Kapitujt

Danieli: 12. Ngjallja dhe shpėrblimi

12

1 Nė atė kohė do tė ngritet Mikaeli, Princi i Madh, qė i mbron bijtė e popullit tėnd. Kjo do tė jetė njė kohė ngushtice tė madhe. E tillė nuk qe qė kur filluan tė jetojnė popujt e deri nė atė kohė! Nė kėtė kohė populli yt do tė shpėtojė: secili qė do tė gjendet i shkruar nė Libėr.

2 Njė numėr i madh i atyre qė flejnė nė tokėn e pluhurit do tė zgjohen: disa pėr jetėn e pasosur e disa pėr turpin e pėrhershėm. 3 Dijetarėt do tė shkėlqejnė porsi kthjelltėsia e kupės qiellore, e ata qė ua kanė mėsuar shumė njerėzve drejtėsinė, do tė shkėlqejnė porsi yjet nė amshimin e pėrhershėm.

Profecia e vulosur

4 Ti, o Daniel, ndryji kėto fjalė e vulose librin deri nė kohėn e Mbarimit! Do tė enden shumė e dija do tė jetė e shumėfishtė.”

5 Unė Danieli po shikoja, dhe ja, dy tė tjerė po qėndronin nė kėmbė: njėri kėndej, mbi bregun e lumit, tjetri andej, nė anėn tjetėr, nė bregun e lumit. 6 Njėri i tha njeriut tė veshur me petka tė linjta e qėndronte pėrmbi ujin e lumit: “Kur do tė marrin fund kėto gjėra tė mrekullueshme?” 7 E dėgjova njeriun qė ishte i veshur me tė linjta e qė qėndronte pėrmbi ujėt e lumit, i cili, lartėsuar dorėn e djathtė dhe dorėn e majtė drejt qiellit, u pėrbetua me Atė qė jeton pėrgjithmonė: “Pas njė kohe, kohėve e pas gjysmė kohe ‑ kur tė vijė mbarimi i shpartallimit tė fuqisė sė popullit tė shenjtė ‑ do tė pėrmbushen tė gjitha kėto.”

8 Unė e dėgjova, por gjė s’mora vesh e thashė: “Imzot, si do tė marrin fund kėto?” 9 Tha: “Shko, Daniel! Kėto janė fjalė tė fshehta e tė vulosura deri nė kohėn e Mbarimit. 10 Shumė do tė pastrohen, do tė zbardhohen e do tė vihen nė provė. Tė paudhėt do tė bėjnė paudhėsi; tė paudhėt gjė nuk do tė kuptojnė. Dijetarėt do tė marrin vesh. 11 Prej kohės kur do tė kėputet flia e pėrditshme e dot’i vihet turpi shkatėrruesit: do tė kalojnė njė mijė e dyqind e nėntėdhjetė ditė. 12 I lumi ai qė pret e arrin deri nė njė mijė e treqind e tridhjetė e pesė ditė! 13 Ti shko deri nė Mbarim. Pusho. Do tė ngrihesh ta marrėsh shpėrblimin tėnd nė mbarimin e ditėve.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Ngjallja dhe shpėrblimi