Kapitujt

Danieli: 7. Vegimi i egėrsirave

7

1 Nė vitin e parė tė Baltazarit, mbretit tė Babilonisė, Danieli pa njė ėndėrr e disa vegime i silleshin nėpėr mend nė shtrojėn e tij. Ai edhe e shkroi ėndrrėn.

Fillimi i fjalėve qė tha:

2 Danieli tha: “Shikoja nė vegimin tim natėn dhe, ja, katėr erėrat e qiellit e ēonin peshė Detin e Madh; 3 katėr egėrsira tė stėrmėdha dolėn nga deti: ishin tė ndryshme nga njėra‑tjetra.

4 E para ishte porsi luaneshė e kishte krahė shqiponje. Ndėrsa unė po e shikoja, iu shkulėn krahėt, u ngrit nga toka e u ndreq nė kėmbė porsi njeriu dhe i qe dhėnė zemra e njeriut. 5 Dhe ja, njė tjetėr egėrsirė, e dyta, e ngjashme me ariun, pjesėrisht e ndrequr. Nė gojė i kishte tri brinjė: i mbante me dhėmbė. Kėshtu i qe thėnė: “Ngrihu e ha shumė mish!”

6 Pastaj shikoja, dhe ja, njė tjetėr egėrsirė, porsi leopardi. Mbi vete kishte katėr krahė shpendi. Egėrsira kishte edhe katėr kokė dhe i qe dhėnė pushteti.

7 Pas kėsaj po shikoja nė vegimin e natės dhe, ja, egėrsira e katėrt e tmerrshme, e ēuditshme dhe tejet e fuqishme. Dhėmbėt i kishte tė hekurt, tė mėdhenj: hante e copėtonte dhe tepricėn e shkelte me kėmbė. Ishte krejtėsisht e ndryshme nga egėrsirat e tjera qė i kisha parė mė parė, dhe kishte dhjetė brirė. 8 Unė po i vrojtoja kėta brirė, dhe ja, mbiu njė tjetėr bri i vogėl mes tyre dhe tre nga brirėt e mėparshėm u shkulėn para tij. Pashė se ai bri kishte sy si sy njeriu. Kishte edhe gojėn me tė cilėn fliste fjalė tė mėdha.

Vegimi i tė Tejetlashtit dhe i Birit tė njeriut

9 Vrojtoja

dhe ja, u shtruan fronet

dhe i Tejetlashti ndenj.

Petku i tij i bardhė porsi bora,

flokėt e kokės sė tij porsi leshi i pastėr;

froni i tij porsi flaka e zjarrit,

rrotat e tij zjarr i ndezur flakė!

10 Lumė i zjarrtė rridhte

e dilte pėrpara tij,

mijėra mijėrash i shėrbenin

e miliarda miliardash qėndronin pėrpara tij:

po bėhej gjyqi,

u hapėn librat!

11 Ende mė jehonin nė veshė fjalėt e mėdha qė fliste briri, dhe ja, egėrsira qe prerė, e copėtuan trupin e saj dhe e hodhėn pėr ta djegur nė zjarr. 12 Egėrsirave tė tjera u qe marrė pushteti, por u qe lejuar ta zgjasin jetėn edhe pėr njė kohė tė caktuar.

13 Unė po shikoja kėshtu nė vegimin e natės:

dhe ja, nė retė e qiellit,

po vinte dikush si Biri i njeriut!

Arriti deri tek i Tejetlashti i motit

dhe qe paraqitur para tij.

14 Ai i dha pushtetin, nderin e mbretėrinė.

Tė gjithė popujt, fiset e gjuhėt

u shtruan nėn shėrbimin e tij:

pushteti i tij pushtet i amshuar

qė kurrė s’do tė merret,

mbretėria e tij

kurrė nuk do tė prishet.

Shtjellimi i vegimit

15 Tmerri ma mbuloi shpirtin. Mua Danielin mė tmerruan kėto gjėra. Vegimet qė mė vlonin nė mend mė morėn mendsh. 16 Iu afrova njėrit prej atyre qė ishin aty e kėrkova tė ma thotė tė vėrtetėn lidhur me tė gjitha kėto. Ai m’u pėrgjigj e ma dha shpjegimin e kėtyre gjėrave: 17 “Kėto katėr egėrsira tė mėdha, janė katėr mbretėr qė do tė ngriten mbi tokė; 18 do ta marrin veē prej tyre mbretėrinė dhe do ta mbajnė pėr shekuj tė shekujve shenjtėrit e Hyjit tė Tejetlartė.”

19 Pastaj kėrkova tė mėsoj tė vėrtetėn lidhur me egėrsirėn e katėrt, qė ishte shumė e ndryshme nga tė gjitha kėto tė tjerat, tepėr e tmerrshme, dhėmbėt i kishte tė hekurt e thonjtė tė bronztė, hante, copėtonte e tepricat i shkelmonte, 20 nga dhjetė brirėt qė i kishte nė kokė dhe pėr tjetrin qė posa i lindi i ranė tre tė tjerė, pėr atė bri qė kishte sy e gojė, me tė cilėn fliste fjalė tė mėdha dhe qė ishte mė e madhe se tė tjerat. 21 Unė po e shikoja dhe, ja, ai bri bėnte luftė kundėr shenjtėrve dhe i mundte, 22 derisa arriti i Tejetlashti i motit dhe u dha tė drejtėn Shenjtėrve tė tė Tejetlartit. Erdhi koha dhe Shenjtėrit e fituan mbretėrinė. 23 Ai tha kėshtu:

“Egėrsira e katėrt

do tė jetė e katėrta mbretėri mbi tokė

mė e madhe do tė jetė se mbretėritė e tjera,

do ta pėrpijė botėn mbarė,

do ta shkelmojė e do ta grimcojė.

24 Kurse dhjetė brirėt:

nga kjo mbretėri

dhjetė mbretėri do tė bėhen,

por pas tyre njė tjetėr do tė ngrihet.

Ky do tė jetė mė i fuqishėm se tė parėt,

tre mbretėr do t’i mposhtė,

25 blasfemi do tė flasė kundėr tė Tejetlartit,

do t’i ndrydhė Shenjtėrit e tė Tejetlartit,

do tė kujtojė se mund t’i ndėrrojė

kohėt e Ligjin,

e Shenjtėrit do tė bien nė dorė tė tij

pėr njė kohė, disa kohė e gjysmė kohe.

26 Atėherė do tė mbahet gjyqi,

do t’i merret pushteti,

do tė shpartallohet e do tė zhduket pėr jetė!

27 Mbretėri e pushtet e madhėria e mbretėrive

do t’i jepen popullit

tė Shenjtėrve tė tė Tejetlartit,

mbretėria e tė cilit

ėshtė mbretėri e amshueshme

dhe tė gjithė mbretėrit atij do t’i shėrbejnė,

atė do tė dėgjojnė. ’“

28 Kėtu merr fund tregimi.

Unė, Danieli, mbeta shumė i turbulluar nė mendimet e mia, fytyra m’u zverdh, por kėto gjėra i ruajta nė zemrėn time.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Vegimi i egėrsirave