Kapitujt

Danieli: 3. Nabukodonozori ngre njė trupore ari

3

1 Mbreti Nabukodonozor punoi njė trupore ari tė lartė gjashtėdhjete kute e tė gjerė gjashtė kute. E vendosi nė rrafshin e Durės, nė krahinėn e Babilonisė. 2 Mbreti Nabukodonozor ftoi tė bashkohen satrapėt, udhėheqėsit, gjyqtarėt, prijėsit, bujarėt, qeveritarėt e tė gjithė princat e krahinave pėr tė marrė pjesė nė pėrurimin e trupores qė mbreti Nabukodonozor kishte dhėnė tė punohej.

3 Atėherė u bashkuan satrapėt, udhėheqėsit, gjyqtarėt, prijėsit, bujarėt e paranikėt, qė ishin nė zyrat e larta, si dhe tė gjithė prijėsit e krahinave nė pėrurimin e trupores qė e kishte ndėrtuar mbreti Nabukodonozor. Qėndronin para trupores qė e kishte ngritur Nabukodonozori 4 e zėdhėnėsi thėrriste me sa zė kishte: “O popuj, fise e gjuhė! Ja urdhri qė ju jepet: 5 posa ta dėgjoni tingullin e borisė, zanamares, qestes, sambukės, psalterit, tė orkestrit e tė mbarė gjinive tė veglave muzikore, bini pėrmbys e adhurojeni truporen e artė qė vendosi mbreti Nabukodonozor! 6 Po qe se ndokush s’pėrkulet nė adhurim, le tė hidhet menjėherė nė furrėn e skuqur me zjarr!”

7 Pas kėtij urdhri, mbarė popujt pasi e dėgjuan tingullin e borisė, zanamares, qestes, sambukės, psalterit, tė mbarė orkestrės e veglave muzikore tė ēdo lloji, ranė pėrmbys tė gjithė popujt, fiset e gjuhėt dhe e adhuruan truporen e artė qė e kishte ndėrtuar mbreti Nabukodonozor.

Paditja dhe dėnimi i judenjve

8 Menjėherė, po nė atė kohė, u afruan disa kaldenj dhe paditėn disa hebrenj. 9 I thanė mbretit Nabukodonozor: “O mbret, rrofsh sa malet! 10 Ti, o mbret, dhe urdhrin qė ēdo njeri, posa ta ketė dėgjuar zėrin e borisė, zanamares, qestes, sambukės, psalterit, tė orkestrės e tė veglave muzikore tė ēdo lloji tė pėrkulet nė adhurim para trupores sė artė; 11 e po qe se ndokush s’do tė pėrkulet nė adhurim, le tė hidhet nė furrėn e skuqur me zjarr. 12 E pra, janė disa judenj, tė cilėt i vure nė krye tė krahinės sė Babilonisė: Sedraku, Misaku e Abdenagoja: kėta njerėz, o mbret, s’janė nė kujdes: nuk i nderojnė hyjnitė e tua dhe nuk e adhurojnė truporen tėnde qė e ndėrtove.”

13 Atėherė Nabukodonozori, i furishėm e i zemėruar, urdhėroi t’i sillen pėrpara Sedraku, Misaku e Abdenagoja. Kėta burra u sollėn para mbretit. 14 Duke turfulluar Nabukodonozori i pyeti: “A ėshtė e vėrtetė, o Sedrak, Mizak e Abdenago, se nuk i nderoni zotat e mi dhe se truporen e artė qė unė e ndėrtova, nuk e adhuroni? 15 A jeni tani tė gatshėm qė, posa ta dėgjoni zėrin e borisė, zamares, qestes, sambukės, psalterit, tė orkestrės e tė veglave muzikore tė ēdo lloji tė pėrkuleni e ta adhuroni truporen qė vetė e kam ndėrtuar? Por, po qe se nuk e adhuroni, po nė atė ēast do tė hidheni nė furrėn e skuqur me zjarr: e ku ėshtė ai hyj qė tė mund t’ju nxjerrė prej dorės sime?”

16 Sedraku, Misaku, Abdenagoja u pėrgjigjėn e i thanė mbretit Nabukodonozor: “S’kemi nevojė as tė pėrgjigjemi pėr kėtė gjė: 17 nė qoftė se Hyji ynė, tė cilin e ardhurojmė, mund tė na shpėtojė nga furra e skuqur me zjarr e nga dora jote, o mbret, Ai do tė na lirojė. 18 Por, nėse nuk do tė dojė, le ta dish, o mbret, se nuk i adhurojmė zotat e tu as nuk e adhurojmė truporen e artė qė ti e ke ngritur.”

19 Atėherė Nabukodonozori, plot furi, i mėrrolur nė fytyrė kundėr Sedrakut, Misakut e Abdenagos foli e urdhėroi tė ndizej furra shtatė herė mė tepėr se ishte zakon tė skuqej. 20 Atėherė, disa njerėzve, ndėr mė tė fortit e ushtrisė sė vet, i urdhėroi t’i lidhin Sedrakun, Misakun e Abdenagon e t’i hedhin nė furrėn e skuqur me zjarr. 21 Kėshtu, pra, qenė lidhur e, ashtu si ishin tė veshur, me brekushe, me kėsula, me sandale e me petka, qenė hedhur nė furrėn e skuqur me zjarr. 22 Urdhri ishte i prerė, furra ishte e skuqur deri aty, sa qė ata njerėz, tė cilėt i hodhėn Sedrakun, Misakun e Abdenagon nė furrė, i dogji flaka e zjarrit, 23 kurse kėta tre burra: Sedraku, Misaku e Abdenagoja ranė nė furrė tė skuqur, ashtu tė lidhur.

/Sa vijon nuk gjendet nė vėllimet hebraike/.

Kėnga e Azarisė nė furrė

24 Ata shėtisnin nė mes tė flakėve, lavdėronin Hyjin dhe e bekonin Zotin.

25 Azaria u ngrit nė kėmbė, u lut kėshtu, e duke hapur gojėn nė mes tė zjarrit, tha:

26 “I bekuar je, o Zot, Hyji i etėrve tanė,

i madhėrueshėm, emri yt i lavdishėm nė shekuj,

27 sepse je i drejtė nė gjithēka na bėre,

tė gjitha veprat e tua e udhėt e tua janė tė drejta,

tė gjitha gjyqet e tua e vėrtetė.

28 Ke marrė vendim tė drejtė

nė tė gjitha gjėrat qė ke bėrė tė vijnė mbi ne

e mbi qytetin e shenjtė tė etėrve tanė,

Jerusalemin!

Sepse pėr shkak tė mėkateve tona

Ti u solle me ne kėshtu

me tė vėrtetė e me drejtėsi.

29 Vėrtet mėkatuam e vepruam paudhėsisht

duke u larguar prej teje,

porse tepėr shumė mėkatuam!

30 S’i dėgjuam urdhėrimet e tua,

as nuk i mbajtėm,

nuk bėmė ashtu si na urdhėrove

pėr tė mirėn tonė!

31 Prandaj, gjithēka ēove mbi ne

e gjithēka na bėre

na e bėre plotėsisht me tė drejtė!

32 Na lėshove nė duar tė armiqve tanė

keqbėrėsve, kryekėcyerve mė tė

mbrapshtė,

nė duar tė njė mbreti tė padrejtė,

mė tė ziut qė ishte mbi tokė.

33 Tani as qė guxojmė ta hapim gojėn:

turpi e marrja i mbuloi ata

qė tė shėrbejnė e tė adhurojnė ty.

34 Oh, mos na lėr pėr pėrgjithmonė

‑ pashė emrin tėnd ‑

e mos e prish besėlidhjen tėnde;

35 as mos e tėrhiq mėshirėn tėnde prej nesh,

pashė Abrahamin, tė dashurin tėnd,

pashė Izakun, shėrbėtorin tėnd,

e pashė Izraelin, shenjtin tėnd,

36 tė cilėve iu zotove

se do t’ua shumosh farėn

porsi yjet e qiellit

e porsi rėrėn

qė ėshtė nė bregun e detit,

37 sepse, o Zot,

jemi pak’suar mė shumė se tė gjithė popujt,

tė pėrvujtėruar kudo mbi mbarė tokėn

nė ditėn e sotme pėr shkak tė mėkateve tona!

38 Ne nė kėtė kohė nuk kemi

princ as profet as prijės,

fli shkrumbimi, therore,

as kushtime as kem,

as vend ku tė t’kushtojmė ty

flitė e fryteve tė para

qė tė mund tė gjejmė mėshirė.

39 Por na prano me shpirt tė pėrgrirė

e tė pėrvujtėruar nė shpirt,

porsi fli shkrumbimi deshėsh e mėzetėrish

40 porsi mijėra qengja tė majmė

e tillė le tė jetė flia jonė para teje sot

e pėrsosna ne qė tė vemi pas teje

sepse s’do tė turpėrohen

ata qė shpresėn e kanė vėnė nė ty.

41 Tani do tė vemi pas teje me gjithė zemėr,

ty do tė tė nderojmė, fytyrėn tėnde do tė kėrkojmė.

42 Mos na turpėro,

por sillu me ne sipas butėsisė sate

e sipas madhėsisė sė mėshirės sate.

43 Na shpėto me mrekullitė e tua

lavdi jepi emrit tėnd, o Zot!

44 Tė turpėruar le tė mbesin tė gjithė ata

qė duan tė keqen e shėrbėtorėve tė tu,

u turpėrofshin e mbetshin pa farė pushteti,

iu theftė hovi, pa fuqi mbetshin!

45 Le ta dinė se ti je Zot,

Hyj i vetėm,

nė mbarė botėn i lavdishėm.”

46 Shėrbėtorėt e mbretit qė i hodhėn ata nė furrė, nuk pushonin sė hedhuri nė tė vaj toke, li, peshkve e rrozga. 47 Flaka ēohej pėrmbi furrė dyzet e nėntė kutė, 48 shpėrtheu e dogji edhe kaldenjtė qė ishin pėrbri furrės. 49 Ndėrkaq, engjėlli i Zotit zbriti te Azaria e shokėt e tij nė furrė dhe e dėboi flakėn e zjarrit nga furra, 50 e u frynte nė mes tė furrės njė freski vese. Zjarri aspak nuk i preku as s’u shkaktoi dhimbje as trazim.

Kėnga e tre djelmoshave

51 Atėherė kėta tė tre, pothuajse njė zėri e lavdėronin, e madhėronin dhe e bekonin Hyjin nė furrė e thoshin:

52 “I bekuar je, o Zot, Hyji i etėrve tanė,

i lavdishėm e tejet i lartėsishėm nė shekuj! I bekuar emri shenjt i lavdisė sate,

tejet i lavdishėm e tejet i madhėrueshėm nė shekuj!

53 I bekuar je nė Tempullin e lavdisė sate tė shenjtė,

tejet i lavdishėm e tejet i madhėrueshėm nė shekuj!

54 I bekuar je nė fronin e mbretėrisė sate,

tejet i lavdishėm e tejet i madhėrueshėm nė shekuj!

55 I bekuar je, ti qė shqyrton humnerat

e qė rri mbi kerubinė,

i lavdishėm e tejet i madhėrueshėm nė shekuj!

56 I bekuar je nė kupėn qiellore,

i lavdishėm e i madhėrueshėm nė shekuj!

57 Bekojeni, tė gjitha veprat e Zotit, Zotin,

lėvdojeni dhe madhėrojeni nė shekuj!

58 Bekojeni, o qiej, Zotin,

lėvdojeni dhe madhėrojeni nė shekuj!

59 Bekojeni, engjėjt e Zotit, Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

60 Ujėra qė jeni pėrmbi qiell, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

61 Tė gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

62 Diell e hėnė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

63 Yjet e qiellit, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

64 Tė gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

65 Tė gjitha ju, o erėra, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

66 Zjarr e vapė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

67 Acar e vapė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e bekojeni nė shekuj!

68 Vesė e brymė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

69 Akull e cegėm, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

70 Breshra e bora, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

71 Net e ditė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

72 Dritė e errėsirė, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

73 Vetėtima e re, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

74 Toka e bekoftė Zotin,

e lėvdoftė dhe e madhėroftė nė shekuj!

75 Bekojeni, o male e kodra, Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

76 Bekojeni Zotin, tė gjitha bimėsitė e tokės,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

77 Dete e lumenj, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

78 Bekojeni, burime, Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

79 Pėrbindėsh e gjithēka lėviz nė ujėra,

bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

80 Tė gjithė shpendėt e qiellit, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

81 Kafshė tė egra e shtėpiake, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

82 Bijtė e njeriut, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

83 Bekoje, o Izrael, Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

84 Priftėrinjtė e Zotit, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

85 Shėrbėtorėt e Zotit, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

86 Shpirtra e frymė tė tė drejtėve, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

87 Shenjtėr e tė pėrvuajtur nė zemėr, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

88 Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin,

lėvdojeni e madhėrojeni nė shekuj!

Sepse Ai na shpėtoi nga Nėntoka,

na nxori nga pushteti i vdekjes,

na liroi nga furra e skuqur,

na shpėtoi nga mesi i flakėve!

89 Falėnderojeni Zotin, sepse ėshtė i mirė,

sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!

90 Tė gjithė ju qė e druani Zotin,

bekojeni Hyjin e hyjnive,

lėvdojeni e falėnderojeni,

sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij!”

Pranimi i mrekullisė

91/24/ Atėherė mbreti Nabukodonozor mbeti i habitur dhe u ngrit me nxitim. I pyeti bujarėt e vet: “Po a nuk i hodhėm tre vetė tė lidhur nė zjarr?” Ata iu pėrgjigjėn mbretit: “Po, o mbret!” 92/25/ Ai vazhdoi: “Po unė po shoh katėr vetė tė zgjidhur duke ecur nė mes tė zjarrit pa u bėrė asnjė tė keqe e i katėrti e ka pamjen si djalė zotash.” 93/26/ Atėherė Nabukodonozori u afrua te gryka e furrės sė skuqur e tha: “O Sedrak, Misak e Abdenago, shėrbėtorėt e Hyjit tė Qiellit, dilni jashtė e ejani kėtu!” Sedraku, Misaku e Abdenagoja menjėherė dolėn nga zjarri.

94/27/ U mblodhėn satrapėt, bujarėt, gjykatėsit dhe tė gjithė pushtetarėt e mbretit e po i shikonin ata njerėz: zjarri nuk u kishte bėrė farė dėmi nė trup, nuk u ishte djegur asnjė fije floku, petku i tyre nuk ishte prekur dhe nuk ishte kapur nė ta erė zjarri. 95/28/ Atėherė Nabukodonozori brohoriti: “Qoftė bekuar Hyji i tyre: i Sedrakut, i Misakut e i Abdenagos, i cili e dėrgoi engjėllin e vet dhe i shpėtoi shėrbėtorėt e vet qė besuan nė tė e nuk e dėgjuan urdhrin e mbretit, por e dhanė trupin e vet tė digjet pėr tė mos u shėrbyer e pėr tė mos i adhuruar hyjnitė e tjera, pėrveē Hyjit tė vet! 96/29/ Prandaj, unė po urdhėroj: ēdo popull, fis e gjuhė qė tė blasfemojė kundėr Hyjit tė Sedrakut, Misakut e Abdenagos le tė bėhet copė e grimė e shtėpia e tij le tė kthehet nė plehėrishtė, sepse nuk ka tjetėr Hyj qė mund tė shpėtojė!”

97/30/ Atėherė mbreti i ngriti nė nderime tė larta zyrash Sedrakun, Misakun e Abdenagon nė krahinėn e Babilonisė.

ĖNDRRA PĖRKUJTUESE DHE MARRĖZIA E NABUKODONOZORIT

98/31/ Mbreti Nabukodonozor, mbarė popujve, kombeve e gjuhėve pėrmbi mbarė tokėn: Paqe e mirėqenie!

99/32/ E kam ēmuar tė arsyeshme t’jua shpall mrekullitė e shenjat qė i kreu nė mua Hyji i Qiellit.

100/33/ Shenjat e tij, oh, sa janė tė mėdha!

Mrekullitė e tij, oh, sa janė tė

mrekullueshme!

Mbretėria e tij, mbretėri e amshueshme!

Pushteti i tij brez pas brezi!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Nabukodonozori ngre njė trupore ari