Kapitujt

Danieli: 9. Lutja e Danielit

9

1 Vitin e parė tė Dariut, birit tė Asuerit, prej farės sė medėve, i cili sundoi mbi mbretėrinė e kaldenjve, 2 vitin e parė tė sundimit tė tij, unė, Danieli, po i shqyrtoja Shkrimet mbi numrin e vjetėve ‑ tė cilėt i ishin zbuluar prej Hyjit profetit Jeremi ‑ qė duhej tė plotėsoheshin pėr rrėnimet e Jerusalemit: shtatėdhjetė vjet. 3 E solla fytyrėn time drejt Zotit Hyjit tim, iu luta e iu pėrluta me agjėrim, me grathore e nė pluhur. 4 Unė iu luta Zotit Hyj, dėshmova e thashė:

“Po tė lutem, o Zot, Hyj i madhėrishėm e i tmerrshėm, ti qė e mban Besėlidhjen dhe mėshirėn ndaj atyre qė tė duan e i mbajnė urdhėrimet e tua. 5 Ne mėkatuam, bėmė keq, vepruam paudhėsisht, kundėrshtuam, i lamė urdhėrimet e rregulloret e tua. 6 Nuk i dėgjuam shėrbėtorėt e tu profetėt, tė cilėt, nė emėr tėnd, u folėn mbretėrve tanė, prijėsve tanė, etėrve tanė e mbarė popullit tė vendit. 7 Ty, o Zot, tė pėrket drejtėsia, kurse neve turpi nė fytyrė, siē u ndodhi edhe sot njerėzve tė Judės, banorėve tė Jerusalemit, e mbarė Izraelit, kėtyre qė janė afėr e atyre qė janė larg anembanė tokės, ku i trete pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre, me tė cilėn mėkatuam kundėr teje. 8 O Zot, neve na takon turpi nė fytyrė, mbretėrve tanė, prijėsve tanė e etėrve tanė, sepse mėkatuam kundėr teje; 9 kurse Zotit, Hyjit tonė, i takon mėshira e falja, sepse ne u larguam prej teje. 10 Nuk e dėgjuam zėrin e Zotit, Hyjit tonė, pėr tė ecur ligjit tė tij qė na e dha nėpėrmjet shėrbėtorėve tė vet, profetėve. 11 Tė gjithė izraelitėt e shkelėn Ligjin tėnd dhe u larguan pėr tė mos e dėgjuar zėrin tėnd. Kėshtu u resh mbi ne mallkimi e nėma qė ėshtė e shkruar nė Librin e Moisiut, shėrbėtorit tė Hyjit, sepse mėkatuam kundėr tij. 12 Ai i vuri nė veprim fjalėt qė i ka folur kundėr nesh e kundėr gjyqtarėve tanė, tė cilėt na gjykuan: zbrazi mbi ne njė fatkeqėsi tė madhe, sa qė njė gjė e tillė kurrė nuk kishte ngjarė nėn qiell, siē i erdhi Jerusalemit. 13 Pikėrisht ashtu siē ėshtė e shkruar nė Ligjin e Moisiut, krejt ajo fatkeqėsi erdhi mbi ne e ne nuk e lutėm Zotin, Hyjin tonė, nuk u kthyem nga paudhėsitė tona pėr ta pranuar tė vėrtetėn tėnde. 14 Zoti ndenji zgjuar mbi kėtė fatkeqėsi dhe e ēoi mbi ne, sepse Zoti, Hyji ynė, ėshtė i drejtė nė tė gjitha veprat e veta qė i bėri: nė tė vėrtetė ne nuk e dėgjuam zėrin e tij.

15 E tani, o Zot, Hyji ynė, ti, qė me dorėn tėnde tė fuqishme e nxore popullin tėnd prej tokės sė Egjiptit ‑ e fitove zė tė madh qė qėndron deri nė ditėn e sotme ‑ ne kemi mėkatuar, ne e bėmė tė keqen, 16 o Zot, kundėr ēdo drejtėsie sate, por po tė lutem, largoje zemėrimin tėnd e furinė tėnde prej qytetit tėnd Jerusalemit e prej Malit tėnd tė Shenjtė: sepse pėr shkak tė mėkateve tona e tė paudhėsive tė etėrve tanė Jerusalemi dhe populli yt janė bėrė turpi i tė gjithė atyre qė na rrinė pėrreth. 17 E tani, o Hyji ynė, dėgjoje lutjen e shėrbėtorit tėnd dhe pėrlutjet e tij, dėftoje fytyrėn tėnde mbi Shenjtėroren tėnde tė mbetur shkretė, pashė dashurinė tėnde! 18 Prire, o Hyji im, veshin tėnd e dėgjo! Hapi sytė e tu e shihe mjerimin tonė e Qytetin qė thirret me emrin tėnd. Jo, nuk i paraqesim lutjet tona nė fuqi tė veprave tona tė drejta, por nė fuqi tė mėshirave tė tua tė shumta.

19 Na dėgjo, o Zot! Na fal, o Zot, na vėshtro e vepro! Mos vono pashė jetėn tėnde, o Hyji im, sepse emrin tėnd mban Qyteti yt e populli yt!”

Engjėlli shtjellon profecinė

20 Derisa ende po flisja, po lutesha e po rrėfeja mėkatet e mia e mėkatet e popullit tim, Izraelit, dhe po i shtrija pėrlutjet e mia para Hyjit tim pėr Malin e Shenjtė tė Hyjit tim, 21 ndėrkohė qė ende po thoja lutjen, dhe ja, Gabrieli, qė e kisha parė mė parė nė vegim, duke fluturuar me nxitim mė preku nė kohėn e flisė mbrėmėsore, 22 mė mėsoi, foli me mua e mė tha: “O Daniel, erdha pėr tė tė mėsuar e pėr tė tė bėrė tė kuptosh. 23 Qė nė fillim tė lutjes sate ka dalė fjala dhe unė qeshė dėrguar ta mėsoj, sepse ti je tejet i dashur. Tani rri gati fjalės e merre vesh vegimin:

24 Shtatėdhjetė tė shtunat janė tė caktuara

mbi popullin tėnd e mbi Qytetin tėnd tė shenjtė

pėr t’i dhėnė fund paudhėsisė,

pėr tė marrė fund mėkati,

pėr t’u zhdukur fajėsia,

pėr t’u sjellė drejtėsia e pėrhershme,

pėr tė shkuar nė vend vegimi e profeti,

pėr t’u shuguruar Shenjti i shenjtėrve.

25 Dije, pra, dhe merre mirė vesh:

Qė kur tė dalė fjala

qė pėrsėri tė ndėrtohet Jerusalemi

e derisa tė vijė i Shuguruari Prijės,

janė shtatė javė.

Gjatė shtatėdhjetė javėve pastaj

pėrsėri do tė rindėrtohet sheshi dhe muret,

por nė kohė tė vėshtira.

26 Pastaj pas shtatėdhjetė e dy javėve

do tė vritet i Shuguruari,

por jo pėr vete.

Qytetin dhe Shenjtėroren do ta shkatėrrojė

populli i prijėsit tė ardhshėm.

Mbarimi i tyre ėshtė nė shkatėrrim

e deri nė mbarim do tė ketė luftė

e shkatėrrime tė caktuara.

27 Ai do tė lidhė njė Besėlidhje tė fortė me shumė palė

pėr njė javė tė vetme;

nė gjysmėn e javės

do tė pushojė fli e kusht,

pėrmbi krahun e Tempullit

do tė jetė Ndyrėsia e shkatėrrimit

deri nė mbarim,

deri nė caktimin e mbarimit

qė do tė bjerė mbi shkatėrruesin.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Lutja e Danielit