Kapitujt

Danieli: 10. Vegimi i njeriut tė veshur me petk liri

10

1 Nė vitin e tretė tė Cirit, mbretit tė persianėve, Danielit tė mbiquajtur Baltazar, i qe zbuluar njė fjalė: fjalė e vėrtetė, luftė e madhe. Ai e mori vesh fjalėn, kuptimi i qe dhėnė nė vegim.

2 Ndėr ato ditė, unė, Danieli po bėja njė agjėrim tri javėsh: 3 nuk hėngra ushqime tė shijshme, mish as verė nuk shtieva nė gojėn time, por as me erėra tė mira nuk u lyeva derisa morėn fund kėto tri javė ditė.

4 Tė njėzetekatėrtėn ditė tė muajit tė parė, ndodhesha nė brigjet e lumit tė madh, Tigrit. 5 I ēova sytė pėr tė shikuar, dhe ja, pashė njė njeri tė veshur me petka tė linjta, tė ngjeshur ijėsh me brez prej ari tė Ofirit. 6 Trupi i tij i pėrngjante krizolitit, fytyra e tij porsi rrufeja e sytė e tij porsi vravashka e ndezur flakė, krahėt e kėmbėt e tij porsi dukja e bronzit tė skuqur e zėri i tė folurit tė tij porsi zėri i shumicės.

7 Vetėm unė Danieli e vrojtoja kėtė vegim. Njerėzit qė ndodheshin me mua, nuk e panė kėtė vegim, por i pushtoi njė tmerr i madh dhe ikėn pėr t’u fshehur. 8 Unė mbeta vetėm dhe po e vrojtoja kėtė pamje tė madhėrueshme. Pikė fuqie s’mė mbeti, deri edhe fytyra m’u zbeh, u shemtova e mbeta pa fuqi fare.

Dukja e engjėllit

9 E dėgjova zėrin e fjalėve tė tij. Duke dėgjuar zėrin e fjalėve tė tij u paka e rashė me fytyrė pėrdhe: fytyra m’u ngjesh pėrdhe. 10 Dhe ja, njė dorė mė preku e mė ndreqi nė gjunjė e mbi shuplakat e duarve tė mia. 11 Atėherė mė tha: “Daniel, njeri tejet i dashur, vėru vesh fjalėve qė do t’i them! Ēohu nė kėmbė tė tua, sepse, ja, jam i dėrguar te ti.” Kur m’i tha kėto fjalė, u ēova nė kėmbė e dridhesha. 12 Ai vazhdoi e mė tha: “Daniel, mos u tremb, sepse qė prej ditės sė parė kur bėre ēmos qė tė kuptosh duke e pėrvujtėruar vetveten para Hyjit tėnd, u vėshtruan fjalėt e tua dhe unė erdha nė saje tė fjalėve tė tua. 13 Princi i mbretėrisė persiane mė kundėrshtoi njėzet e njė ditė; por, ja, mė erdhi nė ndihmė Mikaeli, njėri nga prijėsit e parė; unė mbeta aty pranė mbretit tė persianėve. 14 Por erdha tė tė mėsoj ēfarė do t’i ndodhė popullit tėnd nė ditėt e fundit, sepse ėshtė edhe njė vegim pėr ato ditė.”

Engjėlli i jep guxim Danielit

15 Ndėrsa po m’i fliste kėto fjalė, rashė me fytyrė pėrdhe e heshta. 16 Dhe, ja, dikush me fytyrė si njeri, i preku buzėt e mia. Unė nisa tė flas e i thashė atij qė mė qėndronte pėrballė: “Imzot, ky vegim po mė zė ngushtė e fije trimėrie nuk mė mbeti. 17 E si atėherė do tė mund tė bisedojė njė shėrbėtor i Imzotit sikurse unė, me Zotėrinė tim? Nė mua s’ka mbetur asnjė shkėndijė trimėrie dhe mbeta pa frymė.” 18 Atėherė pėrsėri ai qė dukej si njeri mė preku e ma pėrtėriu fuqinė. 19 Mė tha: “Mos u tremb, njeri tejet i dashur! Paqja me ty! Merr fuqi! Ji i fortė!” Ndėrsa po fliste me mua, mora zemėr e thashė: “Fol, Imzot, sepse mė trimėrove!”

Lajmėrimi profetik

20 Tha: “A e di pse kam ardhur te ti? Tani do tė kthehem pėr tė luftuar me princin e Persisė. Posa tė kem kryer, do tė vijė princi i Greqisė. 21 Pėrnjėmend do tė tė lajmėroj ēfarė shkruan nė Librin e sė vėrtetės. Askush nuk mė ndihmon kundėr kėtyre pėrveē Mikaelit, princit tuaj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Vegimi i njeriut tė veshur me petk liri