Kapitujt

Danieli: 13. Suzana e gjykimi i Danielit

13

1 Na ishte nė Babiloni njė njeri qė e kishte emrin Joakim.

2 Kishte marrė pėr grua Suzanėn, bijėn e Helcisė, qė ishte shumė e bukur dhe e druante Zotin. 3 Prindėrit e saj, pasi ishin njerėz tė drejtė, e edukuan vajzėn e vet sipas Ligjit tė Moisiut. 4 Joakimi ishte shumė i pasur. Pėrbri shtėpisė sė vet kishte njė kopsht. Tek ai tuboheshin judenjtė me shumicė, sepse e ēmonin mė tepėr se tė gjithė tė tjerėt.

5 Atė vit zgjodhėn pėr gjykatės dy pleq nga populli. Ishin nga ata, pėr tė cilėt Zoti ka thėnė: “Paudhėsia doli nga Babilonia me anė tė pleqve gjykatės qė vetėm dukeshin si udhėheqės tė popullit. 6 Kėta shkonin nė shtėpinė e Joakimit e te ta shkonin tė gjithė ata qė kishin ndonjė ēėshtje gjyqėsore.

7 Kur, rreth mesditės, populli shpėrndahej, Suzana dilte e shėtiste nė kopshtin e burrit tė vet. 8 Ata dy pleqtė e shihnin ēdo ditė duke hyrė e shėtitur dhe e lakmuan. 9 E humbėn dritėn e arsyes, sytė e vet mė nuk i lartėsuan pėr ta parė Qiellin e pėr t’i kujtuar gjyqet e drejta. 10 Tė dy u goditėn nga dėshirimi pėr tė, por s’ia dėftuan njėri‑tjetrit epshin e vet, 11 sepse u vinte turp t’ia zbulonin shokut lakmimin qė kishin pėr tė, 12 por ēdo ditė mundoheshin me shumė dėshirė qė ta shikonin. Njė ditė i thanė njėri‑tjetrit: 13 ”Po shkojmė nė shtėpi se ėshtė koha e drekės!” Dolėn jashtė e u shpėrndanė, 14 por u kthyen dhe u gjetėn nė tė njėjtin vend e, duke pyetur njėri‑tjetrin pse u kthyen, rrėfyen epshin e vet. Atėherė sė bashku caktuan kohėn kur Suzanėn do ta gjenin vetėm. 15 Kėshtu ata po prisnin rastin e volitshėm. Njė ditė erdhi Suzana, sikurse edhe ditėve mė pėrpara, vetėm me dy shėrbėtore e, pasi bėnte vapė, deshi tė bėjė banjė nė kopsht. 16 Aty s’ishte askush tjetėr, pėrveē dy pleqve tė fshehur qė po e shikonin. 17 Suzana u tha shėrbėtoreve: “Mė sillni vaj e erėra tė mira dhe ma mbyllni derėn e kopshtit qė tė lahem.” 18 Ato bėnė si i urdhėroi. E mbyllėn derėn e kopshtit dhe dolėn nėpėr anėsore pėr tė sjellė ēka kishte kėrkuar: e nuk dinin se pleqtė ishin fshehur brenda.

19 Kur shėrbėtoret dolėn, u ēuan dy pleqtė, vrapuan tek ajo e i thanė: 20 “Ja, dyert e kopshtit janė tė mbyllura e askush nuk na sheh. Ne kemi rėnė nė dėshirimin tėnd: na u dorėzo e tė biem me ty! 21 Por, nėse s’dėgjon, do tė bėjmė dėshmi kundėr teje se ka qenė me ty njė djalosh e pėr kėtė arsye i ke nisur shėrbėtoret larg teje.” 22 Suzana dėnesi e tha: “Kam rėnė gjallė e ngushtė: nė qoftė se bėj atė ēka kėrkoni, mė pret vdekja, nė qoftė se s’bėj ashtu, s’do tė mund tė shpėtoj prej duarve tuaja; 23 por mė mirė ėshtė pėr mua tė bie nė duart tuaja pa e pasė bėrė kėtė tė keqe se tė mėkatoj para syve tė Zotit.” 24 Atėherė Suzana lėshoi njė britmė tė madhe. Bėrtitėn edhe pleqtė kundėr saj 25 dhe njėri prej tyre u lėshua vrap dhe e hapi derėn e kopshtit.

26 Kur anėtarėt e familjes dėgjuan britmat nė kopsht, u lėshuan vrap nėpėr derėn anėsore pėr tė parė se ē’kishte ndodhur. 27 Kur pleqtė i treguan fjalėt e veta, shėrbėtorėve u ra njė hije e zezė, sepse kurrė pėr Suzanėn nuk ishte thėnė njė fjalė e tillė. 28 Tė nesėrmen, kur u mblodh populli nė kuvend te Joakimi, burri i saj, erdhėn edhe dy pleqtė plotėsisht tė vendosur qė ta dėnojnė Suzanėn me vdekje. 29 Ata thanė para popullit: “Silleni Suzanėn, bijėn e Helcisė, gruan e Joakimit!” Ata shkuan pėr ta sjellė. 30 Ajo erdhi me prindėr, me fėmijė e me tė gjithė kushėrinjtė. 31 Vėrtet Suzana ishte shumė e njomė dhe e bukur pėr kah hijeshia! 32 Ata tė paudhė urdhėruan ta hiqte velin, sepse me tė ajo e kishte mbuluar fytyrėn ‑ pėr t’u kėnaqur me bukurinė e saj. 33 Qanin tė gjithė njerėzit e saj dhe tė gjithė ata qė e shikonin. 34 Dy pleqtė u ngritėn mes popullit e ia vunė duart mbi kokė. 35 Ajo, duke qarė, i ēoi sytė drejt qiellit: sepse zemra e saj kishte besim nė Zotin. 36 Pleqtė thanė: “Ndėrsa ne po shėtisnim vetėm nė kopsht, kjo hyri nė kopsht me dy shėrbėtore, e mbylli derėn e kopshtit e i nisi shėrbėtoret. 37 Atėherė iu afrua njė djalosh qė kishte qenė i fshehur, dhe ra me tė. 38 Ne qė ndodheshim nė njė kėnd tė kopshtit, kur e pamė kėtė poshtėrsi, vrapuam tek ata e i pamė mirė se ishin bashkuar. 39 Por atė nuk mundėm ta kapnim, sepse ishte mė i fuqishėm se ne dhe, si e hapi derėn, iku. 40 Kėtė e kapėm dhe e pyetėm kush ishte ai djalosh, por nuk deshi tė na tregojė. Pėr kėtė gjė ne jemi dėshmitarė!”

41 Njerėzit u besuan porsi pleqve tė popullit e gjykatėsve dhe e dėnuan Suzanėn me vdekje.

Gjyqi i Danielit

42 Suzana lėshoi njė britmė tė madhe e tha: “O Hyj i amshueshėm, ti qė i njeh fshehtėsitė, ti qė di gjithēka para se tė ndodhė, 43 ti e di mirė se kundėr meje sollėn dėshmi tė rreme! Ja, unė po vdes, megjithėse nuk bėra asgjė prej atyre qė i sendėrtoi shpirtligėsia e tyre kundėr meje!”

44 Zoti e dėgjoi lutjen e saj. 45 Ndėrsa po e ēonin pėr ta vrarė, Hyji zgjoi shpirtin e shenjtė tė njė djaloshi tė ri, qė quhet Daniel. 46 Ai bėrtiti me zė tė lartė: “Unė jam i pafajshėm pėr gjakun e saj!”

47 Mbarė populli u soll prej tij e i tha: “Ē’ėshtė kjo fjalė qė e the?” 48 Ai qėndroi mes tyre e tha: “Kaq tė marrė jeni, bijtė e Izraelit? Pa e pasė pleqėruar tė vėrtetėn e pa e njohur, e dėnuat bijėn e Izraelit! 49 Kthehuni nė gjyq, sepse kanė dhėnė dėshmi tė rreme kundėr saj!”

50 Vrik u kthye mbarė populli e tė parėt i thanė: “Eja, ulu mes nesh e na trego, sepse Zoti ta dha nderin e pleqėrisė!”

51 Atėherė Danieli u tha: “Ndajini ata larg njėri‑tjetrit e unė do t’i marr nė pyetje.” 52 Pasi qenė ndarė prej njėri‑tjetrit, e thirri njėrin prej tyre e i tha: “Plakushani i ditėve tė zeza, tani po dalin nė dritė mėkatet e tua, qė mė parė i bėje, 53 duke gjykuar gjyqe padrejtėsisht: tė pafajshmit i dėnoje e fajtorėt i liroje, e mirė e di se Zoti thotė: ‘Mos e vra tė pafajshmin e tė drejtin!’ 54 Tani, pra, nėse e ke parė, thuaj nėn cilėn pemė i pe duke biseduar?’ Ai u pėrgjigj: “Nėn xinė.” 55 Danieli i tha: “Me tė drejtė rrejte nė dėm tė kokės sate! Sepse, ja, posa engjėlli e mori dėnimin prej Hyjit, do tė tė presė pėrmes!”

56 Si e larguan atė, urdhėroi tė sillet tjetri e i tha: “Pjellė e Kanaanit e jo e Judės, t’i mori mendtė bukuria e lakmia ta prishi zemrėn. 57 Kėshtu ua bėnit bijave tė Izraelit e ato prej frikės ju lėshoheshin nė duar, por bija e Judės nuk e duroi poshtėrsinė tuaj. 58 Tani, pra, mė thuaj: nėn cilėn pemė i zure ata duke biseduar?” Ai tha: “Nėn plepin e egėr!” 59 Atėherė Danieli i tha: “Me tė drejtė rrejte nė dėm tė kokės sate edhe ti! Gati ėshtė nė kėmbė engjėlli i Hyjit, me shpatė nė dorė pėr tė tė prerė pėrmes e pėr tė tė vrarė!”

60 Atėherė mbarė kuvendi zuri tė bėrtasė me zė tė lartė e t’i japė lavdi Hyjit, qė i shpėton ata qė shpresojnė nė tė. 61 U ēuan kundėr dy pleqve ‑ tė cilėt Danieli i shtrėngoi tė pohonin me gojėn e vet se kishin dhėnė dėshmi tė rreme ‑ dhe ua bėnė atyre ashtu si ata, tė shtyrė nga shpirtligėsia e vet, kishin sendėrtuar t’ia bėnin tė afėrmit, 62 sipas Ligjit tė Moisiut i vranė ata. Dhe atė ditė e shpėtuan gjakun e pafajshėm.

63 Helcia e gruaja e tij i dhanė lavdi Hyjit pėr bijėn e vet Suzanėn bashkė me Joakimin, burrin e saj, e me tė gjithė tė afėrmit e saj qė s’u gjet nė tė farė turpi.

64 Qė prejasaj dite Danieli u bė i pėrmendur nė sy tė popullit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Suzana e gjykimi i Danielit