jeroboamit, do tė shtihet nė varr, sepse vetėm nė tė ėshtė gjetur diēka nė shtėpinė e Jeroboamit qė i ka pėlqyer Zotit, Hyjit tė Izraelit. 14 Zoti do tė ngrejė njė mbret pėr vete mbi Izraelin dhe ai do ta shuajė familjen e Jeroboamit. 15 Zoti do ta godasė Izraelin derisa tė dridhet si kallami nė ujė dhe do ta ērrėnjosė Izraelin nga kjo tokė e mirė, qė ua dha etėrve tė tyre e do t’i flakė pėrtej Lumit, sepse kanė punuar pėr vete banirė pėr ta ngacmuar Zotin. 16 Zoti do ta braktisė Izraelin pėr shkak tė mėkateve qė ka bėrė Jeroboami dhe qė i ka bėrė izraelitėt tė mėkatojnė’”.

17 U ēua, pra, gruaja e Jeroboamit, u nis e shkoi nė Tersė. Posa hyri brenda pragut tė shtėpisė, djali vdiq. 18 E varrosėn dhe e qau mbarė Izraeli, sipas fjalės sė Zotit qė e tha me anė tė shėrbėtorit tė vet, Ahisė profet.

19 Veprat e tjera tė Jeroboamit: si luftoi dhe si mbretėroi, ja, i ke tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Izraelit. 20 Mbretėria e Jeroboamit zgjati njėzet e dy vjet. Paskėtaj pushoi pranė etėrve tė vet. Nė vend tė tij mbretėroi Nadabi, djali i tij.

Mbretėria e Roboamit /93l‑913/

21 Roboami, biri i Salomonit, mbretėroi nė Judė. Ishte dyzetvjeēar kur u bė mbret. Roboami mbretėroi shtatėmbėdhjet vjet nė qytetin e Jerusalemit, tė cilin Zoti e zgjodhi prej tė gjitha fiseve tė Izraelit pėr tė banuar aty Emri i vet. Nėna e tij quhej Naamė dhe ishte amonite.

22 Edhe Juda bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit. Me mėkatet qė bėnė, e hidhėruan Zotin mė tepėr se ē’e kishin hidhėruar tė gjithė tė parėt e tyre. 23Sepse edhe ata ndėrtuan pėr vete lartėsira, gurngulur, banira mbi ēdo kodėr tė lartė e nėn ēdo lėndė plot me blerim. 24 Kishte nė vend madje deri edhe lavire tė kushtuara. I bėnė tė gjitha turpet e paganėve qė Zoti i kishte dėbuar para fytyrės sė bijve tė Izraelit.

25 Por tė pestin vit tė sundimit tė Roboamit, Sesaku, mbreti i Egjiptit, e sulmoi Jerusalemin 26 dhe i plaēkiti visaret e shtėpisė sė Zotit e tė palatit mbretėror dhe rrėmbeu gjithēka: madje edhe shqytat e artė qė i kishte punuar Salomoni. 27 Nė vend tė tyre mbreti Roboam punoi shqyta tė bronztė dhe ua dorėzoi oficerėve tė rojės qė ruanin nė derė tė pallatit mbretėror. 28 Kurdo shkonte mbreti nė Shtėpinė e Zotit, rojtarėt i merrnin shqytat me vete dhe pastaj i kthenin nė armėrojtoren e rojtarėve.

29 Veprat e tjera tė Roboamit dhe gjithēka ka bėrė, ja, i ke tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės. 30 Gjatė tėrė kohės sė jetės sė tij ėshtė zhvilluar luftė ndėrmjet Roboamit e Jeroboamit. 31 Po edhe Roboami fjeti bashkė me tė parėt e tij dhe qe varrosur bashkė me ta nė Qytetin e Davidit. ‑ Emri i nėnės sė tij ishte Naamė. Ishte amonite. Nė vend tė tij u bė mbret Abiami, i biri.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Vazhdimi i mbretėrisė sė Jeroboamit I /9...