Kapitujt

Danieli: 6. Smira e satrapėve

6

1 Dariu medas e mori mbretėrinė nė moshėn gjashtėdhjetedyvjeēe.

DANIELI NĖ SHPELLĖN E LUANĖVE

Smira e satrapėve

2 I pėlqeu Dariut tė caktojė njėqind e njėzet satrapė mbi mbretėrinė e vet pėr tė gjitha krahinat e mbretėrisė sė vet. 3 Mbi ta caktoi tre prijės. Ndėr ta njėri ishte Danieli. Kėtyre satrapėt duhet t’u jepnin llogari qė tė mos ia mėrzitnin mbretit. 4 Por Danieli i tejkalonte tė gjithė prijėsit e satrapėt nė gjithēka, sepse kishte shpirtin e Hyjit tė jashtėzakonshėm, kėshtu qė mbreti mendonte ta caktonte mbi mbarė mbretėrinė. 5 Atėherė prijėsit dhe satrapėt kėrkonin tė gjenin ndonjė rast kundėr Danielit nė lidhje me mbarėshtimin e zyrės shtetėrore, por nuk mundėn tė gjejnė asnjė shkak as dyshim, sepse ishte besnik e nė tė s’gjendej as faj as pakujdesi . 6 Prandaj, kėta njerėz thanė: “Kėtij Danieli s’mund t’i gjejmė faj, veē nėse i gjejmė ndonjė gjė kundėr tij nė lidhje me besimin e Hyjit tė tij.”

7 Atėherė prijėsit e satrapėt u bashkuan te mbreti e i thanė kėshtu: “Rrofsh sa malet, o mbreti Dari! 8 Tė gjithė prijėsit e mbretėrisė, paria, satrapėt, bujarėt e gjyqėtarėt janė tė mendimit qė tė shpallet njė urdhėresė e fortė e mbretit, kėshtu qė kushdo tė bėjė ndonjė lutje brenda tridhjetė ditėve ndonjė zoti ose njeriu, pėrjashta teje, o mbret, tė flaket nė shpellėn e luanėve. 9 Prandaj, o mbret, forcoje vendimin e nėnshkruaje urdhėresėn qė tė mos mund tė shndėrrohet sipas ligjeve tė medėve e tė persianėve qė nuk mund tė ndryshohen.”

10 Kėshtu mbreti Dari e nėnshkroi urdhėresėn e ndalimit.

Lutja e Danielit

11 Si e mori vesh Danieli se urdhėresa ishte nėnshkruar, hyri nė shtėpinė e vet e, me dritare tė hapura nė dhomėn e vet qė shikonin drejt Jerusalemit, nė tri kohėt e ditės binte nė gjunjė, e adhuronte falėnderonte Hyjin e vet, ashtu siē e kishte pasur zakon tė vepronte edhe mė parė.

12 Atėherė kėta njerėz shkuan dhe e gjetėn Danielin duke iu lutur e duke iu pėrlutur Hyjit tė vet. 13 U ēuan e shkuan dhe i thanė mbretit lidhur me urdhėresėn: “O mbret, a nuk e nėnshkrove ti urdhėresėn se ēdo njeri qė t’i lutet brenda tridhjetė ditėve ndonjė hyji ose njeriu pėrjashta teje, o mbret, do tė hidhet nė shpellėn e luanėve?” Mbreti u pėrgjigj: “Po, ėshtė e vėrtetė! E urdhėresa sipas ligjit tė medėve e tė persianėve, ėshtė e pashndėrrueshme!” 14 Atėherė ata thanė para mbretit: “Danieli, ai i shpėrnguluri nga Juda, nuk shqetėsohet pėr ty, o mbret, as pėr urdhėresėn qė ti e dhe, por ēdo ditė nė tri kohėt e ditės, i bėn lutjet e veta.”

15 Kur mbreti e dėgjoi kėtė fjalė, u prish fort, nė zemrėn e vet mendoi ta shpėtojė. Deri nė perėndimin e diellit u mundua ta shpėtojė. 16 Por ata njerėz u bashkuan pėrsėri te mbreti e i thanė: “Mos harro, o mbret, se sipas ligjit tė medėve e tė persianėve, asnjė ndalesė ose urdhėresė e mbretit qė ai e vendosi, s’ka leje tė mos zbatohet!”

Danieli i hedhur luanėve

17 Atėherė mbreti dha urdhėr tė merret Danieli e tė hidhet nė shpellėn e luanėve. Mbreti i tha Danielit: “Hyji yt, qė ti e nderon gjithmonė, ai tė shpėtoftė!” 18 Sollėn njė gur dhe e vunė nė grykėn e shpellės. Mbreti e vulosi me unazėn e vet dhe me vulėn e bujarėve tė vet, qė asgjė tė mos mund tė ndryshohej lidhur me Danielin. 19 Mbreti u kthye nė pallatin e vet. Natėn e kaloi pa ngrėnė dhe as nuk i sollėn ushqime. Pėr mė tepėr edhe gjumi i treti.

20 Tė nesėrmen nė mėngjes, mbreti mėkoi herėt fort dhe me nxitim shkoi te shpella e luanėve. 21 Si iu afrua shpellės, me njė zė tė pėrvajshėm e thirri Danielin e i tha: “O Daniel, shėrbėtori i Hyjit tė gjallė, Hyji yt, tė cilit ti i shėrben gjithmonė, vallė a do tė ketė mundur tė tė shpėtojė prej luanėve?” 22 Danieli iu pėrgjigj mbretit e i tha: “Rrofsh sa malet, o mbret! 23 Hyji im dėrgoi engjėllin e vet e ua mbylli gojėt luanėve. Nuk ma bėnė asnjė tė keqe, sepse u gjend para Tij se jam i drejtė. Por as para teje, o mbret, nuk bėra asnjė faj.”

24 Mbreti mbeti tejet i kėnaqur pėr kėtė gjė dhe urdhėroi tė nxirret Danieli nga shpella. Danieli qe nxjerrė nga shpella e nė tė nuk u gjet asnjė lėndim, sepse i besoi Hyjit tė vet. 25 Mbreti atėherė urdhėroi dhe u sollėn ata njerėz qė e kishin paditur Danielin, dhe qenė hedhur nė shpellėn e luanėve ata, bijtė e tyre e gratė e tyre e as nuk arritėn deri nė truallin e shpellės pa i pasė pushtuar luanėt dhe ua coptuan tė gjithė eshtrat e tyre.

Dėshmimi i besimit dhėnė prej mbretit

26 Atėherė mbreti Dari u shkroi tė gjithė popujve, fiseve e gjuhėve qė banojnė mbi mbarė tokėn: “Paēi paqe me mbushullim! 27 Kam dhėnė urdhėr qė nė mbarė mbretėrinė time, ku unė sundoj, le tė dridhen e le ta druajnė Hyjin e Danielit:

sepse Ai ėshtė Hyji i gjallė,

ai ėshtė i amshueshėm!

Mbretėria e tij nuk do tė ketė mbarim,

sundimi i tij deri nė amshim!

28 Ai ėshtė ēlirues e shėlbues,

qė bėn shenja e mrekulli

nė qiell e mbi tokė!

Ai e shpėtoi Danielin

prej ēaponjve tė luanėve.”

29 Danieli pėrparoi nė gjithēka gjatė sundimit tė Dariut e tė sundimit tė Cirit persian.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Smira e satrapėve