Kapitujt

Danieli: 8. Luftimi i dashit e i cjapit

8

1 Tė tretin vit tė mbretėrimit tė mbretit Baltazar, unė Danieli, pata njė vegim, pas atij qė mė ishte dukur mė parė. 2 Unė po shikoja vegimin e, ndėrsa po shikoja, mė dukej se isha nė kėshtjellėn Suzė, qė ėshtė nė krahinėn Elam; por nė vegim pashė se isha nė brigjet e lumit Ulaj. 3 I ngrita sytė e mi e shikova, dhe ja, njė dash po qėndronte pėrbri lumit. Kishte dy brirė: brirėt i kishte tė mėdhenj, por njėri ishte mė i lartė se tjetri e mė i larti ishte rritur mė vonė. 4 Pashė se dashi me brirė gjuante nė perėndim, nė veri e nė mesditė. Asnjė kafshė nuk ishte nė gjendje t’i bėnte ballė, gjė e gjallė s’mund t’i shpėtonte. Bėnte si donte vetė e u bė i madhėrueshėm.

5 Unė po vėreja: dhe ja, nga perėndimi po ia beh njė cjap pėrmbi sipėrfaqen e tokės e kėmbėt nuk ia preknin tokėn! Cjapi kishte ndėrmjet syve njė bri “tė mrekullueshėm”. 6 Ia behu te dashi me brirė qė e pashė se po qėndronte nė breg tė lumit dhe, me gjithė fuqinė qė kishte, u sul kundėr tij. 7 Pasi iu afrua dashit, pashė se u sul me tėrbim kundėr tij, i ra dashit e ia theu tė dy brirėt e dashi s’mundi t’i qėndrojė. Pasi e hodhi pėrtokė, e shkelmoi dhe askush s’mundi ta shpėtojė dashin prej tij.

8 Cjapi atėherė erdhi e u bė shumė i madh. Kur u bė i madh, iu thye briri i madh e, nė vend tė tij, lindėn katėr brirė nė drejtim tė katėr erėrave tė qiellit.

9 Nga njėri prej tyre doli njė bri i vogėl, por u bė i madh nė drejtim tė mesditės, tė lindjes e tė vendit tė fuqishėm. 10 U bė i madh deri nė fuqitė qiellore, i flaku pėrtokė disa nga fuqitė qiellore e yjet dhe i shkelmoi. 11 U lartėsua deri nė Prijėsin e Ushtrisė, ia mori flinė e pėrditshme dhe ia rrėnoi Vendin e shenjtė. 12 Pėr shkak tė mėkateve ushtria u ngrit kundėr flisė sė pėrditshme, pėrtokė u zhgėrrye e vėrteta: briri pėrparoi nė gjithēka qė ndėrmori.

13 Dėgjova njė shenjt duke folur dhe njė shenjt i tha njė tjetri, s’di se kujt, atij qė po fliste: “Deri kur do tė vazhdojė kjo pamje: flia e pėrditshme e ndaluar, mėkati shkatėrrues qė po bėhet, Shenjtėrorja dhe vendi i fuqishėm qė po shkelmohet me kėmbė?” 14 Ai iu pėrgjigj: “Edhe dy mijė e treqind mbrėmje e mėngjese e Shenjtėrorja do tė pastrohet.”

Engjėlli Gabriel shtjellon vegimin

15 Ndėrsa unė, Danieli, kisha kėtė vegim dhe mundohesha qė ta kuptoja, ja, para meje qėndroi dikush si njeri. 16 Dėgjova zėrin e njė burri qė prej Ulajt thėrriste e thoshte: “Gabriel, shtjelloja kėtij vegimin!” 17 Ai erdhi ku isha unė. Kur arriti, nga tmerri, rashė me fytyrė pėrdhe. Ai mė tha: “Biri i njeriut, merre vesh mirė, ky vegim ėshtė pėr kohėn e fundit!” 18 Ndėrkohė qė ai po fliste, unė rashė me fytyrė pėrdhe, por ai mė preku e mė ēoi nė kėmbė. 19 Atėherė mė tha: “Ja, unė po tė zbuloj ēka do tė ndodhė nė mbarim tė mallkimit, sepse mbarimi e ka kohėn e caktuar.

20 Dashi qė e pe se ka dy brirė: janė mbretėrit e medėve e tė persianėve, 21 kurse cjapi ėshtė mbreti i grekėve. Briri i madh, qė e kishte ndėrmjet syve, ėshtė mbreti i parė. 22 Ēka pe se u thye briri e nė vend tė tij dolėn katėr tė tjerė: janė katėr mbretėritė qė do tė dalin prej popullit tė tij, por s’do ta kenė fuqinė e tij. 23 Pas mbretėrisė sė tyre, kur t’i ketė mbuluar paudhėsia, do tė ngrihet njė mbret i pafytyrė e dinak. 24 Fuqia e tij do tė rritet, por jo prej fuqisė sė vet. Do tė shkaktojė rrėnime sa s’mund tė besohen, do t’i shkojnė punėt pėr sė mbari, do t’i vrasė tė fortėt edhe popullin e shenjtė. 25 Nė saje tė dinakėrisė sė tij, dredhia do tė pėrparojė nė duart e tij, do tė krenohet nė zemrėn e vet dhe me dredhi do tė bėjė tė vriten me shumicė. Do tė ēohet edhe kundėr princit tė princave, do tė zhduket pa i vėnė kush dorė! 26 I vėrtetė ėshtė vegimi i mbrėmjeve e i mėngjeseve, pėr tė cilin u fol, por t’i vulose vegimin, sepse do tė vėrtetohet pas shumė ditėve.”

27 Unė, Danieli, u meka dhe pėr disa ditė mbeta i sėmurė. Pastaj u ēova e vijova tė kryej punėt qė m’i kishte ngarkuar mbreti. Vegimi mė kishte lėnė tė habitur, sepse s’ishte kush nė gjendje qė ta kuptonte.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Luftimi i dashit e i cjapit